Pariteti i Fuqisë Blerëse

Një kurs këmbimi imagjinar që përdoret për të barazuar vlerën e një monedhe me fuqinë blerëse të një monedhe tjetër, me synimin e kuptimit të nivelit ekonomik në kushtet e përjashtimit të efektit të nivelit krahasues të çmimeve mes dy ekonomive. Përdoret për krahasime ndërkombëtare të nivelit të jetesës. Sipas Ministrisë së Financave, kursi i këmbimit të dollarit me lekun sipas Paritetit të Fuqisë Blerëse është aktualisht 45 lekë për dollarë. Kjo do të thotë se nëse zotëron në Shqipëri 45 lekë, kjo është e barabartë me zotërimin në SHBA të 1 dollari si fuqi blerëse. Ose me 1 dollar në SHBA blen atë sasi të mirash që në Shqipëri blihen me 45 lekë.

Pariteti i Fuqisë Blerëse lindi si një koncept ekonomik në vitin 1984 dhe u krijua nga revista The Economist, përmes publikimit të Indeksit të Big Mac. Synimi i indeksit qe që të tregonte se ndonëse, fjala vjen, një kinez, paguhej me 1 dollar në ditë ndërsa një amerikan paguhej me 80 dollarë në ditë, pabarazia mes të dyve nuk qe 80 herë, për shkak se 1 dollar në Kinë vlen më shumë se sa 1 dollar në Amerikë, pasi si vend i varfër, Kina ka nivel të përgjithshëm çmimesh më të ulët se sa Amerika. Shih më shumë: Indeksi i Fjalorthit Ekonomik

You may also like...