Normë interesi negativ

Politikë monetare e zbatuar nga vende të ndryshme, në të cilën, bankat qendrore kërkojnë pagesë për të pranuar depozita nga bankat e nivelit të dytë në vend që të ofrojnë interes mbi këto depozita. Supozohet se pasi normat e interesit referencë të zbatuara nga bankat qëndrore janë ulur sakaq në zero dhe sërish kreditimi nuk është rritur, interesi negativ shërben si një nxitje e mëtejshme për bankat që të kërkojnë të japin kredi në vend që t’i depozitojnë likujditetet e tyre në bankën qendrore.

Rezultati i kësaj politike ka qenë miks në shumë vende që e kanë zbatuar, ku në disa raste është vërejtur rritje e kreditimit dhe në disa raste të tjera, jo.

Norma e Interesit Negativ nënkupton interesin nominal dhe është e ndryshme nga Interesi Real Negativ. (Shih) Fjalorthi Ekonomik

You may also like...