Liria e medias: Xhorxh Oruell mbi vetë-cenzurën helmuese të medias

“Armiku është gramafoni i mendjes, pavarësisht nëse dikush bie apo jo dakord me atë që luhet”

Maria Popova

animalfarm_penguin2000Më 1937, Xhorxh Oruell, (George Orwell) pati idenë për alegorinë e tij distopike, tashmë klasike, për eksplorimin e diktaturës së tmerrshme të Rusisë Sovjetike në një përrallë saritike që demaskonte regjimin e Stalinit. Në esenë e tij të vitit 1946 Pse Unë Shkruaj, Oruell vërejti se kjo qe përpjekja e tij e parë e vetëdijshme “për të shkrirë qëllimet politike me qëllimet artistike në një të vetëm”. Por në kohën kur ai e përfundoi atë gjashtë vjet më vonë, në mes të Luftë së Dytë Botërore dhe pak para fillimit të Luftës së Ftohtë, libri qe vendosmërisht një mesazh anti-sovjetik i cili përbënte një sfidë të dukshme në Britaninë politikisht të kujdesshme. Dorëshkrimi u refuzua nga katër shtëpi të mëdha botuese, përfshirë publikuesin e Oruell Gollancz dhe nga vetë T.S. Eliot në Faber and Faber.

Por ndoshta edhe më interesante se sa historia e librit, gjithsesi, është eseja paralajmëruese e titulluar “Liria e Medias”, të cilën Oruell e shkroi si paradhënie për librin. E përfshirë në edicionin e vitit 2000 të Fermës së Kafshëve të shtëpisë botuese Penguin (gjendet këtu në anglisht) si “Parathënia e Propozuar nga Oruell për Ferma e Kafshëve,” eseja – e shkruar më shumë se shtatë dekada pasi Mark Twain u ankua se “ka ligje që mbrojnë lirinë e shprehjes së medias, por nuk ka asnjë ligj që të mbrojë njerëzit nga media” – i trajton këto probleme në mënyrë shumë të vlefshme edhe për kohën tonë, kur po jetojnë në mes të skandaleve mediatike botërore, censurë vicioze dhe mbikëqyrje pothuajse totale politike nga qeveria.

Oruell fillon duke nxjerrë një paragraf nga një letër që kishte marrë nga një publikues, i cili fillimisht kishte rënë dakord të publikonte librin por, më vonë, nën këshillat e Ministrisë së Informacionit, cicëronte:

“Unë të përmenda reagimin që pata nga një zyrtar i lartë i Ministrisë së Informacionit në lidhje me Fermën e Kafshëve. Më duhet ta pranoj se kjo shprehje opinioni që ai ka dhënë më ka bërë mua të mendoj seriozisht… unë mund ta shoh tani se ajo mund të shihet si diçka që nuk këshillohet të botohet në këtë kohë. Nëse fabula do t’i adresohej në përgjithësi diktatorëve dhe diktaturave, atëherë publikimi do të qe i gjithi në rregull, por fabula tregon, siç e shoh unë tani, ecurinë e ngjarjeve të Rusisë Sovjetike dhe dy diktatorëve të saj dhe që mund t’i mvishet vetëm Rusisë, duke përjashtuar diktaturat e tjera.

Një gjë tjetër: do të qe më pak fyese nëse kasta dominuese në fabul të mos ishin derrat. Unë mendoj se zgjedhja de derrave si kastë sunduese pa dyshim do t’i duket fyese shumë njerëzve dhe në veçanti, të gjithë atyre që janë pak të prekshëm, siç janë padyshim rusët”.

Duke vërejtur kërcënimin e përgjithshëm të ndërhyrjeve të tilla qeveritare në sektorin privat të publikimeve dhe censurën që krijohet nga kjo, Oruell ankohet për rrezikun më të madh:

Rreziku kryesor ndaj lirisë së mendimit dhe të shprehjes aktualisht nuk është ndërhyrja e drejtpërdrejtë e… ndonjë organizmi zyrtar. Nëse publikuesit dhe redaktorët e ushtrojnë veten për të shmangur publikimin e disa temave të caktuara, kjo nuk ndodh për shkak se ata janë të frikësuar nga përndjekja por për shkak se janë të frikësuar nga opinioni publik. Në këtë vend fodullëku intelektual është armiku më i keq me të cilin një shkrimtar apo një gazetar duhet përballet. …Fakti më djallëzor mbi censurën letrare në Angli është që, kjo censurë, në pjesën më të madhe është vullnetare.

(Ekzaktësisht 30 vjet më vonë, E.B. White do ta ridrejtojë këtë kritikë ndaj presioneve komerciale më së shumti se sa ato qeveritare.)

Panorama që ai jep për median dhe marrëdhënien e saj me disidencën dhe opinionin publik është veçanërisht i ngjashëm me atë që Galileo vuajti me Kishën Katolike gati 500 vjet më herët:

Idetë jopopullore mund të heshtën dhe faktet e paleverdishme të lihen në errësirë, pa nevojën për asnjë ndalim zyrtar. Çdokush që ka jetuar për një kohë që gjatë në një vend të huaj do të dallojë rastet e lajmeve sensacionale – gjëra që në vetvete do të meritojnë tituj të parë – por që mbahen jashtë medias britanike, jo për shkak se qeveria ka ndërhyrë por për shkak të një marrëveshjeje të heshtur të mirëkuptuar se “ajo që është e papërshtatshme” për t’i përmendur. Për aq sa i përket gazetave të përditshme, kjo është një ese për të kuptuar. Shtypi britanik është thellësisht i centralizuar, dhe shumica e tij është nën pronësinë e njerëzve të pasur që kanë shumë arsye për të qenë të pandershëm në çështje të rëndësishme. Por e njëjta lloj censure e fshehtë funksionon edhe në rastin e librave dhe publikimeve periodike si dhe në teatër, film apo radio. Në çdo kohë ka një ortodoksi, një sasi idesh të cilat supozohet se janë të menduarit e drejtë të cilat njerëzit i pranojnë pa bërë pyetje. Nuk është ekzaktësisht e ndaluar për ta thënë por “nuk është e përshtatshme” për ta thënë, njësoj si në kohën Viktoriane qe “e papërshtatshme” të përmendje pantallonat në prani të një zonje. Çdokush që sfidon ortodoksinë dominuese e gjen veten të detyruar të heshtë me efikasitet habitës. Një opinion i sinqertë i cili nuk është në modë nuk merr kurrë një dëgjesë të ndershme në shtypin popullor apo në botimet e rëndësishme periodike.

georgeorwell6Oruelli kritikoi të menduarit në grup të inteligjencës dhe absolutizmin e çuditshëm ikanak të moralit dhe të relativizmit moral që përdoret nga këto intelektualë kur përballen me çështjen nëse Ferma e Kafshëve duhet apo jo të publikohet:

“Reagimi i shumicës së intelektualëve anglezë do të jetë shumë i thjeshtë: “Nuk duhet të publikohet.” Natyrisht, ata kritikë që kuptojnë nga arti i denigrimit nuk do ta sulmojnë atë në baza politike por në baza letrare. Ata do të thonë se është i mërzitshëm, një libër i çuditshëm dhe një shpërdorim i kotë letre. Kjo mund të jetë e vërtetë, por natyrisht nuk është e gjithë e vërteta. Askush nuk thotë se një libër “nuk duhej të publikohej” thjeshtë sepse është një libër i keq. Në fund të fundit, hektarë të tërë me plehra shtypen çdo ditë dhe askush nuk shqetësohet mbi këtë. Inteligjenca angleze apo shumica e tyre, do të kundërshtojnë këtë libër për shkak se ai përkthen Udhëheqësin e tyre dhe (siç e shohin ata) pengon kauzën e progresit. Nëse do të bënte të kundërtën, ata nuk do të kishin asgjë për të dhënë edhe nëse defektet letrare do të ishin dhjetë herë më të mëdha nga sa dukshëm janë. Në zemër të këtij problemi është një manifest i një dileme etike që është shumë më e dukshme sot kur opinionet mundet – dhe janë, në mënyrë proflike – të shprehuara në më shumë platforma nga sa mund të kishte imagjinuar vetë Oruelli: Problemi këtu është goxha i thjeshtë: a duhet të dëgjohet një opinion, sado jopopullor apo sado i çmendur? Nëse e shprehim në këtë mënyrë, pothuajse çdo intelektual anglez do të jetë i gatshëm të thotë “Po!” Por nëse i jep formë konkrete dhe pyet, “kur një ide sulmon Stalinin, a duhet ajo të dëgjohet?” Përgjigjja do të jetë më shumë “Jo!” Në këtë rast ortodoksia aktuale nddh që të sfidohet dhe kështu parimet e lirisë së shprehjes rezultojnë difektoze. Nëse dikush e dashuron demokracinë, vijon argumenti, atëherë është e pranueshme të shkatërrohet armiku pavarësisht se me çfarë mjetesh. Dhe cilët janë armiqtë e tij? Duket se gjithmonë armiqtë nuk janë vetëm ata që e sulmojnë atë hapur dhe me vetëdije por edhe ata që ‘objektivisht’ e rrezikojnë atë duke shpërndarë doktrina të gabuara. Me fjalë të tjera, mbrojtja e demokracisë përfshin edhe shkatërrimin e të gjithë pavarësisë së mendimit. Këta njerëz nuk e kuptojnë se, nëse ti nxit metodat totalitare, do të vijë koha kur këto metoda do të përdoren kundër teje.

Por pika më e vlefshme e tij është ajo përmbyllëse:

Zëvendësimi i një ortodoksie me një tjetër nuk është domosdoshmërish një përparim. Armiku është mendja që regjistron, pavarësisht nëse dikush është apo jo dakord me atë që po luhet në atë moment.

Më 7 gusht 1945, Ferma e Kafshëve u publikua më në fund. Ai shiti miliona kopje dhe është përkthyer në më shumë se shtatëdhjetë gjuhë.

You may also like...