Librat, frytet e kapitalizmit të fushave të pambukut

Libri i ri i Edward Baptist ndjek paratë dhe skllavërinë

FELICIA R. LEEOCT, NYTIMES

Një grua që pati lindur në skllavëri fotografohet në Grinsboro, Alabama më 1941. Foto: Jack Delano/Libraria e Kongresit

Një grua që pati lindur në skllavëri fotografohet në Grinsboro, Alabama më 1941. Foto: Jack Delano/Libraria e Kongresit

“A ke qenë më e lumtur në skllavëri apo në liri?” Kjo qe pyetja që i shtroi një intervistues i ri në vitin 1937 Lorenzo Ivy, një ish skllav, në Danville, Virxhinia të SHBA-së. Ivy iu përgjigj me faktin që mbante mend se kishte parë afro-amerikanë në zinxhirë duke marshuar më poshtë në jug për t’u shitur.

“Me të vërtetë, djalosh, gjysma nuk është thënë kurrë,” tha ai.

Kjo anektodë përdoret nga Edward E. Baptist për të hapur librin e tij, “Gjysma që nuk u tregua kurrë: Skllavëria dhe krijimi i Kapitalizmit Amerikan,” një ekzaminim i inovacioneve ekonomike që u krijuan nga institucioni gjithnjë në ndryshim në skllavëri ashtu edhe për vuajtjet e gjeneratave të njerëzve që u blenë dhe u shitën.

Baptist, një profesor historie në Cornell, tha në një intervistë se libri i tij paraqiste një përpjekje një dekadë të vjetër për të përzierë këto dy aspekte. Publikuar këtë shtator, “Gjysma” i shtohet një dallge të re studiuesish mbi rolin qendror të skllavërisë – dhe pambukut të mbledhur nga skllevërit – në zhvillimin ekonomik të vendit.

Baptist tregon mënyrat se si produktet e reja financiare, bondet që përdornin njerëzit e skllavëruar si kolateral dhe që i shiteshin investitorëve brenda dhe jashtë vendit, pasuruan investitorët në të gjithë botën. Ai i jep rëndësi gjithashtu rrethit vicioz të punës së detyruar të skllavit dhe migrimit. Bumi i pambukut i çoi pronarët e plantacioneve të shisnin skllevërit – një milionë skllevër lëvizën nga shtetet e vjetra skllavopronare te shtetet e reja nga viti 1970 deri më 1860. Produktiviteti, argumenton ai, erdhi përmes ndëshkimit. Njerëzit e skllavëruar apo ish të skllavëruar si Ivy janë në qendër të kësaj historie të gjerë.

“Nuk e dija se sa e madhe do të bëhej kjo temë,” thotë Baptist, 44 vjeç, në një intervistë telefonike nga Itaka, Nju Jork. “Unë isha më shumë i interesuar të studioja eksperiencat e njerëzve të shitur nga tregtarët e skllevërve.”

Në disa raste libri është shkruar në mënyrë novele dhe e paraqet punën pa pagesë si torturë dhe plantacionet e jugut si kampe pune. Baptist imagjinon mendimet e një skllavi që po ekzekutohet. Ai citon shkëmbimet mes pronarëve të plantacioneve mbi shfrytëzimin seksual të grave skllave. Ai përshkruan një konte të Merilandit në të cilën 10 për qind e të gjithë popullatës së skllevërve të moshës 16 deri në 25 vjeç u shitën brenda një periudhe 18 mujore.

Duke bredhur nëpër kërkime, Baptist tha se kuptoi se ai kishte dy histori të mëdha. “Njëra është ekspansioni i kapitalizmit Amerikan në kurriz të qenieve njerëzore të skllavëruara,” tha Baptist, i cili u rrit në Durham, Karolina e Veriut, si djali i një nëne bibliotekare dhe një biokimisti. “Dhe tjetra është mënyra se si ata duhej të lëviznin gjithnjë e më shpesh e të mendonin gjithnjë e më shumë,” tha ai për këta skllevër. “Historianët kanë kaluar shumë kohë duke diskutuar nëse Afro-Amerikanët rezistuan. Në migrimin e detyruar, mbijetesa qe një lloj rezistence në gjetjet e mënyrave për të qëndruar në solidaritet me njëri-tjetrin dhe për të shkruar humbi veten e për të thënë: ky është një krim.”

Në veprën e tij, Baptist ndoqi gjithashtu paratë. “Unë fillova të gjurmoj procesin e flukseve të kreditit në Jug, sasi të stërmëdha parash,” tha ai. “Jugorët krijuan një numër të madh inovacionesh financiare që qenë thelbësore për procesin e tregtisë së brendshme të skllevërve. Pronarët e skllevërve vendosin për kolateral skllevërit sapo i blinin. Britania e ndaloi me ligj skllavërinë, por praktikisht britanikët qenë në gjendje të blinin skllevër duke blerë një bond me kolateral skllevërish. Kjo tregon lidhjen.”

Siç shkruan ai në libër: “Ideja që kthimi në mall dhe vuajtjet e punës së detyruar të Afro-Amerikanëve është ajo që i bëri Shtetet e Bashkuara të fuqishme dhe të pasura nuk është një ide që njerëzit e dëgjojnë me kënaqësi. Megjithatë kjo është e vërteta.”

Suresh Naidu, një ekonomist i Universitetit të Kolumbias i cili studion edhe skllavërinë, thotë se ekonomistët duhet të kërkojnë për më shumë prova sasiore për argumentet e Baptist por pavarësisht kësaj libri është “një interpretim i madh i skllavërisë.” Historianët e ekonomisë kanë pasur tendencën të fokusohen në mënyrën se si shkatërrohen forcat e tregut si aspektet më të këqija të skllavërisë, tha Naidu, por Baptist demonstron se si mania për fitime përshkallëzon ndëshkimin fizik dhe migrimin e detyruar.

Vepra e Baptist i bashkohet punës së historianëve si Walter Johnson nga Harvardi “Lumi i ëndrrave të Errëta: Skllavëria dhe Perandoria në Mbretërinë e Pambukut”, (“River of Dark Dreams: Slavery and Empire in the Cotton Kingdom”) dhe Craig Steven Wilder nga Instituti i Teknologjisë së Masaçusetsit “Eboni dhe Ivi: Rraca, skllavëria dhe historia e turbullt e Universiteteve të Amerikës”, (“Ebony & Ivy: Race, Slavery, and the Troubled History of America’s Universities”). Të marra së bashku, këto libra, që të dyja nga viti 20013, lidhin pikat mes punës së plantacioneve, bankierëve të Londrës dhe fabrikave të Verilindjes (së SHBA-ve).

“Perandoria e Pambukut: Një Histori Botërore,” nga Sven Beckert, një profesor i historisë në Harvard, libër që pritet të publikohet këtë vit, shikon te kapitalizmi global përmes lenteve të historisë së pambukut. Daina Ramey Berry, një historiane në Universitetin e Teksasit në Ostin, po shkruan një libër mbi vlerën monetare të popullit të skllevërve që nga koha para konceptimit (skllevërit kishin vlerë të veçantë për aftësitë e tyre riprodhuese) deri pas vdekjes së tyre.

Në një intervistë, Johnston tha se “Gjysma” ka hapur një terren të ri në mënyrën se si ka eksploruar marrëdhëniet mes tregjeve të skllevërve dhe tregjeve të kapitaleve. Në veçanti, tha ai, Baptist tregon se si Banka e Shteteve të Bashkuara (ku depozitoheshin fondet federale) jepte kredi për tregtarët e skllevërve. Pronarët e plantacioneve i vinin si kolateral skllevërit për të marrë kredi dhe këto kolaterale u shiteshin investitorëve. Johnston citoi gjithashtu argumentin e Baptist se ka pasur një rritje të stërmadhe të sasisë së pambukut të prodhuar në periudhën antebellum (para luftës civile) dhe se kjo rritje qe pothuajse tërësisht rrjehdojë e dhunës kundër skllevërve. Historianët shpesh e kanë interpretuar këtë rritje si pasoojë e varieteteve më të lehta për t’u mbledhur të pambukut si dhe të pajisjes së ndarjes automatike të pambukut nga farat (cotton gin), thogtë Johnston.

nevertold3-master180Seth Rockman, një historian te Universiteti Brown, që ka punuar për një libër për mënyrën se si industrisë së verilindjes së SHBA-ve prodhonin mallrat me lëntë të parë nga plantacionet, tha se Baptist e ka çuar më përpara historinë e lidhjes së “dhunës së përditshme mbi punëtorët e plantacioneve me pyetjen më të madhe makroekonomike të rritjes ekonomike të Perëndimit në shekullin e 19.”

“Gjysma që nuk është treguar kurrë” hyri në Twitter kur një analizë nga The Economist në shtator. Revista britanike e kritikoi Baptist për përshkrimin e shumicës së të bardhëve si batakçi dhe shumicës së njerëzve me ngjyrë si viktima. Kjo kritikë u mor kaq keq nga lexuesit sa The Economist e hoqi nga publikimi dhe kërkoi ndjesë. Shkrime të tjera mbi këtë libër, përfshirë shkrimet e The Wall Street Journal dhe The Los Angeles Times kanë qenë shumë më pozitive. Një prej shkrimeve thotë se Baptist “lë mënjanë mitet që shoqëria jonë ka krijuar për ta ndjerë veten më rehat në lidhje me të shkuarën skllavopronare.”

Edhe udhëtimi i tij në histori qe kënaqësi intelektualisht, por në disa raste sfiduese nga pikëpamja emocionale, thotë Baptist. Ai rikujtoi emocionet që përjetoi kur lexoi një intervistë me një grua, nëna e skllavëruar e së cilës punonte në tonë e një ferme të vogël në Kentaki në vitet 1850 dhe që kthehej në shtëpi në darkë për të mësuar se një tjetër fëmijë i saj qe shitur larg.

“Në vitin 1850 njerëzit mund të kishin hequr dorë nga shpresa,” tha Baptist. “Nuk kishte arsye për të shpresuar se një situatë e tillë do të merrte fund një ditë. Ai qe çasti, gjatë leximit të intervistës, që komplikimet e historisë erdhën në shtëpi.”

Publikuar më 4 tetor 2014 në New York Times.

You may also like...