Malthusi, Marksi dhe Rritja Ekonomike Moderne

Kenneth Rogoff

Kembrixh – Premtimi se çdo gjeneratë do të jetë me mirëqënie më të lartë se sa gjenerata paraardhëse është dogma themelore e shoqërisë moderne. Dhe gjerësisht, ekonomitë më të përparuara e kanë përmbushur këtë premtim, me standarde jetese në rritje përgjatë gjeneratave të fundit, pavarësisht hapave prapa të shkaktuara nga luftërat dhe krizat financiare.

Edhe në botën në zhvillim, shumica dërrmuese e njerëzbve kanë filluar të përjetojnë një përmirësim të qëndrueshëm në standardet e tyre të jetetës dhe po zhvillojnë me shpejtësi pritshmëri të ngjashme rritjeje ekkonomike. Por a do të munden gjeneratat e ardhëshme, veçanërisht në ekonomitë e avancuara, të realizojnë një pritshmëri të tillë? Përgjigjja duket se është e vështirë, por po, rreziqet duket se janë më të mëdha nga sa kanë qenë disa dekada më parë.

Deri tani, çdo parashikim i epokës moderne se fati i njerëzimit do të përkeqësohet, nga Thomas Malthus te Karl Marksi re rezultuar në mënyrë spektakolare e gabuar. Progresi teknologjik ka eliminyuar pengesat për rritjen ekonomike.

Ribalancimet politike periodike, në disa raste paqësore dhe në disa raste jo, kanë siguruar që shumica dërrmuese e njerëzve të përfitojnë, megjithëse disa kanë përfituar shumë më tepër se të tjerët.

PowerPoint PresentationPër rrjedhojë, shqetësimet e Malthusit mbi vdekjen masive nga uria nuk janë materjalizuar në asnjë prej ekonomive kapitaliste paqësore. Dhe, pavarësisht shqetësimit nga rënia e pjesës së të ardhurave nga puna gjatë dekadave të fundit, panorama afatgjatë sërish sfidon parashikimin e Marksit se kapitalizmi do të sjellë varfërimin e punëtorëve. Standardet e jetesës nëpër të gjithë botën vijojnë të rriten.

Por performanca e rritjes në të shkuarën nuk është garanci se një trajektore gjerësisht e ngjashme do të mund të ruhet përgjatë këtij shekulli. Duke lënë mënjanë çrregullimet potenciale gjeopolitike, ka disa sfida të jashtëzakonshme për t’u kapërcyer, më së shumti ato vijnë nga nënperformanca dhe disfunksionimi i politikës.

Seri i parë i problemeve përfshin problemet që digjen ngadalë dhe që përfshijnë eksternalitete, shembulli më i dukshëm është degradimi mjedisor. Kur të drejtat e pronave janë të përkufizuara keq, siç është rasti i ajrit dhe i ujit, qeveria duhet të ndërhyjë për të ofruar rregullat e duhura. Unë nuk kam zili gjeneratat të ardhëshme kur vjen puna për nevojën për të zgjidhur pasojat e mundshme të ngrohjes globale dhe mbarimit të rezervave të ujit të ëmbël.

Një set i dytë problemesh është nevoja për t’u siguruar që sistemi ekonomik të perceptohet si i ndershëm në themel, gjë që është çelësi për qëndrueshmëri politike. Ky percemtim nuk mund të merret më si i mirëqenë ndërsa ndërveprimi i teknologjisë dhe globalizimit ka përkeqësuar pabarazinë në të ardhura dhe mirëqënie brenda vendeve edhe pse hendeqet mes vendeve janë zvogëluar.

Deri tani, shoqëritë tona kanë rezultuar jashtëzakonisht të afta për t’iu përshtatur teknologjive përçarëse; por shpejtësia e ndryshimit në dekadat e fundit ka shkaktuar probleme të jashtëzakonshme, të reflektuara në pabarazitë e stërmëdha në të ardhura brenda vendeve, ku hendeqet janë pothuajse në nivele rekord mes të pasurve dhe pjesës tjetër. Pabarazia mund të korruptojë dhe të paralizojë sistemin politik të një vendi – dhe bashkë me të edhe rritjen ekonomike.

Problemi i tretë është plakja e popullsisë, një problem që do të sjellë sfida të ashpra edhe për sistemet politike më të mirëdizenjuara. Si do të ndahen burimet për t’u përkujdesur për të moshuarit, veçanërisht në ekonomitë me rritje të ngadaltë ku skemat aktuale të pensioneve publike dhe kujdesit shëndetësor të moshës së tretë po bëhen gjithnjë e më të paqëndrueshme? Rritja e borxheve publike natyrisht që e përkeqëson problemin, për shkak se gjeneratave të ardhëshme po u kërkohet si shërbimi i borxhit tonë, ashtu edhe pagesa për pensionin tonë.

Sfida e fundit është një gamë e gjërë problemesh që kërkojnë rregullime për teknologjitë që zhvillohen me shpejtësi nga qeveritë që jo gjithmonë kanë kompetencën apo burimet për të bërë diçka të tillë me efikasitet. Ne sakaq kemi parë se ku mund të na çojë rregullimi i dobët i tregut financiar në ndryshim të vazhdueshëm. Ka dobësi paralele në shumë tregje të tjera.

Një shembull i dukshëm është furnizimi ushqimor – një fushë ku teknologjia ka mundësuar prodhim gjithnjë e më të madh deri te ushqimi i ripërkufizuar gjenetik që shkencëtarët tashmë vetëm sa kanë filluar ta vlerësojnë.

Ajo që dihet deri tani është se mbipesha e fëmijëve është bërë epidemike në shumë vende, me një normë alarmante rritjeje të diabetit të tipit 2 dhe të sëmundjeve koronare gjë që nënkupton një impakt shumë negativ në pritshmërinë për jetëgjatësi të gjeneratave të ardhëshme.

Shumë kërkues të shëndetësisë, përfshirë Kelly Brownell, David Ludwig, dhe Walter Willett, i kanë dokumentuar këto probleme. Ndërhyrjet e qeverisë deri tani, më së shumti në formën e përforcimit të edukimit, kanë rezultuar gjerësisht inefektive. Varësia vetëshkatërruese ndaj ushqimit të përpunuar, të cilën ekonomistët e përshkruajnë si të “brendshëm”, mund të ulin cilësinë e jetës për të prekurit dhe në fund mund të sjellin eksternalitete për shoqërinë, të tilla si kosto më të larta për kujdesin shëndetësor. Sërish, pavarësisht rritjes së korit të shqetësimeve nga kërkuesit, tregjet politike duket se kanë ngrirë.

Të gjitha këto probleme kanë zgjidhje, së paku në terma afatshkurtër dhe afatmesëm. Një taksë globale mbi emisionet e karbonit mund të pakësojë rreziqet për klimën dhe mund të lehtësojë qeveritë nga ngarkesa me borxhe. Trajtimi i pabarazisë kërkon një rishpërndarje më të madhe përmes sistemeve kombëtare të taksave, sëbashku me programe më të mira për arsimimin e të rriturve, ndoshta duke përdorur më shumë teknologjitë e reja. Efektet negative të rënies së popullsisë mund të zgjidhen duke lehtësuar kufizimet për emigrim ndërkombëtar dhe duke inkurajuar më shumë gra apo të mioshuar të hyjnë apo të qëndrojnë në forcën e punës. Por sa kohë do t’i duhet qeverive të veprojnë, kjo mbetet një pyetje e hapur.

Ekonomitë kapitaliste kanë qenë eficente në mënyrë spektakolare për të krijuar kushtet për një rritje të konsumit në të mira private, së paku në terma afatgjatë. Kur vjen puna te të mirat publike – të tilla si arsimi, mjedisi, kujdesi shëndetësor dhe mundësitë e barabarta – historia nuk është kaq mbresëlënëse, dhe pengesat politike për përmirësim duket se janë rritur ndërsa ekonomikë kapitaliste janë maturuar.

A munden gjeneratat e ardhëshme të shijojnë cilësi jetese më të mirë se sa paraardhësit e tyre? Në vendet në zhvillim që nuk kanë mbërritur ende te kufijtë e teknologjisë, përgjigjja është pothuajse e sigurtë, po. Në vendet e zhvilluara, përgjigjja është e vështirë, por gjithsesi sërish duhet të jetë, Po! Por sfidat po bëhen të jashtëzakonshme.

Autori është profesor i Ekonomiksit dhe Politikave Publike në Universitetin e Harvardit. Ai qe kryeekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar nga viti 2001 deri më 2003.

 

Read more at http://www.project-syndicate.org/commentary/kenneth-rogoff-identifies-several-obstacles-to-keeping-living-standards-on-an-upward-trajectory#LKITOqkB2dsevZ9E.99

You may also like...