Një copë e fundit parku kthehet në beton me lejen e Lulzim Bashës

Në historinë e Shqipërisë njihet metoda e shtyrjes së gardhit në oborrin e komshiut. Në kohët kur gardhet ishin prej shkurresh, këto të fundit priteshin nga brenda duke krijuar si pa dashje një hapësirë shtesë për veten e duke pakësuar hapësirën e komshiut apo hapësirën publike. Pikërisht e njëjta gjë po ndodh edhe sot, në mes të Tiranës.

Në rrëzë të shkollës Edith Durham, e njohur në gjuhën popullore me emrin e vjetër 11 janari, një copëz e vogël hapësire publike pati mbetur mes batërdisë së pallateve shumëkatëshe dhe kopështeve të privatizuara si pa të keq nga banorët aty pranë, me parimin, “po u kufizua me shtëpinë time, është e imja.”

Kjo hapësirë u plotësua do vite më parë me disa stola betony dhe tre pemë. Sot nuk është më. Një tabelë thotë se me lejen e Bashkisë së Tiranës, një firmë private po ndërton një objekt, që dëshiron ta reklamojë si Librari.

Tabela qe na flet per sakrifikimin e nje parku ne emer te ndertimit te nje librarie

gardhi

Gardhi i vendosur brenda murit te shkolles Edith Durham me synimin per te kapur edhe nje meter toke publike pervec parkut

Sikur të mosmjaftonte kjo, pra zënia e një hapësire publike me lejen e Bashkisë, kompania e ka parë të udhës të vërë një gardh brenda oborrit të shkollës për të ngrënë edhe një metër nga kjo copë e mbetur e pronës publike e për ta kthyer në beton.

You may also like...