Letër drejtuar Dragoit

Dragoi im i dashur.

Është një fatkeqësi që kjo letër të gjen brenda mureve të një burgu, është një sulm ndaj meje edhe sërës së familjes sonë të ndritur. Një provokim i ulët, i kryer nga bijtë e nazistëve dhe kolaboracionistëve, që si rezultat ka përdhosjen e emrin tonë.

Nuk kanë qenë ditë të lehta, jo pak herë Nexhi më ka shkruar, e përvojtur për të gjithë këto fatkeqësi që na ranë. Për bijtë tonë që na kanë tradhtuar, kuptohet përveç disave, për shokët tanë që na kanë lënë në baltë apo në dorën e atyre që ishin në rangjet e fundit. Por, dua të siguroj diçka nipi im i dashur, Dragoi i maleve. Unë nuk po rresht, po lëviz çdo gur këtu në ferrin e mutit për të nxjerrë ty nga ferri i burgut.

Kam makth, i dashuri im nip, sepse kur mendoj që je në masë sigurie më fanitet Haznedari që mund të godasë pa shpirtërisht derisa të të nxjerrë qumështin e Teutës nga hundët. Kur flasin njerëzia këtu në ferr që do të arrestohesh për 15 vjet, më duket sikur do të çojnë në Spaç apo në Burrel. Fikem nga këto fjalë, sepse e di mjaft mirë se çfarë do të thotë të jetosh në një ferr që e ndërtova me këto duar por jo për t’u dënuar askush nga gjaku im. Ndaj, lëviz çdo gur në këtë vend të mallkuar por nuk po gjej dot atë lajmësin që të Gjatit t’i thotë një fjalë që ta frikojë.

Gjithsesi, qëndro i qetë Ermali im, kam folur me Asadin që do të jetë avokati yt dhe ai më siguroi që do të tregojë për varfërinë, ndihmën sociale dhe vuajtjen e familjes sonë. Do të flasë se si ti ke gjithë këto vite që punon si një taksist me një Ferrari të marrë me qira. Se si udhëtimet e tua në Bogota nuk qenë vetëm se një provokim mediatik sepse në fakt ti ke shkuar deri në Babrru për të vizituar Lilon dhe Teutën që kanë vite që jetojnë atje.

Kjo, do jetë alibia jonë derisa letra ime t’i shkojë Avokat Maksit. Ai, pastaj me marifetet e tij do të nxjerrë arrestimin tënd si produkt i xhelozisë dhe jo bazuar në fakte. Fundja a nuk je ti aq i bukur sa të xhelozohen?! Në një letër pararendëse të drejtuar Lilos dhe Teutës i kërkova që ajo feçka që ke në krah të fshijë të gjithë profilet dhe fotot që ka dalë duke bërë banjo me qumësht dallëndysheje dhe balene. Duhet të reflektosh dhe ti, nuk mund të tolerosh që emri jonë të përflitet kaq hapur. Duhet të jesh i fshehtë.

Siç e di, droga që prodhohej në laboratorin që ti financoje duhet të shërbente si një levë përmes së cilës ne të ndërtonim revolucionin e radhës. Me të vërtetë që Nazistët dhe bijtë e tyre na mposhtën kësaj radhe, por mos harro se edhe unë jam mposhtur sa e sa herë derisa erdha në pushtet, ndaj kij besim i dashur nip. Nuk duhet të harrosh që besimin që kam patur tek ti dhe Lilo nuk e kam tek askund tjetër, se siç e di Sokoli është pak dede ia ka marrë mendtë Liljana. Tek ti kam shpresuar gjithnjë, ndaj edhe të pagëzova me emrin Dragua.

Mos u tut nipi im, sepse revolucioni nis nga mielli dhe ti duhet të vazhdosh ta ndërtosh atë. Kokaina është një drogë revolucionare që do të mposhtë borgjezinë dhe armikun, do të na japë para që të blejmë armë dhe pushtet dhe kështu do të rikthehemi të jetojmë në Bllokun tonë, të paprekshëm dhe të pavdekshëm. Ndaj mos u dorëzo nipi im dhe lufto, njësoj si partizanët që maleve u fshehën dhe luftuan fuqimisht armikun me brohoritma dhe kallash ashtu edhe ti brohorit në burg tek je. Kërko të drejtat e tua dhe ankohu se po të persekutojnë, bëhu burrë Dragoi im dhe mposhte armikun e klasës që përpiqet të përfitojë.

Mos kij frikë nga gardianët, unë do t’u fanitem në ëndrra atyre që të respektojnë më shumë se sa kur ishe jashtë. Gjygjtarëve të këtij vendi do t’i vërsulem me të gjitha lebetitë, mos harro unë jam ende zot në atë vend muti. Mos harro, që ende ai popull dele më adhuron dhe më ngre portretin edhe pse nënën ua kam ndukur të gjithëve.

Dragoi im, po e mbyll këtë letër duke të lëshuar përqafime revolucionare. Rroftë revolucioni! Rroftë Kokaina! Poshtë pushtuesit! Poshtë revizionistët! Mos e rruaj!

Përshëndetje revolucionare,

Gjyshi jot special, Enveri!

You may also like...