Rikonkuista e Xhamisë së Kordobës

Xhamia më e famshme e Spanjës është në qendër të një debati mes aktivistëve që përpiqen të mbrojnë origjinën e saj islamike dhe Kishës Katolike, e cila e pretendon. Rezultati i kësaj mosmarrëveshjeje mund të përcaktojë të ardhmen e Islamit në Europë.

ERIC CALDERWOOD, Foreign Policy

Pjesa e dytë: Lufta për identitetin e xhamisë-katedrale të Kordobës

Murgeshat po vizitojnë xhaminë e Kordobës më 14 tetor 2014. GERARD JULIEN/AFP/Getty Images)

Murgeshat po vizitojnë xhaminë e Kordobës më 14 tetor 2014. GERARD JULIEN/AFP/Getty Images)

Përgjatë pak javëve vjeshtën e kaluar, Xhamia e Kordobës, objekti më i rëndësishëm i trashëgimisë islamike në Europë, u zhduk nga harta.

Ose, së paku, nga hartat e Google. Nëse një turist kërkonte në google drejtimin për te xhamia në mes të nëntorit, ai apo ajo do të gjente vetëm një referencë për Katedralen e Kordobës – një kishë katolike që gjendet brenda mureve të lashta të xhamisë.

Zhdukja e xhamisë më të famshme të Spanjës (dhe një nga objektet më të vizituara turistike të vendit) shkaktoi zemërim publik. Spanjollët e bombarduan Google me emaile proteste dhe një grup aktivistësh në Kordoba nisën një peticion në internet duke kërkuar që hartat e Google të rivendosnin fjalën “xhami” në referencë të monumentit. Peticioni akuzoi peshkobin e Kordobës për “përvetësim simbolik” të monumentit dhe paralajmëroi se ndryshimi në emrin e monumentit “fshin me një të rëndë të lapsit, një pjesë themelore të historisë.” Peticioni mori 55 mijë firma në më pak se tri ditë. Më 25 nëntor, Google e rivendosi xhaminë me emrin e saj zyrtar “Xhamia – Katedrale e Kordobës”, emër që është përdorur që nga fillimi i viteve 1980.

Por se çfarë e shkaktoi incidentin, gjithsesi mbetet një mister: Kisha Katolike mohoi të kishte gishtt. Google tha në një deklaratë për gazetën spanjolleEl País, thjeshtë që informacioni për hartat e saj “vjen nga burime shumë të ndryshme.” Por te zhdukja e shkurtër dhe e pashpjeguar e xhamisë nga harta, spanjollët panë diçka më djallëzore: një përpjekje të vazhduar për të zhdukur gjurmën e trashëgimisë islamike nga një ndërtesë që dikur qe zemra intelektuale dhe shpirtërore e Iberisë Muslimane.

Në shekullin e 10, Kordoba qe qyteti më spektakolar në Europë dhe ndoshta në botë. Qyteti krenohej me rrugë të shtruara dhe të ndriçuara mirë, ujë të rrjedhshëm, mijëra dyqane dhe pasuri në librari dhe biblioteka, përfshirë bibliotekën e kalifit, e cila kishte rreth 400 mijë libra. Xhevahiri i kurorës së Kordobës qe xhamia kolosale e komisionuar nga ʿAbd al-Rahman I në vitin 785 të Erës Sonë dhe e zgjeruar nga pasardhësit e tij të dinastisë Umajade që sundoi Kordobën. Nga viti 929, Umajadët pretenduan se qenë kalifë, në përpjekje për ta paraqitur kryeqytetin e tyre, Kordobën, si qendra e të gjithë botës islamike.

Xhamia e Kordobës qe simboli i fuqisë së Umajadëve dhe gjithashtu qendër e jetës intelektuale të qytetit. Mjaftueshëm e madhe për të mbajtur 40 mijë njerëz, xhamia shërbente njëkohësisht si hapësira kryesore e litjeve të qytetit si dhe për universitet, ku elita intelektuale e botës islamike perëndimore shkoi për të studiuar.

Ndërtesa komandonte aq shumë respekt sa kur Kordoba u rrëzua nga forcat e Ferdinandit të III në vitin 1236, sunduesit e rinj kristianë e transformuan atë në katedrale ndërsa ruajtën vendin e lutjeve (me orientim nga Meka) dhe lavdëroi harqet e saj të kuqe dhe të bardha.

Në ditët e saj të arta, Xhamia e Kordobës qe mishërim i arritjeve kulturore të al-Andalus, emrit arabik të Ibersisë mesjetare muslimane. Sot, struktura hibride – një katedrale brenda një xhamie – inkapsulon një ideal të ndryshëm: Ndërtesa evokon të shkuarën që supozohet se qe harmonike, kur muslimanët, kristianët dhe hebrenjtë jetonin sëbashku në paqe, një ide që spanjollët i referohen si convivencia, “bashkëjetësë.”

Por convivencia po duket gjithnjë e më e dobët në Spanjën e ditëve tona. Pavarësisht të shkuarës muslimane, ku vend mbart disa nga nivelet më të larta anti-islamike në botën perëndimore: më 2013, rreth 65 për qind e spanjollëve të pyetur nga Fondacioni Bertelsmann qenë dakord me deklaratën: “Islami nuk është i përputhshëm me botën Perëndimore”, në krahasim me 55 për qind që qe në Francë dhe 45 për qind në Britani.

Në të njëjtën kohë, Spanja po përpoqet ta paraqesë veten si udhëheqëse në bisedimet mes Europës dhe Islamit, një marrëdhënie gjithnjë e më problematike – bazuar pjesërisht në reputacionin historik të Kordobës dhe Andaluzisë për tolerancë fetare. Ky vend po përpiqet ta pozicionojë veten njëkohësisht si simbol i harmonisë ndërfetare dhe si një destinacion madhor për turistët dhe biznesmenët muslimanë.

Në qendër të këtyre forcave qëndron Xhamia e Kordobës, e cila është bërë pika fokale e debateve gjithnjë e më të zjarrta mbi mënyrën se si e shkuara islamike e Spanjës mund të ndihmojë për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

Fundi i pjesës së parë. Vijon nesër

You may also like...