Marcel Proust korruptoi kritikët për të marrë lavde nëpër gazeta

Disa letra të nxjerra në ankand nga kompania Sotheby zbulojnë se shkrimtari i madh pagoi para në mënyrë që lavdet për romanet e tij të  publikoheshin në faqet e para të gazetave franceze.

Marcel ProustShkrimtari francez Marcel Proust pagoi shuma të konsiderueshme për të marrë lavde për volimin e parë të romanit të tij shumë-volumësh “Në Kërkim të Kohës së Humbur”, zbulohet nga disa letra të shkruara nga autori.

Shkrimtari mësohet se porositi botuesin e vet për të kryer pagesat, duke i premtuar atij rimbursim, me kushtin që paguesi të fshihej sa më mirë e të mos mësohej kurrë. Shënimet e tij për botuesin u zbuluan rastësisht brenda një kopjeje jashtëzakonisht të rrallë të romanit “Mënyra e Suanit” kopje që pritet të shitet në ankand për rreth gjysmë milioni euro muajin e ardhshëm në Paris.

Shënimet e bëjnë të qartë se Proust e orkestroi operacionin vetë nga krevati i tij. Mësohet se ai pagoi 300 frang të kohës – rreth 1 mijë euro sot – për një referencë lavdëruese të romanit që duhej të botohej në faqen e parë të gazetës Le Figaro. Ai pagoi 660 franga të tjera për një shkrim tjetër më të gjatë dhe me më shumë lavde me autor nga një mik i tij, për publikim te faqja e parë e Journal Des Debats.

Që të dy artikujt qenë versione të redaktuara të kritikave sakaq plot lavde të mikut të tij piktor Jacques Émile-Blanche,,

Marcel Proust (1871-1922) qe një shkrimtar me pasuri të madhe familjare, i njohur më së shumti për romanin e tij monumental À la recherche du temps perdu (Në kërkim të kohës së humbur), i cili u publikua në shtatë volume mes viteve 1913 dhe 1927.

Në shqip gjenden dy vepra të tij: “Kur dashuronte Suani, shqipëruar nga Edmond Tupja dhe që konsiderohet si romani më mirë prezantues për Proust si dhe “Robinja publikuar së fundmi me shqipërim nga Edit Dibra.




You may also like...