Leksioni 13: Nacionalizmi serb nga “Nacertanije” te Mbretëria Jugosllave

Njëzet e pesë leksione mbi Historinë Moderrne të Ballkanit

Leksionet 13 dhe 14 lidhen me dy tema të ngjashme – nacionalizmi Grek dhe ai Serb – dhe janë renditur në një mënyrë të tillë që bien ndesh me ndarjen e historisë Europiane të shekullit të 19 në periudhat e para dhe pasluftës së Parë Botërore.

Слика-1Për Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe deri Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, vitet e luftës së Parë Botërore janë data të rëndësishme rreth të cilave organizojmë mendimet tona. Lufta e Parë botërore është një pikë kthese që ndryshoi rrënjësisht progresin historik të këtyre kombeve.

Por ky këndvështrim dhe kjo ndarje epokash është më pak tërheqës dhe jo shumë i dobishëm nëse mendojmë për Ballkanin.

Të diskutosh për nacionalizmin Grek dhe Serb në vitet 1914 apo 1918, e lë historinë e papërfunduar. Ka më shumë kuptim të kërkosh nacionalizmin serb që nga viti 1840, ndoshta që nga viti 1929, dhe ta vazhdosh deri në Luftën e Dytë botërore apo deri në vitin 1980. Në të njejtën mënyrë, ka kuptim që ta shikosh Greqinë që nga viti 1821 deri në 1923 dhe më pas. Ngjarjet e fundit, si kriza e Qipros në 1970 janë vazhdim i ngjajeve të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Për Europën Perëndimore, viti 1914 i dha fund një shekulli paqeje relative, por për vendet e Ballkanit, Lufta e Parë Botërore ishte vetëm një nga krizat e shumta. Për Serbinë, 1914-a ishte vazhdimi i luftimeve të 1912-ës dhe 1913-ës. Disa shkrimtarë e kanë quajtur “Lufta e Tretë Ballkanike”. Për Greqinë, periudha 1914-1918 ishte një periudhë e mesme në një dekadë luftërash që përfundoi në 1923.

Për këtë arsye, dy leksionet e ardhëshme do të japin para kohe disa materjale që janë nën kontekstin e Europës së pas vitit 1918.

Programi Garasanin, 1844

Kur folëm për ngjarjet në Maqedoni dhe Bosnie gjatë dy leksioneve të fundit, iu referuam herë pas here ambicieve territoriale Serbe. Sepse ato leksione ishin të fokusuara te reforma, gjë që ishte një forcë në kundërshtim me nacionalizmin serb.

Thirjet për krijimin e një shteti serb u ringjallën në revoltat e viteve 1804-1816, të cilat i hapën rrugën periudhës së autonomisë. Në 1843, Ilija Garasanin u bë Ministër i Punëve të Brendëshme në qeverinë e një princi të ri. Aleksandër Karagjorgjeviçi (i biri i rebelit Karagjorgje) zëvendësoi Mikael Obrenoviçin, djalin e Milosh Obrenovic, princi i parë i Serbisë. Garasanin ishte djali i një tregtari të pasur dhe udhëheqës në Partinë Konstitucionaliste. Fisnikët e pasur, tregtarët dhe pronarët e tokave, mbajtën mbajtën pushtetin në Këshillin që u krijua nga kushtetuta e vitit 1938. Ky grup oligarkësh kishte vuajtur shumë nga stili tiranik i dinastisë së Obrenoviçëve. Nën Aleksandër Karagjorgjeviçin, ky grupim apo parti gjeti rastin të kryejë punët e veta.

Në vitin 1844 Garasanin dërgoi një memorandum sekter te princi Aleksandër, i cili zakonisht sot quhet “Nacertanije”, që në gjuhën serbo-kroate do të thotë “Program”. Në atë dokument Garasanin lavdëroi madhështinë e Serbisë mesjetare duke spekuluar me shanset për rigjallërimin e saj. Ai dilte në përfundimin se ekspansioni serb kërkonte jo vetëm shkatërrimin e Perandorisë Osmane, por edhe konflikt mes Serbisë dhe Perandorisë Austriake, e cila në atë kohë ishte në punë për të zëvendësuar Turqinë si forcë dominuese e Ballkanit. Garasanin e quajti Austrinë “armikun e përjetshëm të shtetit Serb”.

Garasanin hartoi edhe një listë të territoreve të synuara. Qëllimi i parë ishte Bosnie-Herzegovina, Mali i Zi, Shqipëria e verit si dhe të gjitha zotërimet turke me banorë serb. Shqipëria ishte gjithashtu e rëndësishme për shkak se siguronte një dalje jugore në det, gjë që do të shmangte rrezikun e bllokimit Austriak të tregtisë së jashtme Serbe. Garasanin ishte i interesuar edhe për serbët që jetonin në Banat, Backa dhe Vojvodinë, rajone në jug të Hungarisë përgjatë Danubit. Për arsye pragmatike, planet për këto krahina u shtynë për më vonë për shkak se kontrolloheshin nga Austria, një vend shumë më i aftë se Turqia për të rezistuar ndaj Serbisë. Për të njejtat arsye, u pa me kujdes plani për Kroacinë, Sllavoninë dhe Dalmacinë. Garasanin kërkonte më shumë informacion mbi tokat kroate, megjithëse ishte që në fillim i bindur se banoheshin nga Sllavë të Jugut, të cilët duhej të kishin lidhje me Serbinë. Sllavët e Bullgarisë morën më pak vëmendje për shkak se sipas vlerësimeve, pushteti Osman ishte më i fortë atje, ndërkohë që Rusia dukej se do të kundërshtonte zgjerimin e Serbisë kaq në lindje të Ballkanit pra kaq pranë Stambollit. Garasanin kishte simpati për sllavët e Çekisë, por mendonte se ato nuk ishin Sllavë të Jugut. Ai nu shfaqi interesim për bashkimin e Çekisë me Serbinë në të ardhmen.

Nacertanije është stampa kryesore e temave politike që vazhdojnë ta udhëheqin Serbinë edhe sot e kësaj dite. Garasanin identifikoi zonat më të rëndësishme të interesave Serve, duke krijuar një lidhje të dyshimtë mes serbëve dhe kroatëve. Në atë kohë, Lëvizja Ilirike që vepronte në Kroaci e pranoi këtë ide si dhe faktin se konflikti i interesave mes Austrisë dhe Serbisë ishte i pashmangshëm.

Në praktikë, Garasanin dhe partia e tij pati pak shance për të vënë në zbatim idetë e veta. Rusia ishte padroni i Serbisë dhe i diktonte vazhdimisht politikën udhëheqësve serbë. Garasanin kërkoi mbështetje nga fuqi të tjera të largëta, si Franca, por në praktikë kishte nevojë të bënte marrëveshje me Austrinë si kundërpeshë ndaj ndërhyrjes ruse.

Arritja e vetme e politikës së jashtme të Serbisë në ato vite ishte pikërisht propagandimi i autonomisë dhe shpëtimi nga pushtimi i huaj. Për të kryer këtë, Princi Aleksandër u detyrua të bashkëpunojë me Austrinë, gjë që ishte shumë jopopullore dhe që i kushtoi atij mbështetjen e shumë serbëve. Psh, Aleksandri refuzoi të ndihmojë Rusinë Orthodokse gjatë luftës së Krimesë, një vendim që pjesërisht e detyroi të abdikonte disa vite më vonë në 1858.

Kur dinastia rivale e Obrenoviçëve u rikthyen në pushtet atë vit, ato siguruan një Kushtetutë të re nga Sulltani, gjë që i dha fund pushtetit të Këshillit si dhe Partisë Konstitucionaliste për një dekadë. Gjithsesi, në 1868, Mikael Obrenoviç u vra dhe froni i mbeti djalit të tij 14 vjeçar, Milanit. Një këshill regjence mori pushtetin në një periudhë konfuzioni gjatë së cilës lindën shumë forca të reja politike. Asambleja Kombëtare, (Skuptina), u rigjallërua dhe pushteti i saj u rrit. Asambleja u bë qendra e partisë së masave, Radikalëve, të cilët punian sëbashli me nacionalistët serbë për gjeneratën në vijim.

Nikolla Pashiç dhe partia Radikale

Radikalët serbë imituan një lloj të ri të politikës së Europës Perëndimore. Shumë prej tyre ishin shkolluar jashtë; ato ishin politikanë profesionistë dhe jo tregtarë apo pronarë tokash.

Radikalët përhapën ide të reja si pjesëmarrja e popullit në politikë. Politika e tyre ishte një përzjerje e socializmit me nacionalizmin me një stil propagande që ishte diskretituar në Europë pas ngjarjeve të vitit 1848, por mesazhi populist ishte shumë i ri për Serbinë dhe u pranua gjerësisht.

Opozita e Partisë Radikale përbëhej nga Partia Progresiste, të cilët kërkonin një qeveri shumë të kualifikuar, reforma liberale, sistem arsimor si dhe rritje ekonomike e planifikuar në të mirë të të gjithë serbëve.

Partia Progresiste nuk konkuroi dot me tezat populiste të Radikalëve si: votimi i përgjithshëm mashkullor, fuqi e plotë ekzekutive për Asamblenë Kombëtare, mbrojtje ndaj kapitalizmit botëror për punësorët dhe tregtarët e vegjël, plus patriotizmin agresiv.

Zgjedhjet për asamblenë u bënë pak më vonë të drejtpërdrejta dhe sekrete. Kjo asamble popullore mori kontrollin e buxhetit. Duke kënaqur tregtarët e qyteteve të vogla me anë të ndihmës shtetërore për kontakte tregtare, duke ulur taksat për fermerët e pasur si dhe duke mbështetur intelektualët e qyteteve dhe duke i dhënë atyre punë publike, radikalët arritën ta mbanin pushtetin deri në fund të ekzistencës së Serbisë në 1918, kohë kur u transformua në Jugosllavi.

Udhëheqësi kryesor radikal ishte Nikolla Pashiç, një orator i talentuar. I lindur në 1846, në vitin 1875 shkruante për një gazetë socialiste, ndërkohë që bënte kontrabandë parash drejt Bosnies në mbështetje të kryengritjes anti-osmane. Sipas konceptit të tij, nacionalizmi ishte thjeshtë më i rëndësishëm se socializmi.

Në 1878, 32 vjeçari Pashiç u zgjodh në Asamble. Për shkak të demagogjisë së tij, ai u detyrua të largohej nga vendi në 1883 pas dënimit me vdekje për shkak se kishte marrë pjesë në një grusht shteti të dështuar. Por dy vite më vonë ai u kthye kur radikalët përdorën një regjencë tjetër, (kësaj here për djalin 13 – vjeçar tyë Milan Obrenoviçit, Aleksandër), për të amnistuar të dënuarit dhe për të rishkruar kushtetutën.

Në vitin 1890, Pashiç u bë ambasador në Rusi, pasi u dërgua atje nga mbreti si një mënyrë për ta mbajtur larg Beogradit. Në Shën Pertërburg, Pashiç dhe simpatia e tij pansllavike i dha miqësinë me Rusinë. Ai mbështeste Rusinë në idenë e ndarjes së Mbretit Serb nga Austria. Kur dinastia e Karagjorgjeviçëve zëvendësuan për herë të dytë Obrenoviçët në 1903, Pashiç u bë kryeministër.

Edukimi me nacionalizmin

Popullarizimi i nacionalizmit ishte një produkt që mdihmoi Partinë Radikale.

Që nga viti 1880, të dy partitë ranë dakord në zgjerimin e shkollimit publik. Që nga viti 1890, gjysma e meshkujve të pranuan në shkolla përfundoi edukimin fillor katër vjeçar. Shteti ushtroi kontroll total mbi shkollat, përfshirë edhe tekstet shkollore, ku theksohej mesazhi nacionalist serb.

Në tekstin e gjeografisë identifikoheshin të gjitha tokat që më pas u përfshinë në shtetin Jugosllav, thjeshtë si Serbe, me përjashtim të Sllovenisë. Serbia e supozuar përfshinte Vjvodinën, Maqedoninë edhe më në jug sesa kufiri i vendosur në 1912 me Greqinë, nje pjesë e veriut dhe verilindjes së Shqipërisë si dhe e gjithë Kroacia, Sllavonia dhe Dalmacia. Nuk flitej për ndonjë entitet kroat të veçantë. Ato konsideroheshin si “Serbë Katolikë”.

Tekstet e historisë mbanin mesash të ngjashëm. Kroatët konsideroheshin si “fis serb” që qenë vendosur në një rajon të ndryshëm dhe që rrjedhimisht u bënë Katolikë.

Tekstet shprehnin pretendimet për Maqedoninë si nga pikëpamja historike, ashtu edhe etnike, nën justifikimin se bënte pjesë në Serbinë mesjetare. Bullgaria identifikohej si një shtet armik për shkak se edhe Sofia kishte pretendime për Maqedoninë. Tekstet ishin të mbushura me martirë historikë të cilët vrisnin apo u vranë për vendin, duke filluar nga poema folklorike mbi Kosovën, deri te vrasja e princit Mikael në 1868.

Falë librave patriotikë dhe mësuesve, kjo gjë ndikoi një gjeneratë të tërë studentësh serbë, përfshirë edhe ato nga Bosnia, të cilët shkonin për shkollë në Serbi.

Fundi i dinastisë së Obrenoviçëve

Pas humbjes së Bosnies, e cila u pushtua nga Austriakët në 1878, agjitimi nacionalist popullor dhe politik u rrit, ndërkohë që princi Milan kërkoi ndihmën e Austro-Hungarisë kundër Partisë Radikale. Kostoja që pagoi princi për mbrojtjen ishte kontrolli total i tregtisë Serbe nga Habsburgët. Hungaria dominoi ekonominë falë një lidhjeje hekurudhore dhe tarifave të ulëta.

Serbët ndjeheshin të poshtëruar nga familja që i qeveriste. Ato mësuan se Europa Perëndimore po e shihte politikën e dinastisë së Obrenoviçëve si një opera komike. Milan e dërgoi vendin në luftë me Bullgarinë thjeshtë që të mposhtej. Djali i tij Aleksandër erdhi në pushtet në 1889 dhe vazhdoi të fyente krenarinë serbe duke bërë kështu shumë armiq politik.

Asnjë oborr mbretëror i huaj nuk pranonte më çiftin mbretëror serb pasi Aleksandri shkaktoi skandal duke u martuar me një nga shërbëtoret e tij. Në 1900, një grup doktorësh të huaj e konsideruan mbretëreshën thjeshtë si gënjeshtare, pasi kjo e fundit pretendonte se ishte shtatëzënë dhe se kishte në bark trashëgimtarin e fronit. Në 1903, policia hapi zjarr ndaj studentëve që po protestonin kundër mbretit si dhe terrorizoi votuesit. Radikalët bojkotuan zgjedhjet parlamentare.

Grushti i shtetit i vitit 1903

Mbreti mund të frikësonte parlamentin dhe studentët, por jo ushtrinë. Kariera ushtarake ishte një magnet për të rinjtë e varfër dhe ambiciozë. Ato kishin fituar shkollim falas në akademinë ushtarake të vendit dhe shërbenin si oficerë. Që nga 1900-a, oficerët e ushtrisë ishin shumë të zemëruar. Ato nuk e kishin harruar disfatën e vitit 1885 ndërsa shteti propozinte shkurtimin e mëtejshëm të fondeve për pajisje të reja apo edhe për uniforma të reja. Ushtarët mbesnin muaj të tërë pa marrë pagat. Në atë kohë, Pashiç e shikonte ushtrinë si një rival të rrezikshëm dhe partia e tij ishte grupi që kishte vonuar pagesat, por oficerët nuk ishin aq të sofistikuar sa ta kuptonin këtë. Ushtria përbuzte mbretin.

Në 1901, një grup oficerësh të rinj hartuan planet për të rrëzuar Aleksandrin. Udhëheqësi i tyre ishte leitnanti i këmbësorisë me emrin Dragutin Dimitrijeviç, i cili mes miqve njihej me emrin Apis, pra Demi, për shkak të përmasave trupore. Apis kishte lindur në një familje të Beogradit që kishte një aktivitet teneqepunuesish. Babai i tij vdiq kur ishte tetë vjeç, por motra, e cila punonte si mësuese, i dha një edukim të mirë. Kur ishte 16 vjeç Apis hyri në Akademinë Ushtara. Dhjetë vjetë më vonë, miqtë e tij mes kadetëve u bashkuan në komplot. Gjithsej, rreth 120 oficerë të rinj u angazhuan, por askush nuk njoftoi për rrezikun familjen mbretërore.

Një natë gushti më 1902, 28 komplotistë u bashkuan në klubin e oficerëve të Beogradit dhe marshuan drejt pallatit. Komplotistë të tjerë hapën dyert dhe bllokuan oficerët e telefonisë dhe telegrafisë, ndërsa bllokuan në shtëpitë e tyre politikanët civilë. Komplotistët shpërthyen me dinamit derën e dhomës së gjumit të familjes mbretërore dhe i izoluan mes perdeve para se të qëllonin 48 herë. Pas kësaj, i hodhën trupat nga ballkoni. Pas disa ditësh, parlamenti u mblodh sërish dhe Peter Karagjorgjeviç, (i biri i Aleksandrit), u shpall mbret. Dhuna dhe krimi u dënua në të gjithë Europën, por u pa me simpati në Serbi.

Grushti i shtetit vendosi një forcë të re në politikën serbe. Ushtria u fuqizua dhe politikanët rivalë mësuan se ishin të rrezikuar edhe me zhdukje fizike. Në të njejtën kohë, oficerët e rinj treguan edhe dobësitë në hierarkinë ushtarake. Oficerët e lartë nuk kishin dijeni për patriotët që kishin nën komandë.

Mardhëniet e jashtme të Serbisë

Tensioni nacionalist dominoi mardhëniet e jashtme të Serbisë. Në Maqedoni, serbët konkuruan me Greqinë dhe Bullgarinë mbi besnikërinë e fshatarëve kristianë, fillimisht në kuadër të ndërtimit të sa më shumë shkollave dhe më pas duke dërguar sa më shumë banda guerile të njohura si “çeta”, ndërsa njerëzit që bënin pjesë në to si çetnikë. Kur Turqit e Rinj bënë revolucionin në 1908, Austro-Hungaria aneksoi Bosnien dhe Herzegovinën. Të gjithë armiqtë e Serbisë u duk se po forcoheshin. Bullgaria shpalli pavarësinë e plotë; Maqedonia u sigurua nën kontrollin e turqve dhe serbët e Bosnies kaluan nën Austri. Për nacionalistët serbë, u bë e qartë se vetëm politika agresive mund t’i shërbente qëllimeve të tyre.

Pavarësisht se të gjitha vendet synonin kontrollin e territorit të Maqedonisë, Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria, ranë dakord që të punonin nën kundërshtim me dëshirat e fuqive të mëdha dhe hapën luftë për të nxjerrë Turqinë jashtë Europës në 1912. Koalicioni çliroi me shpejtësi Maqedoninë dhe Thrakën gjatë luftës së Parë Ballkanike. Trupat greke dhe Serbe e ndanë më dysh Maqedoninë. Kur Bullgaria kërkoi pjesën e saj, Greqia, Serbia dhe Rumania kryen luftën e dytë Ballkanike në 1913 dhe e mundën atë. Serbia u rrit 82 % për nga përmasat, hapi më i madh u kryer në kuadër të planit në Garasanit për vizionin e Serbisë së Madhe. Vëmendja serbe u kthye kësaj here në veri, për zonat që qeveriseshin nga Austria.

Nacionalizmi kroat

Nacionalizmi i sllavëve të jugut nuk kufizohej vetëm te Serbia. Para vitit 1848 “Lëvizja Ilirike” kishte hartuar një program që synonte të kërkonte të drejtat politike të Kroatëve që jetonin në perandorinë Austro-Hungareze, të përzjerë me konceptin e unitetit të sllavëve të jugut. Figura me ndikim si Ljudevit Gaj, besonin se serbët dhe kroatët mund të punonin sëbashku për përfitime të përbashkëta. Më vonë, këto konvepte u bashkuan me Jugosllavizimin si dhe me objektivin për të bashkuar sllovenët, kroatët dhe serbët.

Nacionalizmi i sllavëve të jugut në Kroaci bazohej gjithashtu në propagantën për të drejtat kushtetuese të Kroacisë mesjetare. Kroatët nuk mendonin se duhej të ndihoheshin nga serbët në kërkimin e të drejtave të tyre kombëtare. Për shumë vite, taktika hungareze “përça e sundo” kishte izoluar me sukses minoritetet e ndryshme etnike. Por në vitin 1905, situata ndryshoi: një grup politikanësh serbë dhe kroatë publikuan të ashtuquajturën “Rezoluta Fiume”. Duke kërkuar autonomi dhe të drejta gjuhësore, programi dilte në përfundimin se serbët dhe kroatët ishin i njejti popull. Prezantimi i këtij uniteti alarmoi qarqet qeverisëse. (Në 1909, udhëheqësit serbo-kroatë u thirrën në një gjyq qesharak të akuzuar në tradhëti dhe të bazuar në disa letra të humbura), por në praktikë, e gjitha kjo pati efekt të ulët. Në Beograd, serbët i dhanë pak rëndësi politikanëve kroatë dhe nuk e morën vesh kurrë se një gjeneratë e re politikanësh popullor kroat kishte lindur dhe po organizonte Partinë Fshatare Kroate. Deri në fund të Luftës së Parë Botërore, stili kroat i jugosllavizmit nuk pati ndikim në nacionalizmin e sllavëve të jugut.

Serbia kundër Austrisë

Tensioni etnik në Kroaci u shoqërua me prishjen e mardhënieve mes Austrisë dhe Serbisë, gjë që u shkaktua nga një krizë mbi tregtinë. Që nga viti 1881, Austro-Hungaria kishin dominuar tregtinë e jashtme të Serbisë, e cila konsistonte përgjithësisht në  derra që i shiteshin therrtoreve të Hungarisë. Në vitin 1905, 84% e eksporteve serbe shkonin në Austro-Hungari, ndërsa kjo e fundit furnizonte 53 % të mallrave që hynin në Serbi. Austria prodhonte gjithashtu topat dhe municionet serbe si dhe mbante pjesën më të madhe të borxhit publik të Serbisë.

Pashiç kërkonte me çdo kusht të largohej nga ky monopol. Në 1904, ai negocioi një borxh francez me të cilin synonte të blinte armë të lehta në Francë. Ai injoroi protestat nga Viena.

Në 1905, traktatit për tarifat mes Austrisë dhe Serbisë i skadoi afati dhe Pashiç negocioi bashkimin doganor me Bullgarinë, duke fituar kështu një treg alternativ për prodhimet serbe si dhe akses në portet detare jo-austriake. Austria bllokoi kufirin nën justifikimin se derrat serbë ishin të infektuar. Ky episod u quajt më vonë “Lufta e Derrave”. Pashiçi i shpëtoi bllokadës. Ai arriti që t’i shiste mallrat e veta përmes Selanikut ndërsa gjeti rrugë të tjera edhe në Rumani dhe Bullgari. Ai ndërtoi gjithashtu fabrika përpunimi, në mënyrë që Serbia të eksportinte edhe miell dhe mish të konservuar, përveç drithit dhe bagëtive. Në vitin 1911, vetëm 30% e eksporteve serbe shkonin drejt Austro-Hungarisë dhe bllokada u thye.

Komploti bosniak

Mardhëniet mes Serbisë dhe Austrisë vazhduan të përkeqësohen edhe si pasojë e problemit bosniak. Shoqëri sekrete anti-Habsburge u përhapën shumë mes serbëve të Bosnies, veçanërisht studentëve, të cilët organizuan grupe të vogla që vepronin në bashkëpunim me klubet nacionaliste të Serbisë.

Më i rëndësishmi ishte “Mlada Bosna”, (Të rinjtë e Bosnies), i organizuar në 1893 nga adoleshentë në shkollën e Mostarit. Mlada Bosna propagandoi për reformën e tokës dhe kishte simpati për socializmin revolucionar pas Revolucionit Rus të vitit 1905. Pas aneksimit të Bosnies nga Austria në 1908, disa anëtarë të kësaj organizate vendosën të rezistojnë me armë. Në 1910, një 23 vjeçar i quajtur Bogdan Zerajiç, tentoi të vriste guvernatorin Austriak të Bosnies para se të vriste vetveten.

Shoqëria më e madhe nacionaliste serbe ishte “Narodna Odbrana” (Mbrojtja Kombëtare), e themeluar për të mbështetur gueriljet në Maqedoni. Që nga 1909, shoqëria e kufizoi veten në një organizatë kulturore dhe shkollore, por komitetet e saj lokale vazhduan të synojnë për përdorimin e dhunës.

Më e rrezikshme ishte “Ujedinjenje ili Smrt” (Bashkim ose Vdekje), që njihej gjithashtu edhe si “Dora e Zezë”. Apis, (oficeri i grushtit të shtetit të vitit 1903), e organizoi shoqërinë në 1911 me anë të mbretvrasësve të vitit 1903: Shoqëri organizoi një veprimtari sekrete dhe anëtarët e saj kishin rënë dakord të bindeshin ose të paguanin me kokë. Shumë oficerë të ushtrisë ishin gjithashtu të inatosur me partinë Radikale dhe ishin të pakënaqur me qeverisjen parlamentare në përgjithësi. “Dora e Zezë” infiltroi njerëz në organizata të tjera si, “Narodna Odbrana”, dhe i përdori ato organizata si mekanizma për të vënë në zbatim komplote. “Dora e Zezë” publikoi një gazetë popullore të quajtur “Pijemont”, (e titulluar në bazë të mbretërisë Italiane që u bë edhe baza e bashkimit italian). Veprimtaria e saj u financua nga fondet serve të destinuara për ushtrinë. Në 1913, Apis u bë kreu i shërbimit intiligjent të ushtrisë serbe, një pozicion ideal për synimet e tija për komplote sekrete. Në leksionin 15, shqyrtohet më me kujdes përgjegjësia serbe në vrasjen e Arqidukës Franz Ferdinand në 1914. Për tani, është e mjaftueshme të thuhet se të gjitha grupet kishin për qëllim të promovonin interesat kombëtare serbe. Rregjimi i Pashiçit ishte shumë pak radikal dhe në fakt kishte frikë nga dhuna që mund të ushtronte “Dora e Zezë”. Këto të fundit ishin të etur të sponsorizonin të gjitha llojet e lëvizjeve anti-austriake në Bosnie dhe furnizuan armët që u përdorën për vrasjet, megjithëse vetë Apis ndoshta nuk e dinte se për çfarë do të përdoreshin këto armë. Vrasësit e arqidukës ishin studentë të motivuar nga çfarë besonin. Ashtu siç do ta shohim më poshtë, vetë Lufta e Parë Botërore ishte një rezultat i papritur ku politika europiane luajti një rol më të madh. Edhe më agresivët nga komplotuesit serbë, prisnin maksimalisht një Luftë të Tretë Ballkanike, kësaj here drejtuar kundër Austrisë.

Diplomacia e kohës së luftës

Kur Lufta e Parë Botërore filloi, Serbia ishte në një pozicion kontradiktor. Për herë të parë, Serbia e vogël pati aleatë të mëdhenj nga fuqitë e mëdha, (Britania, Rusia dhe Franca, pak më vonë SHBA-të dhe Italinë). Ajo pati një shans realist për të mposhtur Austro-Hungarinë. Por nga ana tjetër, në teatrin Ballkanik, Serbia u mposht në betejën e vitit 1915: Ushtria dhe qeveria u larguan nëpërmjet maleve të Shqipërisë dhe kaluan pjesën tjetër të luftës në ekzil.

Fitorja e Aleatëve nuk i garantonte automatikisht rezultatet e dëshiruara Serbisë. Kërkesat e saj ishin shpesh në kundërshtim me kërkesat e aleatëve të tjerë, Italia psh, synonte të merrte bregdetin Dalmat. Nga ana tjetër, Britania dhe Franca nuk ishin fort të bindura për shpërbërjen territoriale të monarkisë së Habsburgëve. Ato kishin frikë se një grup shtetesh të vogla që do të krijoheshin pas kësaj mund të binin më vonë nën influencën Gjermane apo Ruse, (një parashikim ky pak a shumë profetik). Por kjo gjë nuk ndodhi deri në 1917, pasi vetëm atëhere, Parisi dhe Londra patën shpresa për të hapur bisedime paqeje me Vienën.

Edhe udhëheqësit kroatë patën një rol në politikën e kohës së luftës. Kur lufta arriti kulmin, shumë udhëheqës të “Lëvizjes Jugosllave” ikën jashtë vendit. Ato riganizuar një “komitet jugosllav” për të lobuar pranë Aleatëve në favor të të drejtave të Sllavëve që gjendeshin nën Austro-Hungari. Në 1915, Komiteti mësoi për traktatin e Londrës, i cili i jepte Italisë bregdetin Dalmat. Komiteti informoi Pashiçin dhe të dy grupet protesttuan sëbashku. Aleatët pranuan në atë kohë planet për një shtet për sllavët e jugut në dëm të Austrisë për t’i dhënë fund krizës. Ngjarja vendosi njëkohësisht lidhje të rëndësishme mes udhëheqësve serbë dhe atyre kroatë.

Komiteti Jugosllav rriti bashkëpunimin mes Sllavëve të Jugut si dhe këmbënguli për modelin kroat të një federale mes Serbëve dhe Kroatëve. Për shkak se idetë jugosllave binin në kundërshtim me idenë nacionaliste të Serbisë së Madhe, qeveria Pashiç në ekzil shfaqi pak interes deri në vitin 1917, kur situata i detyroi serbët të bëhen më fleksibël. Kur Rusia u largua nga lufta, Serbia humbi aleatët më të rëndësishëm kundër pretendimeve italiane dhe u detyrua të kërkojë mbështetës të rinj. Agjitacioni Jugosllav pati shumë efek të SHBA. Në 1917, Pashiç dhe Komiteti publikuan “Deklaratën e Korfuzit” dhe planet për shtetin e pasluftës:

Jugosllavia duhet të jetë një Mbretëri e Bashkuar e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve nën dinastinë e Karagjorgjeviçëve.

Do të ketë të drejta të njejta për qytetarët serbë, kroatë apo sllovenë, barazi fetare dhe përdorim i të dy alfabetëve, (Latin dhe Cirilik).

Vendi do të jetë një monarki parlamentare me një dhomë të vetme përfaqësuesish të zgjedhur drejtpërsëdrejti dhe në votim sekret.

Deklarata përcaktoi se Serbët, Kroatët dhe Sllovenët ishin “të njejtë për nga gjaku dhe nga gjuka”. Për herë të parë Pashiçi përdori termin Jugosllav.

Diferenca mes centralizmit serb dhe kërkesës kroate për federalizëm mbeti i pazgjidhur në pritje të kushtetutës.

Pas luftës

Me përfundimin e luftës, kërcënimi italian u ul ndërsa rivaliteti mes Kroatëve dhe Serbëve u rrit. Udhëheqësit serbë këmbëngulën për idenë e tyre të një vendi të centralizuar rreth Serbisë, ashtu si përshkruhej në Nacertanije. Ato i kuptuan pak idetë e ilirianizmit të Ljudevit Gaj, ato të Jugosllavizmit Kroat apo eksperiencën kroate nën pushtimin Hungarez, i cili kishte ngulitur idetë e federalizmit dhe autonomisë.

Çdo hap në vendosjen e shtetit të pasluftës dha një goditje ndaj federalistëve kroatë. “Jugosllavia” u hoq si emër zyrtar dhe në vend të saj u përdor “Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve”. Goditja vendimtare erdhi në 1921, kur Asambleja Kombvëtare miratoi një kushtetutë centraliste, bazuar në Serbinë e paraliftës. Votimi u krye sipas linjave etnike: Megjithëtse zgjedhjet ishin të ndershme dhe demokratike, ato vendosën një precedent të rrezikshëm sepse çdo gjë u bazua në tiraninë e maxhorancës. Serbët ishin më të numërt në të gjitha provincat dhe votuan për partitë nacionaliste duke marrë 183 nga 419 vendet në parlament. Kryeministri Pashiç siguroi votat e 40 përfaqësuesve sllovenë dhe muslimanë të Bosnies kur i premtoi punë për bashkëathetarët e vet në hekurudhat shtetërore dhe Kushtetuta e vitit 1921, u mitarua me 223 vota pro dhe 35 kundër. Delegatët kroatë bojkotuan seancën, një precedent tjetër që rriti impaktin e nacionalizmit të Serbisë së Madhe në periudhën mes dy luftërave në Jugosllavi.

Eksperienca që kishte Partia Fshatare Kroate e udhëheqër nga Shtjepan Radiç në parlamentin Austro-Hungarez nuk ishte e mjaftueshme në mënyrë që përfaqësuesit kroatë të parlamentin serb të zotëronin njohuritë politike dhe praktike për të ushtruar një “opozitë loajale”. Në vend që të punonin me kompromisin apo me përfitimet nga lufta parlamentare, partia e Radiç preferoi puritanizmin ideologjik.

Ishte ndoshta e pashmangshme, që Serbët të dominonin në shtetin e ri. Në 22 vitet e ardhëshme, të gjithë kryeministrat ishin serbë dhe pjesa dominuese e ministrave gjithashtu. Në 1938, 161 nga 165 gjeneralë ishin serbë. Ato dominuan edhe shërbimin e huaj, bankën shtetërore dhe menaxhimin shtetëror të vendeve të punës. Ato qeverisën vendin në bazë të interesave serbe.

Shtjepan Radiç dhe Partia Fshatare Kroate pati disa përgjegjësi në këtë shtet të ri. Shumë i votuar dhe i frustruar, Radipati disa përgjegjësi në këtë shtet të ri. Shumë i votuar dhe i frustruar, Radiç fyu mbretin dhe Pashiçin dhe arriti deri pranë tradhëtisë kur i bëri thirrje italisë për ndihmë. Në 1925, ai u bë Ministër i Arsimit, por e përdori postin më shumë për të kritikuar kolegët e vet sesa për të siguruar të drejtat e shkollimit të kroatëve. Ai kreu edhe disa propozime jorealiste, si psh, plani për të përdorur alfabetin arab në vend të atij cirilik dhe latin.

Nga ana tjetër serbët abuzuan shumë me pushtetin që morën. Marrëveshjet politike dhe korrupsioni ishin shumë të përhapura. Politikanët serbë nuk i morën kurrë seriozisht propozimet kroate për federalizëm dhe autonomi.

Në fund, erdhi një detaj dhune i shëmtuar nga nacionalizmi i Servisë së Madhe, i cili mbi të gjitha, duket faqe i panevojshëm kundërejt faktit se serbët kishin monopolin e pushtetit.

Në 1928, një deputet i Partisë Radikale, një serb nga Mali i Zi, hapi zjarr në parlament me një revolver dhe plagosi për vdekde tre deputetë kroatë, përfshirë edhe Shtjepan Radiçin. Vdekja e këtij të fundit, jo vetëm që varrosi shpresat kroate për autonomi, por i dha fund edhe sistemit të pakuptimtë të qeverisjes parlamentare. Në vitin 1929, Mbreti Aleksandër shpërndau parlamentin dhe vendosi një diktaturë mbretërore ku Serbët ruajtën gjithsesi pushtetin.

Përfundime

Për shkak të paaftësisë për kompromis, Nacionalizmi i Serbisë së Madhe krijoi forca të rrezikshme të cilat praktikisht e shkatërruan suksesin e arritur në shekullin e 19, gjatë Luftërave Ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore. Mbreti Aleksandër u vra në 1934 nga një terrorist maqedonas me lidhje kroate. Kur ushtria gjermane sulmoi Jugosllavinë në 1941, vetëm serbët qëndruan për të mbrojtur vendin. Jugosllavia u nda dhe njerëzit e saj qenë viktima të trajtimit brutal nga nazistët dhe fraksionet rivale që lindën gjatë luftës civile. Komunizmi i pas vitit 1954, thjesht e shtypi nacionalizmin serb deri në 1989, kur ringritja e tij solli edhe luftrat e viteve ’90. Mbetet ende për t’u parë se çfarë çmimi do të jenë të gatshëm udhëheqësit serbë të paguajnë për rigjallërimin e ideve që u vendosën për herë në parë nga Garasanin, 150 vite më parë.

Copyright 1996 by Steven W. Sowards

You may also like...