Qeveria e Selfie-t

Kryeministri Rama është një nga ato tipa dhe persona që ka një domosdoshmëri jetike për të qenë në gojën e qytetarëve si një tip i veçantë kryeministrash.

Fjala vjen, në fillimet e të qenurit Kryetar Bashkie vishej shumë çuditshëm si për të rënë në sy e për të qenë në gojët e të gjithëve. Duke qenë se ka një ndjesi superioriteti në shije dhe gusto, atë që bën nuk ka kush ta bëjë më mirë, sapo erdhi në kryeministri filloi të kopjonte (si përherë fundja) maninë e fundit të selfie.

Kështu në çdo rast e moment ai shfaq talentin e tij për ta paraqitur kopjen si veprën e tij të artit, prandaj dhe selfie është mania e fundit të cilën aq shumë përzemër e ka sa që edhe kur ka ndonjë takim me rëndësi e bën me qejf.

Qeveria nga ana tjetër e ka idhull kryeministrin (si çdo qeveri fundja) dhe duke qenë se ai është i pagabueshëm në zgjedhjet e propagandës dhe fotografisë ato e pasojnë në çdo veprim.

Thuajse asnjë moment i arritjeve qeveritare nuk ka shpëtuar pa u futur në fokusin e selfiet qeveritar, por kësaj radhe kur një drejtor ekzekutiv banke u vra në mes të Tiranës dhe mes të ditës Rama heshti. Sikundër nuk foli as ministri Bravo i cili jo më larg se pardje përgëzonte policinë dhe super Drejtorin Didi për superaksionin në Lazarat.

Si ka mundësi që qeveria e selfiet po hesht? Si ka mundësi që ky super drejtor Policie nuk po jep asnjë shpjegim për ngjarjen e ndodhur dhe deri ku kanë shkuar hetimet? Si ka mundësi që as ministri Bravo nuk po prononcohet për një ngjarje që ka tronditur të gjithë?

Heshtja qeveritare si dhe heshtja e llogoristëve nëpër gazetat online pro qeverisë është një pikëpyetje e madhe për ditën e sotme. Një heshtje që minimumi i mbush me përgjegjësi ato që deri dje qeshnin dhe bënin selfie duke menduar (me kinse) se mafia vdiq me rrëzimin e Lazaratit. Aq më shumë kur shumë prej miqve të Santos janë sot në qeveri!

Xhabyni

You may also like...