Një njeri i çmendur shumë modern

400 vjetori i vdekjes së autorit të Don Kishotit është shkak për të celebruar, siç edhe Jasper Rees shkruan në këtë shkrim, se përse ky dështim i vjetër obsesiv ka një tërheqje në imagjinatën tonë kulturore.

JASPER REES*

Historia e një plaku të çmendur që e imagjinon veten sikur është një kalorës endacak. Gjatë rrugëtimit të tij për të zbuluar virgjëresha tek prostitutat dhe kështjella në hanet e rëndomta. Aventurat e tij kanë pjellë një mbiemër që përshkruan idealizmin zhgënjyes, të tipizuar nga aktivititeti i çuditshëm i drejtimit të heshtës ndaj mullinjve të erës të cilët ai i mendonte si ushtarë të një armate gjigande.

Për Milan Kunderën, bota moderne – “dhe bashkë me të romani modern”, shton ai – lindën kur Don Kishoti kalëroi për nderin e tij mbi Rozinantin. “Aventurat e Don Kishotit” nga Miguel de Servantes u publikua në dy pjesë, e para doli në 1605. Ndërsa pjesa e dytë doli një dekadë më pas, kur edhe romani kishte fituar famë thuajse në gjithë europën dhe gjithashtu edhe në kolonitë spanjolle të Amerikës. Që nga ajo kohë ai është shndërruar në një nga veprat më influencuese të gjithë kanonint të letërsisë. Bashkë me “Iliadën” e Homerit, “Komedinë Hyjnore” të Dantes dhe “Parajsa e Humbur” e Miltonit, “Don Kishoti” është libri që prodhoi shumëllojshmërinë.DonQ-working-1-2-3-inline_0

Ndryshe nga të gjitha kryeveprat e tjera, kanvasi i saj nuk i shtyn lexuesit e saj në një botë me zota apo me vetë Zotin, apo në praninë e heronjve dhe heroinave legjendare. Përkundrazi ajo tregon historinë e një njeriu të thjeshtë që ka lexuar shumë libra kalorësie dhe i inspiruar nga to ai lodron në kërkim të kryerjes së veprave heroike të kalorësve të djeshëm.

Ja përse Kundera e quajti atë si romani i parë. Këto për herë të parë kemi një rrëfim të plotë sa i takon një njeriu të zakonshëm prej balte, i zhveshur nga gjithaçka përpos armaturës së hekurt mesjetare. Romanca ka vdekur. Protagonisti është lënë në mjedisin e tij, nën shoqërinë e një shqyrtari të bindur të quajtur Sanço Panço. Të dy ato krijojnë gjysmat e psikës njerëzore. Aty ku Don Kishoti ka një fantazi të shfrenuar është Sanço i cili ka shkëndijat e zgjuarsisë duke u shndërruar në një pragmatist. Libri është një kronikë e hallakatur e aventurave të kësaj dysheje, që gjatë udhës së tyre ato përballen me farsën dhe i hapin udhë patosit dhe faljes së vet-dijes së tyre.

Servantesi ka qenë një vëzhgues gjatë gjithë jetës sa i takon çmendurisë së heroizmave. Një marinar spanjoll, ai u shtrua në spital për gjashtë muaj pas betejës së Lepantos, më pas u zu rob nga pirati Barbari dhe u burgos në Algjeri për pesë vjet, ku pas katër dështimeve për arratisje ai u shpagua për pjesën e mbetur të dënimit nga prindërit e tij. Më vonë ai u shndërrua në taksambledhës. Karriera e tij si shkrimtar qe një përpjekja disfatiste e një letërsie të lodhshme, deri në moshën  vjeçare, kur ai dërgoi kalorësit e tij në fushën e thatë të La Manchas për të patur zhgënjimin romantik. E gjitha kjo kur Servantesi po pasuronte komnetarin e tij, që është dhe shpikja më e mrekullueshme; ironia metatekstuale e makinerisë narrative.

Titulli: Don Kishoti i Mançës, vëllimi l Origjinali: El ingenioso hidalgo Don Quijote de la Mancha Gjinia: Roman Autori: Miguel de Cervantes Saaverda Shqipëroi: Fan Noli Shtëpia botuese: Onufri Viti: 2008 Fq. 356 Pesha: 0.54 kg ISBN: 978-99943-42-31-0

Titulli: Don Kishoti i Mançës, vëllimi l
Origjinali: El ingenioso hidalgo Don Quijote de la Mancha
Gjinia: Roman
Autori: Miguel de Cervantes Saaverda
Shqipëroi: Fan Noli
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2008
Fq. 356
Pesha: 0.54 kg
ISBN: 978-99943-42-31-0

Ky libër 900 faqësh nuk është i kollajtë për t’u lexuar. Por të gjithë novelistët, i pëlqen apo jo janë krijesa të Servantesit, që e shndërroi veten në një karakter të vetë veprës së tij katër shekuj përpara Gjon Vetes, anti heroit të “Parasë” së Martin Amis, i cili krijon një figurë hije të quajtur Martin Amis. “Servantesi ka qenë një mik i mirë i imi për shumë vite” ulëriti Don Kishoti për krijuesin e tij “Librat e tij ka ide gjeniale, por ai niset për të kryer diçka dhe në fund nuk bën asgjë” Shkruesit e hershëm anglezë si, Fielding, Smollett, Sterne, të romaneve aventureskë nuk do ishin asgjë pa të. Historia na është ripropozuar nga Chesterton, Kafka, Greene, Borges, Rushdie dhe kështu me radhë.

Ky vit flet vetëm për Shekspirin, që vdiq në 23 Prill 1616. Duke lënë me një anë mospërputhjen mes kalendarit Gregorian dhe atij Julian ai ndan të njëjtën ditëvdekje si Servantesi. Siç fundja është e drejtë dhe korrekte, Shoqëria Mbretërore Shekspir ka gjetur hapësirë për të celebruar në skenë veprat e tij nën adaptimin e James Fenton. David Threlfall kthehet për herë të parë në RSC thuajse 30 vjet pasi ka luajtur Smiken në udhëtarin e përhershëm dhe të njohur “Nicholas Nickleby”. Si Sanço Panço është  Rufus Hound, që ka fituar famën e tij duke luajtur në vepra të rëndomta si “Një njeri, Dy Guvnor” dhe “Dirty Rotten Scoundrels”.

Ndryshe nga novelistët, Servantesi, me vetë referncialitetin e shtirur të tij, ka inspiruar forma të tjera arti për t’u përfshirë në një dialog me të që nga fillimi. “Cardenio” mendohej se qe një vepër e humbur e Shekspirit, dhe ka qenë e bazuar në një fabul nga “Don Kishoti”. Libri është tanimë shndërruar në opera nga Telemann, Mendelssohn dhe Massenet, një poemë gazmore, interesante nga Shtrausi dhe një kabare nga Broadëay me titullin “Burri nga La Mancha”, më tej u shndërrua në film me Peter O’Toole. Teatri Kombëtar i Londrës e vuri në skenë librin në 1982 me Paul Scofield dhe më pas kemi pjesën koroegrafike të vendosur mjeshtërisht në skenë nga Balanchine dhe Petipa. Versioni i fundit i Alexei Fadeyechev që është një ripunim i “Don Kishotit” të Petipas për Bolshoi është duke shënjuar edhe ai duke u shfaqur në teatrin e Moskës dhe do të shihet dhe jashtë Rusisë pak më vonë. Ndërsa Servantesi dhe jeta e tij është duke u shndërruar gjithnjë e më shumë madje dhe nga biografi Ëilliam Egginton në studimin e tij të ri, “Njeriu që Shpiku Fiksionin: Si Servantesi i foli Botës Moderne”.

Titulli: Don Kishoti i Mançës, vëllimi i dytë Origjinali: El ingenioso hidalgo Don Quijote de la Mancha Gjinia: Roman Autori: Migel de Servantes Saavedra Shqipëroi: Petro Zheji Shtëpia botuese: Naim Frashëri Viti: 2014 Fq. 656 Pesha: 1.011 kg. ISBN: 978-9928-164-88-9

Titulli: Don Kishoti i Mançës, vëllimi i dytë
Origjinali: El ingenioso hidalgo Don Quijote de la Mancha
Gjinia: Roman
Autori: Migel de Servantes Saavedra
Shqipëroi: Petro Zheji
Shtëpia botuese: Naim Frashëri
Viti: 2014
Fq. 656
Pesha: 1.011 kg.
ISBN: 978-9928-164-88-9

Emri i Don Kishotit mundet ndonjëherë pengon shoqërinë e tij të patjetërsueshme. Siç edhe Stranglers është shprehur dikur “Çfarëdo t’i ketë ngjarë Sanço Panços?” Epo, edhe ai është i lidhur me këtë botë gjithashtu. Në 2002 ai po rimëshirohej nga Johnny Depp në përshtatjen kinematografike të  Terry Gilliam. Depp duhet të luante rolin e një ad exec që i shkruan një tregtari që është Kishoti, vetëm për ta gjetur veten e tij në shekullin e 17 i ngatërruar nga Kishoti si shqyrtari i tij.

Kërkesa donkishoteske e Gilliamit për “Don Kishotin” është duke u shndërruar shumë shpejt në filmin e paxhiruar më të famshëm të historisë së kinematografisë. Produksioni i tij në 2002 nuk u përfundua nga një përmbytje e papritur që e tjetërsoi totalisht vendndodhjen, ndërsa kalorësi i tij  endacak Jean Rochefort u dëmtua me një hernie diskale të dyfishtë. Vitin e shkuar Gilliam qe i gatshëm ta ribënte këtë film, por John Hurt zbuloi se kishte kancer në pankreas. Gjithsesi ka disa zëra që gjithçka mund të rinisë. Gilliam mund të marrë kurajo nga optimizmi i theksuar Kishotesk. Siç edhe ai u shpreh pasi dështoi me sukses për herën e disatë “Fati gjithmonë lë një derë të hapur në bela për të mundësuar një shpagim”.

*JASPER REES është autor i “Bred of Heaven”, dhe shkruar mbi artin për the Telegraph, the Spectator and theartsdesk.com

https://1843magazine.com/culture/a-very-modern-madman

You may also like...