Njeriu i Njëmijtë – Rudyard Kipling

Rudyard Kipling

Rudyard Kipling

Autori i poezisë së njohur “Në Mundsh” dhe shkrimtari i librit me famë botërore “Libri i xhunglës” vjen në shqip me një poezi të papërkthyer më parë. “Njeriu i njëmijtë” mbart të njëjtat nota solemne të miqësisë së vërtetë dhe mundimeve që dikush heq gjersa të gjejë “njeriun e njëmijtë”, mikun e zemrës që është i gatshëm të hidhet në ujëra të panjohur me dikë, që është i guximshëm mjaftueshëm për ta ndjekur “në trekëmbësh dhe më tej”. Shijojeni!

Njeriu i Njëmijtë – Rudyard Kipling

“Një njeri nga një mijë,” tha Solomoni,

Do të qëndrojnë më pranë se një vëlla.

Dhe ia vlen që teksa kërkon për të gjysmën e ditëve të tua

Ta gjesh përpara tjetrit.

Nëntëqindenëntëdhjetenëntë varen

Nga ajo që bota sheh te ti,

Por Njeriu i Njëmijtë do të qëndrojë miku yt,

Me gjithë botën që të është vënë kundër.

Kjo as premton, as lutet, as tregon,

Por do t’i japë fund kërkimit ndër ta.

Nëntëqindenëntëdhjetenëntë
prej tyre largohen

Prej pamjes tënde apo prej veprimeve apo prej lavdisë.

Por vetëm njëri të gjen ty dhe ti gjen atë.

Pjesa e mbetur e botës nuk ka rëndësi

Për Njeriun e Njëmijtë që mbytet apo noton

Me ty në çdo ujë.

Ti mund të përdorësh portofolin e tij pa e zgjatur,

Më pas ai mund të përdorë tëndin për shpenzimet e veta,

Dhe të qeshë dhe të takojë në shëtitjet e përditshme,

Si të mos ketë pasur kurrë hua mes jush.

Nëntëqindenëntëdhjetenëntë kërkojnë

Argjend ose ar në marrëveshjet e tyre;

Por Njeriu i Njëmijtë, ai vlen sa për të gjitha ato,

Sepse ti mund t’i shfaqësh atij ndjenjat e tua.

Gabimi i tij është gabimi yt, dhe e drejta e tij është e
drejta jote,

Në kohën e duhur ose jo.

Çohu dhe mbështete në sy të kujtdo,

Për arsyet e tua!

Nëntëqindenëntëdhjetenëntë s’mund të durojnë

Turpin apo talljet apo të qeshurën,

Por Njeriu i Njëmijtë do të qëndrojë krah teje,

Në trekëmbësh dhe më tej!

 

Përktheu: Ivana Dervishi

Libra të këtij autori mund t’i gjeni tek SHTEPIA E LIBRIT:

Libri i xhungles, pjesa e pare,…

Libri i xhungles, libri i dyte,…

Libri i Xhungles Mogli, Rudyard…

Kimi, Rudyard Kipling

You may also like...