Nikolla: Ligji I ri për Arsimin e Lartë mundëson Arsim Publik Fals

12166539_10153612904151145_1503249610_nRuritania News Agency në ditën e parë të hapjes së dyerve të Universiteteve shkoi të intervistonte zonjën Lindita Nikolla e cila ishte e zënë me përgatitjen e pritjes së kombëtares. Për shkak se koha ishte e shkurtër edhe intervista jonë mbi efektet e Ligjit për Arsimin e Lartë është e shkurtër. Gazetari i agjencisë iu drejtua zonjës Nikolla me një shqetësim që vinte nga studentët dhe pedagogët që e kundërshtojnë këtë ligj. Sipas zonjës Nikolla këto studentë dhe pedagogë nuk janë vetëm se disa prapanikë dhe turkoshakë që nuk arrijnë të kuptojnë vizionin e këtij ligji përparimtar. Ajo vazhdoi m tej duke akuzuar opozitën si nxitëse artificiale të këtyre protestave dhe duke akuzuar disa pedagogë të cilët nuk kanë asnjë arritje në CV e tyre dhe që përpiqen të bien në sy përmes këtyre protestave.

E pyetur se çfarë të reje dhe të mire absolute do t’i ofronte Arsimit Publik ky Ligj i miratuar shpejt e shpejt nga parlamenti zonja Nikolla iu përgjigj “Ju siguroj se ky ligj do të mundësojë një Arsim Publik Fals”.

You may also like...