Qeveria shqiptare merr masa për t’i dhënë fund krizës së prasit të sekuestruar

Si pasojë e rasteve të përsëritura të prishjes së prasit të sekuestruar para shitjes së tij me ankand, Këshilli i Ministrave vendosi të shkurtojë procedurat e ankandit në mbrojtje të punës dhe dinjitetit të policit tonë të paepur bashkiak.

prasiDiaryofTirana

Qeveria shqiptare propozoi në Kuvendin e Shqipërisë ndryshime në ligjin për ankandet publike, me qëllim që t’i japë fund krizës së prishjes së produkteve të freskëta të sekuestruara ndaj fshatarëve dhe qytetarëve evazorë të pafytyrë nga policia jonë bashkiake e paepur, duke i dhënë fund fenomenit të njohur si “kriza e prasit”.

Sipas propozimit [link] Drejtoria e Rezervave të Shtetit do të ketë të drejtë ta shesë në vend me procedurë negocimi pa njoftim paraprak “produktet që prishen” ndryshe nga procedura aktuale që kërkonte njoftimin e ankandit dhjetë ditë para.

Mazllëm Rilindësi, propozuesi i kësaj reforme tha për Ruritania Neës Agency: “Qeveria po punon! Prasi i është konfiskuar evazorëve me bollëk, por ai deri tani shumë shpesh na është prishur në magazina para se të mund ta shesim”.

Problemi i prasit apo, sicc njihet gjerësisht në media, “kriza e prasit të sekuestruar”, u shfaq gjatë përpjekjeve trevjeccare të të bërit shtet dhe sakrificave të mëdha të punonjësve bashkiakë.

“Kur një polic bashkiak i sekuestron një kile pras nënë Zyles, prasi duhet të dorëzohet te Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, e cila, nga ana e saj, duhet të njoftojë hapjen e ankandit për shitjen e prasit dhe të presë oferta për dhjetë ditë,” shpjegoi Rilindësi.

“Aplikimi i afateve të parashikuara në dispozitën e lartpërmendur, për mallrat rezervë shtetërorë, si gjëja e gjallë, fruta, perime, bulmet apo çdo mall i këtij lloji që ndryshon natyrë në një kohë relativisht të shkurtër ose mallra që janë në prag skadence dhe për të cilët është i domosdoshëm tjetërsimi, sjell zhvlerësimin cilësor të tyre dhe rrjedhimisht një humbje financiare për shtetin,” thuhet në relacionin e firmosur nga Këshilli i Ministrave. [Link relacioni].

“Është gjynah që gjithë ajo punë, ajo djersë e ajo lodhje e policit bashkiak të shkojë dëm,” shpjegoi qeveria.

“Me ndryshimin ligjor, ne mund t’ia shesim prasin e nënë Zyles kujtdo që interesohet para se ai të prishet, duke dhënë kontributin tonë në rritjen ekonomike të vendit,” vijon më tej relacioni.

You may also like...