Mashtrimi me grek

Një mashtrim historik dhe legjendar paraelektoral i organizuar nga Partia Socialiste me banorët e zonës së mbiShkodrës, ku një grek u mor me vete nëpër takime për të folur greqisht dhe për të premtuar se pas zgjedhjeve, ai do të blinte me çmime të majme të gjithë sasinë e duhanit të prodhuar në këtë zonë, për zgjedhjet e vitit 2013. Greku, i cili u prezantua si përfaqësues i një kompanie të madhe të duhan-cigareve, nuk u pa më nga këto anë sapo mbaruan zgjedhjet. Fshatarët, të cilët e kishin grënë gënjeshtrën, e rritën sasinë e duhanit të mbjellë atë vit dhe përfunduan në faliment nga rënia e çmimeve në vitin që pasoi. Shih më shumë: Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...