Rrjeti i Ciceronit: Si Media Sociale (Social Media) u krijua në Romën Antike

Ja se si dinamika e papirusit shpjegon Facebook-un.

nga Maria Popova

Ne tanimë e kemi parë që mediat sociale kanë një prejardhje të largët, pra që nga kohët antike —  që prej florilegiat e Mesjetës, që datojnë përpara një gjysmë mijëvjeçari, deri tek Republika e Letrave të Volterit, Facebook-u i ditëve tona, tek video e hershme “virale” e Edisonit për të vazhduar me analogun e tij, “Twitter”, të ndërtuar nga Félix Fénéon  në fillim të shekullit të 20në Francë. Por me sa duket mediat sociale kanë origjinën e tyre edhe më të lashtë, që në kohën e Romës antike. Në veprën e tij Writing on the Wall: Social Media — The First 2,000 Years (mund ta gjeni këtu online),  autori Tom Standage na merr përdore duke na rrëzuar të tanishmen tonë duke na treguar një histori plot surpriza, të asaj që njohim si “media sociale” sot. E mesa duket i detyrohemi një shtetari të famshëm romak, Ciceronit.

cicero

 

Në vitin 51 P.K., Republika Romake kaloi një ligj të ri anti-korrupsion, që bënte fjalë për qeveritarë të lartë romakë që merrnin poste zyrtare në province. Vetë Ciceroni, të cilit i interesonte ky ligj, ish caktuar guvernator në rajonin e Cilicisë, një provincë në zonën e sotme të Turqisë, mjaft larg Romës dhe aktivitetit politik të tij atje. I shqetësuar se do të mbetej pas me ngjarjet politike që do të ndodhnin në Romë, ai kishte vetëm një shpresë: Rrjeti i sofistikuar i informacionit në elitën Romake ka qenë mjaft i zhvilluar. Për këtë Standage na shkruan:

Në atë kohë nuk kishte as printerë dhe as letër. Megjithatë, informacioni qarkullonte përmes shkëmbimit të letrave dhe dokumenteve të tjerë që kopjoheshin, komentoheshin dhe më pas ndaheshin me të tjerët në formën e papiruseve. Korrespondenca e Ciceronit, njëra nga më të mirat që është ruajtur nga koleksioni I letrave antike, tregon se ai i shkëmbente letrat në mënyrë të vazhdueshme me miqtë e tij, duke i mbajtur ato të informuar me të rejat e fundit të makinacioneve politike, duke i kaluar informacione të caktuara njëri tjetrit, e hera herës duke e mbushur atë me komente dhe opinione. Letrat shpesh kopjoheshin, shpërndaheshin dhe citoheshin në letrat e tjera. Disa letra u adresoheshin disa njerëzve dhe shkruheshin që të lexoheshin me zë të lartë, apo që të postoheshin në publik.

 

Kur Ciceroni apo ndonjë politikan tjetër mbante ndonjë fjalim të rëndësishëm, ai mund ta shpërndante atë përmes kopjeve të transkriptimit që sekretarët e tij kishin kryer, ai do të lexohej dhe të kalohej gojë më gojë.  Librat qarkullonin në të njëjtën mënyrë, si një set papirusesh nga një person në një person tjetër. Cilido që dëshironte të kishte një kopje të librit apo fjalimit duhet të merrte një skribë që t’ia transkriptonte. Kopje kishte edhe për acta diurna (“vendimet ditore,” apo fletorja e vendimeve), origjinali i së cilës varej në Forumin e Romës çdo ditë dhe përmbante përmbledhje të debateve politike, propozimeve të ligjeve të reja, ditëlindjeve apo vdekjeve, ditëve të pushimeve zyrtare dhe informacione të tjera zyrtare. Ndërkohë që u nis për Cilicia, Ciceroni i kërkoi mikut të tij dhe njëkohësisht protégé të tij Marcus Caelius Rufus që t’i dërgonte atij nga një kopje të çdo vendimi në fletoren zyrtare bashkë me letrat e tij. Por kjo do të ishte thjesht një pjesë e informacionit për të. “Të tjerë do të më shkruajnë lajme të tjera dhe do të mi nisin qofshin këto edhe thashetheme,” shkruante Ciceroni.

 

Me informacionin që shkonin nga një korrespondent tek një tjetër, ky sistem informal mundësonte informacioni që të shkonte në zonat më të largëta në pak javë. Lajmet nga Roma i duheshin rreth pesë javë që të shkonin në perëndim, Britani, e rreth shtatë javë që të shkonin në lindje, Siri. Tregtarë, ushtarë, zyrtarë në zonat e largëta do të qarkullonin informacionin nga zemra e republikës në rrethet e tyre sociale, duke ndarë ekstrakte nga letrat, fjalimet apo vendimet e fletores zyrtare, thashethemeve dhe lajmeve nga frontet e ndryshme. Nuk kishte një shërbim poste zyrtare, kështu që letrat duhet të dërgoheshin nga korrierët apo u jepeshin miqve, tregtarëve, apo udhëtarëve që drejtoheshin në ato zona. Rezultati qe ajo që Ciceroni, bashkë me zyrtarë të tjerë të perandorisë Romake, informohej nga një rrjet kontaktesh— anëtarë të rrjetit të tij social — të cilët mblidhnin, filtronin dhe I shpërndanin atij informacion për gjithçka.”

Ky qe fillimi i mediave sociale që ne njohim sot, megjithëse nuk quheshin në atë mënyrë apo nuk kishin as edhe një emër. (Anipse, Standage nuk hedh asnjë alibi, Ciceroni mendonte dhe besonte se nëse një fjalë nuk ndodhej në shoqërinë Greke, kjo ndodhte sepse ajo që duhej të shpjegohej me fjalë qe aq shumë e përhapur sa që njerëzit nuk kishin më nevojë që ta emërtonin ekzistencën e saj.) Platforma në të cilën u zhvillua ajo qe e papiruseve që kalonin dorë më dorë, por mekanizmi I transmetimit të informacionit ishte përmes rrjetit njerëzor e gjithçka ishte analoge me atë që shohim në Facebook, Twitter, Tumblr dhe platformë të tjera që mund t’i kemi në mendje. Duke patur parasysh rrjetin e Ciceronit mund të zbulojmë shembuj të tjerë të platformave të tjera qofshin këto edhe periodike:cicero_comichistoryofrome

Shembuj të tjerë flasin për qarkullimin e dokumenteve edhe gjatë periudhës së kishës së hershme Kristiane; përroi e trakteve të printuara që qarkulluan në Gjermaninë e shekullit të gjashtëmbëdhjetë në fillimet e Reformimit; shkëmbimi dhe kopjimi i thashethemeve apo dhe poezive në epokën Tudoriane dhe atë të Stjuartëve; pamfletet e famshme politike mes Rojalistëve dhe Parlamentarëve në forumet publike gjatë Luftës Civile Angleze; rrjedha e lajmeve dhe pamfleteve që anatemonin në periudhën e Iluminizmit nëpër kafenetë e ndryshme; gazetat e para shkencore dhe korrespondenca e shoqërive që flisnin për shumë gjëra shkencore e diskutonin mbi çdo vepër të tillë që botohej; pamfletet dhe gazetat lokale që kërkonin pavarësinë e Amerikës; poemat e shkruara me dorë dhe gazetat që shkruanin në periudhën para revolucionare në Francë, që përhapnin lajmet nga Parisi për gjithë vendin. Një sistem i tillë i mediave sociale u ngrit kaq shpejt sepse, në shumicën e historisë së njerëzimit, rrjetet sociale qenë të përfshira në të dhe ku informacioni shpërndahej si në formën e shkrua ashtu edhe në atë të folur.”

Por ndërsa e gjitha kjo njihte rritje dhe fuqia e mediave sociale ishte në kulmin e saj, shekulli i nëntëmbëdhjetë ndaloi gjithçka:

Shpikja e printerit, pasuruar në shekullin e njëzetë me atë të radios dhe televizionit, krijoi atë që ne sot e quajmë “mass media” (media e masave). Këto teknologji të reja të shpërndarjes së informacionit tek masat, ishin të tilla që e shpërndanin informacionin në një numër të madh njerëzish njëherazi, kjo qe efiçente por nga ana tjetër humbiste njohja e informacionit nga një grup I caktuar personash që e zotëronin atë. Shpërndarja e informacionit kishte një rrugë të vetme më parë, të centralizuar, modeli i ri i transmetimit e vendosi në hije sistemin tradicional dhe shpërndarjen shoqërore që kish ndodhur më parë. Kështu u ngritën perandoritë mediatike duke krijuar teknologjinë e masë medias, që ndikuan në krijimin edhe të një identiteti kombëtar e duke lejuar kësisoj edhe regjimet autoritare e jo vetëm të shpërndajnë propagandën e tyre më shumë se sa më parë.”

Derisa vijnë në ditët tona, që Standage argumenton se në një formë apo në një tjetër jemi kthyer në kohën e Ciceronit — demokratizimin e mjeteve përmes internetit që na ka mundësuar neve të ripohojmë vetët tona jo si një “masë” që mund të adresohemi në mënyrë indirekte por si një organizëm shoqëror të lulëzuar të shkëmbimeve informative multidireksionale. Me këtë, natyrisht, lindin problem të tjera në mënyrën se si kjo kudo ndodhje e shtrirje e informacionit dhe shkëmbimit të tij ka ndikuar në diskursin publik, çfarë po I shkakton mendjes sonë, si e ka impaktin në  mundësinë tonë për të jetuar offline,  dhe refrene të ngjashme të jetës sonë tekno-disitopiane. (Ndërkohë, ka një çështje të nxehtë për mënyrë se si rrjetet sociale po na bëjnë ne gjithnjë e më inteligjentë.)

Por pika më e rëndësishme e Standage, të cilin ai e ekzaminon në detaje në veprën e tij Writing on the Wall, është se njësoj si teknologjia, shqetësimet për të nuk janë diçka e re. Është pak a shumë si vetë teknologjia, shqetësimet për të nuk janë asgjë e re. shqetësimet historike që ne kemi pasur janë një formë më shumë se sa një dimensionale për të na shpjeguar shqetësimet e sotme dhe për të na treguar se si këto shqetësime janë trajtuar dje nga paraardhësit tanë. Se si media sociale ka ndikuar në sjelljet, qëndrimet, modalitet dhe sistemin e informacionit në të mirë të individit, komunitetit dhe civilizimit.

 

You may also like...