Paaftësia e papërballueshme e medias

Ngjarja tragjike që për pasojë solli dhe ndarjen nga jeta të z. Olldashi, na rihapi një plagë të 

479x315x5RulesMediaIgnores.jpg.pagespeed.ic.mVavsAyZ2Cmadhe, median tonë. Plagë që nuk është shumë e vjetër por që ka një proporcion të zhdrejtë për sa i përket thellësisë që ka marrë.

Shumica e ndjekësve të mediave janë ndjerë dje të hutuar, ofenduar, trazuar dhe të pështirosur nga mënyra se si media (pushteti i katërt) ka transmetuar ngjarjen tragjike; të etur për të qenë të parët kanë filluar të harrojnë që duhet të jenë etikë pikë së pari, profesionistë së dyti dhe të saktë së treti.

Mirëpo, sikundër u ri pa për të disatën herë, mediat dështuan për të kryer misionin e tyre, sikundër ç’do pushtet në Shqipëri edhe ato vazhdojnë të dështojnë për të kryer misionin e tyre. Nuk është hera e parë që mediat tregohen tërësisht të paafta për të mirë menaxhuar raste të tilla tragjedie, se si këto media kanë shfrytëzuar në mënyrë makabre histori të dhimbshme pa pasur mëshirë për personazhet e atyre ngjarjeve, duke përshkruar gjithçka dhe në të gjithë format e mundshme duke mbërritur deri në mosrespektin as për të vdekurin.

Natyrshëm lind pyetja se nga vjen e gjithë kjo papërgjegjshmëri mediatike? Personalisht mendoj se kjo papërgjegjshmëri vjen së pari nga paaftësia e stafit që punon në media duke qenë se janë gazetarët, redaktorët dhe kryeredaktorët e mediave që merren me filtrimin e informacionit dhe nëse këto janë shumë të merakosur për të parë në detaje në fyhet ndonjë politikan në ndonjë shkrim apo opinion, apo nëse përmendet ndokund pronari apo ai që financon gazetën përmes reklamave (duke u kthyer jo pak herë në censurues) as nuk u bëhet vonë për mungesën e profesionalizmit të gazetarëve kur ato flasin për çështje thelbësore si përshkrimi i një akti tragjik me pasojë vdekjen. Para disa kohësh kishim rastin e gazetës shqiptarja.com ku një nga gazetaret botoi pa asnjë censurë dëshminë e pedofilit që u arrestua, ndërkohë që opinioni publik e dënoi këtë shkrim kryeredaktorja e gazetës (që me shumë mundësi ka aprovuar pa e vrarë mendjen shkrimin) i bëri një apologji të gjatë gazetares dhe shkrimit të botuar prej gazetës. Në vend që të kërkonte ndjesë, në vend që të pranonte gabimin e saj ajo bëri ashtu siç bëjnë politikanët tonë ua hodhi fajin të tjerëve. Kjo paaftësi të vret sytë dhe mendjen.

Së dyti, mendoj që papërgjegjshmëria vjen dhe prej lidhjes së ngushtë të medias me biznesin, duke e kthyer median në shërbim të parasë, konkurrencës në formatin e korporatës (e jo mediatik e të lajmit). Të shtyrë për të patur sa më shumë reklama në televizionin e tyre mediat bëjnë garë të shfrenuar për të përcjellë gjithsecila nga një informacion më tepër se sa tjetra. Një garë e tillë nuk njeh limite, për median lajmi është si një produkt që duhet shfrytëzuar në maksimum pa pas asnjëlloj kompromisi kështu që klienti të jetë i kënaqur sepse mediat e dinë që klienti është mbret. Kështu që ato kanë vendosur t’i shërbejnë atij në të gjitha mënyrat që atyre u duket më e volitshme. Mediat tona janë distancuar shumë nga vlerat që duhet të tejçojnë në shoqëri. Atyre jo vetëm që nuk u funksionon nervi i ndjeshmërisë për të mirën dhe të keqen por duket se kanë kaluar në fazën e një zoti alla Niçe duke e konsideruar veten “Përtej së mirës dhe së keqes”.

Sikundër e përmenda më sipër, mediat i ngjajnë pushteteve të tjera në vendin tonë, ato janë të lidhura me fytyrën e dikujt. Ato nuk janë më një institucion që flasin në emër të institucionit përkundrazi ato janë të gjithë të privatizuara nga bosi i cili komandon se çfarë duhet thënë, si duhet thënë. E këto bosë janë njësoj sikundër presidentët e klubeve të futbollit në vendin tonë, pra s’dinë asgjë e sillen sikur dinë gjithçka. Në vetvete këto media janë shndërruar në pushtete që nuk janë në shërbim të qytetarit por janë në shërbim të pronarëve të tyre. Pushtetin të cilin e zotërojnë e përdorin jo për të mirën e shoqërisë, as për emancipimin e saj, e as për të thënë apo hulumtuar për të vërtetën por e përdorin për të mbajtur një kah dhe për të sulmuar një kah tjetër. Pikërisht kjo gjendje, ky degjenerim ka sjellë një shkatërrim të medias dhe pushtetit të saj i cili duket edhe në rastet e mortit madje duket edhe në ato çaste ku vetë media nuk do të duket. Pikërisht fakti që për to lajmi është kthyer në një objekt me të cilin ato mund të sillen si të duan, mund ta transformojnë, bastardojnë, përdhunojnë si të kenë qejf. Një media e tillë është një komedi e zezë, një përçudnim i fjalës së lirë.

Për t’u veçuar është se kemi një shoqatë gazetarësh e cila sa herë që ka ndonjë sulm ndaj gazetarëve (sidomos prej politikanëve) të gjithë na dalin në shesh për të protestuar. Por asnjë nga këto gazetar nuk del qoftë edhe një herë për t’i tërhequr veshin gazetarëve dhe mediave të paafta që abuzojnë me emrin e institucionit. Epo në Shqipëri jetojmë!- mund të shprehet dikush. E vërtetë është por kjo paaftësi që po na shitet si media avangardiste, apo si media që është në të njëjtin hap me mediat e BE vetëm sa na tenton të na mbulojë sytë. Realiteti është tërësisht i ndryshëm sepse edhe mediat janë fajtore për gjendjen e shoqërisë sonë për paaftësinë e qeverive sepse këto vitet e fundit kanë ditur si t’i shesin politikat editoriale mazhorancave duke lëvizur sa nga njëra llogore në tjetrën. Tragjedia e vazhdueshme për mua, sa herë që ka tragjedi të tilla, është lehtësia me të cilën mediat abuzojnë. Ndaj nuk më vjen keq t’u them në sy gazetarëve. Turp!

You may also like...