Leksionet e revolucionit bolshevik shërbejnë për të mposhtur Shtetin Islamik

Njësoj si bolshevikët një shekull më parë, Shteti Islamik është një forcë revolucionare në rritje. Aleatët potencialë që mund ta mposhtin nuk kanë dëshirë të luftojnë, kanë armiqësi mes njëri-tjetrit dhe gjasat janë që do të tërhiqen nga luftimet një nga një. Dhe Shteti Islamik mund të kthehet në një burim terrorizmi dhe lufte për shumë dhe shumë vite.

Jack Goldstone, Reuters

Luftëtarë shia lëshojnë raketa gjatë përleshjeve me militantët e Shtetit Islamik në provincën Salahudin më 1 mars 2015. REUTERS/Ahmed Al-Hussain

Luftëtarë shia lëshojnë raketa gjatë përleshjeve me militantët e Shtetit Islamik në provincën Salahudin më 1 mars 2015. REUTERS/Ahmed Al-Hussain

Presidenti Barack Obama ka parashtruar objektivin e tij në Lindje të Mesme: të degradojë dhe mposhtë Shtetin Islamik. Megjithatë në mënyrë mbresëlënëse, progresi ka qenë i paktë.

Pse rezultoi kaq e vështirë për fuqinë më të madhe të botës dhe aleatët e vet rajonalë lufta kundër rreth 30 mijë ekstremistëve radikalë? Përgjigjja mund të gjendet duke ekzaminuar situatën me të cilën Aleatët u përballën në Rusi pas Luftës së Parë Botërore.

Atëherë, si edhe tani, një grup relativisht i vogël revolucionar me një ideologji kërcënuese mori kontrollin e një rajoni me rëndësi strategjike. Shtetet e Bashkuara, të lodhur nga luftërat, ranë dakord për një pjesëmarrje të kufizuar në përpjekjet e aleatëve për të rrëzuar radikalët, duke dhënë disa minëra trupa e furnizime. Kombet aleate, përfshirë Britaninë, Kanadanë, Francën dhe Australinë, u bashkuannë këtë përpjekje. Pas pesë vjetësh luftimesh, gjithsesi, radikalët qenë në gjendje të konsolidonin kontrollin e tyre dhe vijuan të përbëjnë kërcënim për interesat e Perëndimit për shumë dekada.

Leon Trocki me Vladimir Leninin dhe Klim Voroshilovin mes ushtarëve në Petrograd më 1921. WIKIPEDIA

Leon Trocki me Vladimir Leninin dhe Klim Voroshilovin mes ushtarëve në Petrograd më 1921. WIKIPEDIA

Ai territor qe Perandoria e Rusisë; vitet e luftës u zgjatën nga 1918 deri më 1922, dhe grupi revolucionar qenë Bolshevikët (më pas Partia Komuniste).

Mes të gjitha grupeve që kundërshtan tiraninë e carëve të Rusisë, bolshevikët qenë më ekstremët. Ata premtonin një rend të ri shoqëror që do të fuqizonte punëtorët, do t’i jepte fund tiranisë së fesë dhe të elitave ekzistuese, do të hiqte pronën private dhe do të krijonte një epokë të re për njerëzimin. Në fillim ata qenë një minoritet i vogël në opozitë, madje edhe brenda komunistëve, por vizioni i pamëshirshëm strategjik i Bolshevikëve i ngriti ata në kontrollin e të gjithë Rusisë.

Ata dukeshin pranë lodhjes totale, pasi kishin bërë një luftë të ashpër civile kundër forcave reaksionare të Rusisë së Bardhë. Forcat aleate sapo kishin triumfuar në Luftën e Parë Botërore. Megjithatë qenë Bolshevikët ata që dolën fitues.

Duke u bazuar te “Terrori i kuq”, i cili përfshinte tortura rrënqethëse dhe ekzekutime masive, Bolshevikët i mposhtën si armiqtë e brendshëm ashtu edhe forcat ndërkombëtare aleate. Ata fituan për shkak të vendosmërisë së tyre të fortë, kohezionit dhe mbështetjes ideologjike, ndërsa forcat aleate u therën nga objektiva të ndarë, shumë pak dëshirë për të vijuar luftimet pas shumë vitesh lufte raskapitëse dhe mungesës së mbështetjes së publikut në shtëpi.

Ushtarë të vdekur të Regjimentit të 8 të Çekosllovakisë pas betejës në frontin Usurijski. WIKIPEDIA

Ushtarë të vdekur të Regjimentit të 8 të Çekosllovakisë pas betejës në frontin Usurijski. WIKIPEDIA

Megjithëse forcat e sotme në vendet pranë vijave të frontit në Siri dhe Irak mund të jenë të afta të mbrojnë rajonet e territorit të tyre, duke shkëmbyer fitore e humbje taktike me Shtetin Islamik, ata nuk janë në gjendje të kryejnë një ofensivë të qëndrueshme ushtarake për të shpartalluar Shtetin Islamik dhe për të rikuperuar territoret që kontrollon ky grup radikal. Për këtë, një forcë aleate, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Turqinë, Iranin dhe vende e tjera të fuqishme, përfshirë vendet Europiane dhe vendet e Gjirit Persik është e nevojshme.

Vetëm një ofensivë shumëdrejtimëshe e koordinuar me forca të fuqishme ajrore dhe tokësore mund të shpartallojë forcat e vendosura dhe të mirëpajisura të Shtetit Islamik. Ajo do të ketë ndoshta nevojë të bazohet e forcat irakene të mbështetura nga armët iraniane, trupat dhe ekspertizën e tyre nga lindja; forcat kurdë të mbështetura nga armët, trupat dhe ekspertizën turke nga veriu, si dhe forcat siriane suni të mbështetura nga paratë e armatimet e Gjirit nga Perëndimi.

Megjithatë shancet që një koalicion i tillë të veprojë janë realisht shumë të pakta. Uashingtoni dhe aleatët e vet Europianë janë lodhur nga luftërat në Irak dhe Afganistan. Ata sakaq po vuajnë nga recesionet e gjata dhe shpenzimet e stërmëdha në ekspeditat ushtarake jashtë vendit, publiku në këto vende tregon entuziazëm të paktë për rikthim te luftimet në Lindjen e Mesme, edhe kundër një armiku të frikshëm si Shteti Islamik.

Për më tepër, njësoj si më 1918, aleatët kyçë janë të ndarë në objektivat e tyre. Irani mund të mbështesë një fushatë kundër Shtetit Islamik vetëm përkundrejt premtimit për të ruajtur autoritetin e presidentit të Sirisë Bashar al-Asad, ndërsa Turqia dhe Arabia Saudite do të mbështesin një fushatë vetëm nëse ajo premton heqjen e Asadit nga pushteti. Shtetet e Bashkuara për rrjedhojë u përpoqën të organizojnë një fushatë kundër Shtetit Islamik pa një strategji të qartë mbi të ardhmen e Asad. Kjo i ka dhënë vetëm mbështetje të dobët nga aleatët potencialë kyç.

Mosmarrëveshjet mbi strategjinë e Sirisë nuk përfundojnë këtu. Njësoj si dorëheqja e papritur e Sekretarit të Mbrojtjes Chuck Hagel dhe debati mbi autorizimin e ri të propozuar për përdorimin e forcave amerikane kundër Shtetit Islamik, sugjerojnë se mosmarrëveshjet mbi rolin e Uashingtonit në luftën kundër Shtetit Islamik ekzistojnë edhe vetë brenda qeverisë së SHBA-ve.

 

Mjete të korracuara të forcave të sigurisë së Irakut me milicinë e njohur si Hashid Shaabi po udhëtojnë mes tymit që ngrihet nga përleshjet me militantët e shtetit Islamik në qytezën al-Alam më 10 mars 2015. REUTERS/Thaier Al-Sudani

Mjete të korracuara të forcave të sigurisë së Irakut me milicinë e njohur si Hashid Shaabi po udhëtojnë mes tymit që ngrihet nga përleshjet me militantët e shtetit Islamik në qytezën al-Alam më 10 mars 2015. REUTERS/Thaier Al-Sudani

Përkundrazi, mbështetja për Shtetin Islamik po rritet në lindje të Mesme dhe në arenën ndërkombëtare. Njësoj si Bolshevikët përdorën ndërhyrjen e huaj në revolucionin rus si provë se si shtetet kapitaliste të perëndimor kërkonin të shfrytëzonin rusët e pafat, edhe Shteti Islamik drejton gishtin nga bombardimet amerikane dhe sulmet me dronë për të bindur myslimanët suni në Siri, Irak dhe përreth globit se të pafetë e Perëndimit po kërkojnë të minojnë dhe të shtypin religjonin e tyre.

Jo vetëm popullatat suni që janë rrëzuar nga pushteti nga udhëheqës shia në Irak dhe Siri po mbështesin flamurin e Shtetit Islamik, por edhe sunitë e pakënaqur dhe grupet radikale në vende të tjera, përfshirë europianë, australianë, kanadezë, egjiptianë, palestinezë, tunizianë e çeçenë. Në Libi dhe Nigeri, xhihadistë vendës janë betuar për besnikëri ndaj Shtetit Islamik.

Për më tepër, çdokund ku myslimanët suni ndjehen të shtypur apo përjashtuar, programi i Shtetit Islamik për të ndërtuar një shtet të fuqishëm dhe sfidues suni në zemrën e vendeve islamike krijon një tërheqje magnetike. Shteti Islamik mund të presë dhe të rimëkëmbet nga humbjet taktike. Në terma afatgjatë, ai do të jetë duke grumbulluar forca dhe duke kërkuar për të rritur financimet dhe armatimet e veta për ditët kur ai do të marshojë mbi Bagdat, do të kryejë sulme terroriste në vendet Perëndimore dhe aleatët e Perëndimit në Lindjen e Mesme (përfshirë Turqinë dhe Arabinë Saudite), dhe do të minojë atë që sheh si shtet felëshues si Irani.

 

Trupat e Ushtrisë së Kuqe sulmojnë marinarët Kronstadt në mars 1921. WIKIPEDIA

Trupat e Ushtrisë së Kuqe sulmojnë marinarët Kronstadt në mars 1921. WIKIPEDIA

A mundet të bëhet ndonjë gjë për të kapërcyer ndasitë mes aleatëve potencialë? Kjo do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Kombet me interesa shumë të ndryshme do të duhet të bashkëpunojnë në një fushatë të gjatë.

Shumë analistë thonë se Asad është i kënaqur të lërë Shtetin Islamik të kontrollojë një pjesë të Sirisë për sa kohë ai mban korridorin kyç Damask-Alepo dhe bregun. Ndërkohë, brutaliteti i Asadit dhe sulmet ajrore të SHBA-ve po dërgojnë gjithnjë e më shumë sirianë në mbështetje të Shtetit Islamik.

Kështu e vetmja mënyrë për të sjellë forcat e fuqishme të armatosura të Sirisë në luftë kundër Shtetit Islamik është heqja e Asadit nga pushteti. Ushtria e Sirisë dhe elitave mund t’i premtohet që, nëse ata zëvendësojnë Asadin, ata do të mbështeten në përpjekjet e tyre për të rindërtuar Sirinë. Ata do të duhet të bien dakord, gjithsesi, për një regjim gjithëpërfshirës që respekton dhe përfshin në komb shumicën suni, jo vetëm një oligarki alavite të rigjallëruar.

Iranit do t’i duhet të pranojë largimin e Asad si dhe i duhet të premtojë se do të mbështesë një regjim në Irak që respekton dhe përfshin sunitë, diçka që dukshëm ka dështuar ta bëjë përgjatë dekadës së fundit.

Turqia do të duhet të lërë mënjanë konfliktet me kurdët dhe armiqësinë e vet me Iranin, elementë që ajo i ka konsideruar si më të rëndësisshme se sa mposhtja e Shtetit Islamik. Arabia Saudite dhe shtetet e Gjirit duhet të bashkëpunojnë me Iranin, ndërsa kontrollojnë edhe nënshtetasit e tyre që japin mbështetje financiare për ekstremistët suni.

Rusisë duhet t’i sigurohet gjithashtu që baza detare në Tartus të Sirisë do të vijohet të jetë e disponueshme për të pas vendosjes së regjimit të ri të Sirisë. Përndryshe, Moska ka gjasa që do të shërbejë si shfrytëzues dhe do të furnizojë Asadin me armë dhe ndihma të mjaftueshme sa për të ruajtur sundimin e tij.

 

Trupat amerikane në paradë në Vladivostok, Siberi në gusht 1918. Kortezi: Arkivat Kombëtare

Trupat amerikane në paradë në Vladivostok, Siberi në gusht 1918. Kortezi: Arkivat Kombëtare

Në vitet 1918-1920 aleatët Perëndimorë fituaj shumë beteja kundër Bolshevikëve, duke mposhtur Ushtrinë e Kuqe në Estoni, Odesa dhe Siberi. Megjithatë forcat aleate nuk qenë kurrë në gjendje të maksimizojnë fitoret duke goditur në zemër të pushtetit bolshevik.

Bolshevikët mbajtën pushtetin në Moskë dhe në shumicën e Rusisë Europiane dhe pritën që vendosmëria e Aleatëve të dobësohej. Në fillim të viteve 1920, një aleat perëndimor pas tjetrit u tërhoq nga Rusia, duke lënë Bolshevikët të lirë të ndërtonin shtetin e tyre përgjatë dekadave që pasuan.

Diçka e ngjashme duket se mund të ndodhë në Lindjen e Mesme sot. Ndarhet e thella mes aleatëve potencialë dhe mungesa e mbështetjes publike për një luftë tjetër në Lindjen e Mesme ka gjasa do të rrënojnë përpjekjet për të mposhtur forcën më të angazhuar, kohezive dhe të vendosur të Shtetit Islamik.

Shteti Islamik, njësoj si regjimi bolshevik një shekull më parë, është një fuqi revolucionare në ngritje. Ajo ka kaluar nga të qenit thjeshtë një grup tjetër terrorist në padron të një rajoni më të madh se sa Libani apo Izraeli me një popullsi prej më shumë se 2 milionë vetë, dhjetëramijëra luftëtarë të armatosur dhe burime financiare në rendin e miliarda dollarëve.

Për sakohë fuqitë e mëdha të rajonit – Turqia, Iraku, Irani dhe Arabia Saudite – nuk bashkohen dhe nuk organizojnë një fushatë nga shumë drejtime kundër Shtetit Islamik, ne do të duhet të merremi me një burim madhor të terrorizmit dhe luftës në rajon për shumë dhe shumë vite.

You may also like...