Përpjekja për të shmangur divorcin mes Britanisë dhe Bashkimit Europian

Bashkimi EuropianKarli i Madh, shtendosja e Bashkimit

Përpjekja për të shmangur divorcin mes Britanisë dhe Bashkimit Europian

The Economist

Britania dhe Europa janë si një çift në një martesë të vështirë. Një ditë ata kanë një sherr shpërthyes; ditën tjetër duan të puthen dhe të pajtohen. David Cameron i Britanisë përdori të gjitha mjetet e mundshme për të bllokuar kandidimin e Jean-Claude Juncker si presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian. Por argumentimi i arsyetuar duket se i shërben interesit të tij personal, shantazhet emocionale dhe kërcënimet për “pasoja”, që gjë gjitha dështuan: Në samitin e Bashkimit Europian të 26 dhe 27 qershorit, krerët e shteteve mbështetën ish kryeministrin e Luksemburgut me 26 vota pro dhe dy kundër (vetëm Hungaria mbështeti Britaninë). Tashmë Cameron thotë se Juncker është është njeriu me të cilin mund të punojë. Gjermania premtoi se do ta mbajë familjen të bashkuar. Suedia do të “përpiqet” për të kënaqur dëshirën e Britanisë për të rinegociuar marrëdhënien me BE-në. Të gjithë u betuan se shqetësimet e britanikëve do të “trajtohen” dhe se “bashkimi gjithnjë e më i ngushtë” nuk do të zbatohet.

Shumë në Bruksel e hedhin poshtë fushatën “Junk Juncker” si një telash i provokuar nga politikat e brendshme të Partisë Konservatore dhe nga sfida e Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP) më shumë se sa nga vetë BE-ja. Ndoshta, disa Eurokratë shpresojnë, problemi do të ikë nëse Cameron humbet zgjedhjet vitin e ardhshëm. Ky është një delizion. Politika e Britanisë mund të jetë duke ndryshuar, por edhe BE-ja po ndryshon gjithashtu dhe në mënyra që janë të pakëndshme për qeverinë britanike. Është goditëse se partitë kryesore të Britanisë kundërshtuan sistemin Spitzenkandidaten, ose kandidatët udhëheqës, parim që siguroi fitoren e Juncker, duke patur frikë se ky parim do të zhvendosë fuqinë nga qeveritë kombëtare te Parlamenti Europian. Britania kohë më parë doli nga rreshti i pjesës tjetër të BE-së. Ajo nuk është as në Euro as në zonën e lëvizjes së lirë Shengen. Dëshira për një bashkim gjithnjë e më të dobët mund të vonohet por nuk mund të shmanget. Çdo sherr e dobëson marrëdhënien më tej dhe gjasat janë që do të ketë shumë sherre.

Sa për fillim, emërimi i Juncker është vetëm fillimi i një lufte për punët më të larta në Brukse. Në një samit më 16 korrik, menjëherë pasi parlamenti pritet të miratojë Juncker, udhëheqësit do të hyjnë në sherr për poste të tjera, përfshirë edhe atë të presidentit të Këshillit të Europës (i cili përfaqëson liderët), atë të Përfaqësuesit të Lartë (bosit të politikës së jashtme), një president me kohë të plotë për Eurogrupin (ministrat e financës së eurozonës) dhe vendet kryesore të punës në komision. Udhëheqësit europianë kanë siguruar Cameron se kreu i Këshillit të Europës, në veçanti, do të zgjidhet me konsensus. Megjithatë një premtim i tillë privat mund të mos i mbijetojë përleshjes së minutës së fundit për ndikim kombëtar.

Metoda e zakonshme është që të kënaqen të gjithë me një paketë që balancon partitë politike, rajonet dhe gjinitë. Për shkak se Juncker është nga Partia Popullore Europiane e qendrës së djathë, posti te Këshilli i Europës mund të shkojë te Socialistët dhe Demokratët e qendrës së majtë. Zgjidhja e dukshme është Helle Thorning-Schmidt, kryeministrja e Danimarkës (martuar me Stephen Kinnock, djalin e ish udhëheqësit të Laburistëve në Britani, Neil Kinnock). Por ajo mund të mos jetë mjaftueshëm majtise për François Hollande të Francës dhe ajo është e padëshirueshme për shkak se Danimarka, njësoj si Britania, është jashtë euros. Disa po parashhikojnë emrin e kryeministrit liberal hollandez Mark Rutte, por ashpërtia e tij mbi paketat e shpëtimit nga falimenti brenda eurozonës ka shkaktuar zemërimin e Europianëve të jugut dhe grupi i tij i varvitet Reformistëve dhe Konservatorëve Europianë të Cameron në parlament. Kështu topi mund t’i kalojë Partive Popullore: Jyrki Katainen i Finlancës, Valdis Dombrovskis, i Letonisë, Andrus Ansip i Estonisë apo Enda Kenny nga Irlanda, që të gjithë kryeministra apo ish-kryeministra janë në listën e mundësive.

Garues për postin e politikës së jashtme janë tri ministra të jashtëm: Radek Sikorski i Polonisë (tepër antirus për disa dhe i dëmtuar nga kasetat e bisedimeve që janë publikuar ku kritikon si Amerikën ahtu edhe Britaninë, Federica Mongherini nga Italia (tepër pro-ruse për disa të tjerë dhe e re) dhe Frans Timmermans i Hollandës. Pasi është lënë mënjanë me postin e politikës së jashtme për Catherine Ashton, Britania tashmë kërkon një post të madh ekonomik, ndoshta konkurrencën (gjithashtu e pretenduar nga Gjermania) apo tregun e përbashkët.

Duke supoziar se britanikët mund të kapërcejnë dëshirën e Juncker për të shpërblyer mbështetësit e tij, sigurimi i një posti të tillë do t’i detyrojë ata të dërgojnë një peshë të rëndë i cili nuk është kaq shumë euroskeptik aq sa të joshë Parlamentin Europian të votojë kundër – një test në të cilin britanikët mund të dështojnë.

Një gjë duhet të shikohet nga afër gjatë manovrave. Sa më të dukshme janë figurat publike, aq më pak të padukshëm bëhen zyrtarët, veçanërisht ata të lidhur me CDU-në e qendrës së djathtë të Gjermanisë. Forcat pas Spitzenkandidaten përfshijnë zyrtarë të lidhur me CDU-në e gjermanisë si Klaus Welle, sekretari i përgjithshëm i Parlamentit Europian dhe Martin Selmayr, i cili ka gjasa do të jetë shefi i stafit të Juncker. Një veprim i kujdesshëm për Britaninë mund të jetë emërimi i Jonathan Faull, një drejtor i përgjithshëm i moshuar, në njëpost të lartë në burrokraci, atë të sekretarit të përgjithshëm te komisioni.

Ndryshimi i balancës së pushtetit

Thelbi i dilemës së Britanisë është fakti se sa më shumë që të flasë Cameron për largim, aq më helmues bëhet ai për miqtë e tij. Mbi Spitzenkandidaten, Britania pati simpatinë e rreth një të tretës së udhëheqësve, megjithatë pothuajse të gjithë e braktisën kryeministrin. Ai vetë me trishtim pranon se mbështetja e Britanisë për ndonjë kandidat thjeshtë sa do t’i “dëmtojë” shanset e vetë kandidatëve. Franca, kaq shpesh rival i Britanisë, normalisht ndan dëshirën për të ruajtur primatin e udhëheqësve kombëtarë. Në fund të fundit, qe de Gaulle i cili këmbënguli për të ruajtur veton kombëtare më 1965. Por këto ditë Hollande nuk ka shumë rëndësi. Ai ka firmosur Spitzenkandidaten me shpresë se do të fitonte socialdemokrati i Gjermanisë Martin Schulz. Ai dhe kolegu i tij italian, Matteo Renzi, tashmë shpresojnë që Juncker të tregohet i butë mbi disiplinën fiskale.

Zemra e çështjes është fuqia e Gjermanisë. Cameron i besoi kancelares Angela Merkel dhe gjysmëpremtimit të saj për të ndaluar Juncker, por ajo e ndryshoi mendjen kur u akuzua në shtëpi se po mbështeste më shumë britanikët se sa demokracinë. Dhe kur zonja u kthye, të gjithë të tjerët u kthyen gjithashtu. Është ajo, mbi të gjithë, që do të vendosë se deri ku mund të shkojë Europa për ta mbajtur Britaninë brenda.

You may also like...