Mobilitet shoqëror

Aftësia e një shoqërie për të lejuar njerëzit e lindur në shtresën e varfër të shoqërisë që të ngrihen drejt shtresave më të larta ose anasjelltas në varësi të aftësive të tyre. Mobiliteti i plotë teorik konsiderohet situata kur një e pesta e të gjithë njerëzve të lindur në kuintilen më të varfër të shoqërisë arrijnë gjatë jetës së tyre të hyjnë në kuintilen më të pasur të shoqërisë. Mobiliteti shoqëror është i vështirë të matet në realitet për shkak se kërkon të dhëna statistikore mbi të ardhurat e popullsisë në nivel familjeje apo individi për periudha të gjata kohore. Fjalorthi Ekonomik

You may also like...