Pabarazia, ekonomia është rritur, por vetëm për disa

inequalityÇudia e botës së sotme është se një punëtor i varfër ka shumë më tepër kohë të lirë se sa një menaxher i pasur investimesh. Dhe ky i fundit vuan më së shumti nga mbingarkesa me punë

ELIZABETH KOLBERT, The New Yorker

Pjesa e katërt

Punëtori mesatar është, gjithsesi, një abstraksion; ajo që ka më shumë rëndësi nuk është mesorja matematike por eksperienca e individëve të vërtetë në përpjekje për të bërë jetë reale ndërsa rrisin fëmijë realë. Dhe këto eksperienca ka gjasa se janë shumë të ndryshme në varësi të faktit nëse ky individ është i punësuar si një punonjës i thjeshtë në (rrjetin e supermarketeve të famshëm për paga shumë të ulëta) Ëalmart, apo si menaxher në një fond investimesh. Përgjatë njëzet viteve të shkuara, ndërsa të ardhurat reale për 1 përqindëshin më të pasur – veçanërisht në një të dhjetën e sipërme të 1 përqindëshit më të pasur – kanë fluturuar lartë, ato në thelb kanë qëndruar të pandryshuara për të gjithë të tjerët.

A mundet që zgjerimi i hendekut në të ardhura të shpjegojë enigmën kejsianiste? Nga pikëpamja intuitive, kjo duket se nuk ka kuptim. Pasuria e re e krijuar është kaq shumë e përqendruar në pak duar, sa vetëm pak njerëz kanë mundësinë të ndalojnë për t’i marrë erë trëndafilave, të cilat janë sjellë me shpenzime të mëdha nga Ekuadori.

Por faktet rezultojnë se janë të kryeneçe. Ndërsa hendeku në të ardhura në SHBA është zgjeruar, në fakt janë punonjësit me paga të ulëta ata që kanë përfunduar të kenë më shumë kohë të lirë. Dhe janë ata që fitojnë shumë para të cilët raportojnë se ndjehen nën presion gjatë shumicës së kohës.

Kjo është e vërtetë edhe për çiftet në të cilat vetëm njëri punon jashtë shtëpisë. Daniel Hamermesh, i Universitetit të Teksasit në Ostin dhe Jungmin Lee, i universitetit Sogang në Seul, janë ekonomistë që e kanë studiuar këtë fenomen, dhe atë që Schulte e quan “përmbytje” ata e quajnë në mënyrë më pak simpatike “ankuesit e përhershëm Jupit” (yuppie dmth të rinj profesionistë urbanë. Për konceptin anglisht mund të kërkosh “yuppie kvetching”).

E pse jupitë duhet të punojnë kaq shumë dhe pastaj të ankohen pambarimisht mbi këtë? Këtu, edhe një herë, ka shumë shpjegime. Një shpejgim qëndron të rrethanat përkufizuese të të qenit jupi. Në një ekonomi ku “fituesi i merr të gjitha”, ka një incentivë të fortë për të punuar për t’u siguruar se je në anën fituese, dhe një mënyrë për ta bërë këtë është që të qëndrosh më gjatë se sa rivalët e tu në zyrë. Është sugjerues ajo që njihet si “shpërblimi oër orët e gjata” – pagesa që punonjësit me pagë marrin efektivisht për çdo orë punë që ata bëjnë përtej dyzet orëshit të zakonshëm në javë – e cila është dyfishuar përgjatë tridhjetë viteve të fundit.

Paga e lartë nënkuton shpërblim më të madh, gjë që përbën edhe një shpjegim tjetër të mundshëm. Supozojmë se një punonjës i Ëalmart dhe një menaxher fondesh investimi vendosin që të dy që të bëjnë pushim pasdreke për të parë lojën e bejsbollit të fëmijëve të vet. Për punonjësin, gjysmë dite pagë e humbur do të jetë më pak se 40 dollarë. Për menaxherin e fondeve të investimit, tregtia e humbur e pasdrekës mund të kushtojë miliona, gjë që është shifër e madhe për t’u humbur në këmbim të bërjes tifoz në çastin kur fëmija godet me shkop bejsbolli. E njëjta gjë vlen edhe për ndeshjet e shkollave, darkën e përvjetorit madje edhe për udhëtimin vjetor të familjes për ski; për shkak se kompensohen në mënyrë disproporcionale, këta dy njerëz kanë arsye disproporcionale për të vijuar të punojnë.

Ose ndoshta, njerëzit me mirëqënie ndjejnë veten nën presion kohor pikërisht për shkak se ata kanë mirëqënie. Pas në vitet 1970, një ekonomist suedez me emrin Staffan B. Linder krijoi frazën “klasa e plot shqetësime e kohës së lirë.” Linder argumentoi se ndërsa njerëzit bëhen më të pasur ata do të ndjehen në mënyrë të pashmangshme më të shtrydhur, pasi do të ndjehen të detyruar të konsumojnë gjithnjë e më sumë mallra për çdo njësi të kohës së lirë. Rrugës për realizimin e saj, parashikoi ekonomisti, gjendet një rritje në “konsumin e simuluar.” Linder imagjinoi këtë protagonistin e tij të shqetësuar “duke pirë kafe braziliane” ndërsa “tymos një puro hollandeze, pi një konjak francezz, lexon The Neë York Times, dëgjon një koncert të Brandenburgut dhe dëfren bashkëshorten e tij suedeze.”

Në ditët tona, ky njeri shumëdetyrësh mund të jetë duke u përkujdesur për një birrë artizanale belge ndërsa nduk mbi sushi, lexon The Economist, dëgjon Lorde dhe blen bileta për të vizituar të dashurën e tij në Stokholm.

Një nga biografët e Keynes, Robert Skidelsky, e ka quajtur esenë “Mundësitë Ekonomike të Nipërve Tanë” një shumatore të “shumë ambivalencave” të të menduarit të Keynes. Keynes qe një ekonomist që bëri gallatë me ekonomiksin, një investitor i mençur që përbuzte fitimin e parave, një analist brilant me mendje të mprehtë i përkushtuar ndaj fluturimeve të gëzuara të imagjinatës. Ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër që shkroi, “Mundësitë Ekonomike” shprehën uropizmin e Keynes: Jo vetëm që njerëzit do të zgjidhin problemin e plotësimit të nevojave të tyre materjale; ata do të zgjidhin gjithashtu edhe problemin se si të përfitojnë nga zgjidhja e problemeve.

Në të ardhmen, imagjinoi Keynes, frutet e kapitalizmit do ta shlyejnë kapitalizmin. “Të gjitha llojet e zakoneve shoqërore dhe praktikave ekonomike… të cilat ne sot i ruajmë me çdo çmim, sado të pakëndshme dhe të padrejta që mund të jenë në vetvete, për shkak se ato janë jashtëzakonisht të nevojshme në nxitjen e akumulimit të kapitalit, ne në fund do të jemi të lirë, të heqim dorë,” shkroi ai.

Është e paktë të themi se ëështë zhgënjyese që gjërat nuk ndodhën në këtë mënyrë – se pabarazia është rritur, se koha e lirë është e paktë dhe se edhe të pasurit ankohen se po pëllcasin nga puna. Dhe sërish kaq shumë gjëra nga këto që ne bëjmë, kolektivisht apo individualisht, sugjerojnë se ne sërish besojmë se të bërit më shumë pasuri është përgjigjja. Rianalizimi i këtij besimi ndoshta do të jetë një ide e mirë – dhe kjo do të bëhet në rast se ndokush ka kohë për këtë rianalizim.

Kjo është pjesa e katërt dhe e fundit e shkrimit “Nuk kemi kohë! Si ndodhi që ne u bëmë kaq të mbingarkuar?” 

You may also like...