Prokuroria

Prandaj, javën e shkuar kur vetë Prokurori Llalla lëshoi kërkesën në Parlament për të dënuar deputetët Frroku dhe Doshi, gjithçka qe e qartë për ato që kanë mendjen në mësim. Arrestimi do të bëhej sa për sy e faqe, por nëse në rastet e para syfaqësia e prokurorisë kuptohej edhe nga acarimi i publikut për heshtjen në rastin e dytë askush s’e di përse. Përse prokuroria do të vepronte me një naivitet të tillë, me të njëjtat gafa që përdori Ramadan Troci në arrestimet e mëparshme?!

Xhabyni

Në këto dy vite të qeverisjes Rama-Meta nuk mund të flasim as për arritje edhe as për tentativa për një rritje qoftë ekonomike ashtu edhe institucionale. Nuk mund të ndodhte ndryshe derisa mazhoranca vazhdon të jetë po e njëjta mazhorancë në mentalitet, apo më keq, vazhdon të jetë një mazhorancë akoma më e krimbur për shkak të sistemit të krimbur.

Gjithsesi, për dy vite, na është shitur një Prokurori e fortë e cila ka vendosur në rreshtore të gjithë ato që kanë thyer ligjin madje edhe persona të fuqishëm. Në fillim e kishin radhën disa kryetar bashkie të krahut të majtë, përgjithësisht kundërshtarë që Rama nuk i kishte me sy të mirë, pastaj Fullani. Fundi i gjithë këtyre historive qe lirimi i të prangosurve mes bujës dhe kamerave.

Prandaj, javën e shkuar kur vetë Prokurori Llalla lëshoi kërkesën në Parlament për të dënuar deputetët Frroku dhe Doshi, gjithçka qe e qartë për ato që kanë mendjen në mësim. Arrestimi do të bëhej sa për sy e faqe, por nëse në rastet e para syfaqësia e prokurorisë kuptohej edhe nga acarimi i publikut për heshtjen në rastin e dytë askush s’e di përse. Përse prokuroria do të vepronte me një naivitet të tillë, me të njëjtat gafa që përdori Ramadan Troci në arrestimet e mëparshme?!

Duke dëgjuar historinë që Doshi deklaroi në mbledhje të Këshillit të Mandateve, duket se prokuroria do të mbajë anën e qeverisë apo më saktësisht anën e Metës, i cili ka qenë shumë i shqetësuar për atë që po ndodh me emrin e tij këto ditë. Nëse këto alibi janë të vërteta, pra nëse ekziston ky xhirim që Bami deklaron se është kërcënuar me jetë, atëherë ka një rrezik të madh; Tom Doshi mund të shndërrohet nga një personazh i përçmuar në shoqëri në një hero i cili përballet me Metën dhe ka rrezik ta mposhtë atë.

Pikërisht, ky lloj heroizmi është i dëmshëm për ne, sepse nuk është Doshi lloji i heroit të cilin ne kemi nevojë aq më tepër ai i cili nuk është se mishëron një personazh politik për t’u lavdëruar. Mirëpo, prokuroria për të mbajtur njërin krah ka zgjedhur që ta shndërrojë këtë personazh në një figurë heroike që e fut të enjten në darkë në burg me pranga dhe që të shtunën në darke e nxjerr atë pa pranga nga dyert e Gjykatës.

Qartësisht, Doshi ka tronditur themelet e këtij shteti. Jo sepse ka deklaruar se Meta ka tentuar ta vrasë, por sepse po arrin të bëhet një hero duke qenë një anti-hero deri më dje. Prokuroria ndërkohë ka dështuar të na sqarojë për të disatën herë naivitetin e saj për arrestimet e kryera. A mos vallë ne jemi përballë një prokurorie e cila ka nevojë për vëmendjen mediatike njësoj si vajzat e zonës rozë që përpiqen përmes Instagram për të rënë në sy të njerëzve?!

Kjo farsë, e ndërtuar në laboratorët e një prokurorie të tredhur më sjell në mendje një prej Telenovelave më të para në mbarë globin, atë të Beatiful, ku personazhet kishin nga një histori personale me njëri tjetrin. Praktikisht e gjithë telenovela ndërtohej që këto personazhe të vazhdonin dialektikën e tyre të pa shqetësuar nga ato çfarë ndodhnin për rreth.

Ajo që vlen për t’u theksuar në fund të këtij shkrimi, që është fatkeqësisht një koment mbi telenovelën, është fakti se qytetarët e këtij vendi vazhdojnë të paguajnë naftën më shtrenjtë megjithëse barela po shitet poshtë 50$. Energjinë falë mesatarizimit të çmimit, pra uljes sipas Kryeministrit tonë legjendar, po e paguajmë më shtrenjtë se një vit më parë, perimet dhe frutat po ashtu dhe si ngaherë këto 10 vite jemi ende lider në rajon për punësimin. Pa harruar, ligjin në arsimin e lartë që do të na qisë sytë duke tentuar të rregullojmë dhe heqim vetullat.

Ja kështu, përfundon dhe telenovela me prokurorin, deputetët, mazhorancën, opozitën dhe qytetarët. Një fund i lumtur apo jo?!

You may also like...