Shkopi i hales

Një shprehje e urtë e popullit të Tiranës rezervuar për një gamë të gjerë zyrtarësh në historinë e qytetit. Në kohën tonë nënkupton një analist të pavarur të angazhuar për të thënë fjalë të mira për politikanin pagues nëpër studio të ndryshme televizive, rrjedhimisht për të shtyrë drejt gropës atë që ka bërë punëdhënësi. Në epokën e gropave septike, në çdo qenef mbahej një shkop për të shtyrë drejt gropës atë që mbetej në hale. Në Gjirokastër në mënyrë të ngjashme përdoret sinonimi: “Shul Haleje”. Ne Librazhd i thonë Shkop Qenefi, ndërsa në Lushnjë, “Thupër muti”. Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...