Meta: Pyeta Ramën për pushimet, më tha se bënte gjumë të trazuar

Lëvizja Socialiste për Integrim publikoi sot pak çaste më parë një deklaratë urgjente në të cilën bëhej e ditur për të gjithë kioskat mediatike të interesuara se kryetari i kësaj partie Ilir Meta diskutoi asgjë me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar sot në ambjentet e Partisë Socialiste.

“Folëm për gjëra që lidhen me verën”, tha Meta sipas deklaratës së publikuar me urgjencë nga zyra e tij e shtypit. Burime të mirëinformuara nga LSI bënë të ditur për Ruritania News Agency se Meta ka pyetur Ramën se ku do t’i kalojë pushimet dhe se a ka ndonjë mbrëmje të lirë për një gotë verë. Rama iu përgjigj se këto kohë kishte probleme me gjumin, dhe se shpesh i fandaksej në ëndërr sikur ai e tradhëtonte me Lulzim Bashën.

Meta e siguroi që të hiqte nga mendja këto punë kur binte në gjumë, të përpiqej t’i harronte këto punë. “Kemi kohë deri në shtator për t’u menduar,” mësohet të ketë thënë Meta. “Ti si kryeministër i zgjedhur të takon të mendohesh më shumë, por gjithsesi mos u ngarko tepër, ruaje veten.”

Të tjera nga kjo rubrikë: Basha te kryeministria, Rihana, sytjena antiberthamore, LSI komenton zgjedhjet ne PD

Lajme të tjera me interes: PD përjashtoi anëtarët e para vitit 2001 nga zgjedhjet

 

You may also like...