Shprehjet më të bukura nga librat

libraNë situata normale gënjeshtari mposhtet nga realiteti, për të cilin nuk ka zëvendësues; nuk ka rënsësi se sa e madhe është velloja e gënjeshtrës që një gënjeshtar me eksperiencë mund të krijojë, ajo nuk do të jetë kurrë mjaftueshëm e madhe… sa të mbulojë pafundësinë e faktualitetit.”

Hannah Arendt

“Një nga kushtet kryesore për të qenë i lumtur është që lidhja mes njeriut dhe natyrës të mos ndërpritet”. Lev Tolstoi

 

“Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.” – Lev Tolstoi

“Ajo që ka rëndësi në jetë nuk është ajo që të ndodh por ajo që to kujton dhe mënyra se si kujton.” — Gabriel Garcí­a Márquez

 

“Lexo jo për të kundërshtuar apo për të hedhur poshtë; as për të besuar apo për ta marrë çdo gjë për të vërtetë. As për të folur dhe për të argumentuar… lexo për të peshuar faktet dhe për të gjykuar”. Francis Bacon

 

“Një luftë civile nuk është luftë por sëmundje.”

Antoine de Saint-Exupery, autor i librit “Princi i vogël”.

 

“Kur fiton vesin e të lexuarit, atëherë ndërton për veten një varkë shpëtimi nga pothuajse të gjitha mjerimet e jetës.”

W. Somerset Maugham

 

“Unë jam jashtëzakonisht e babëzitur; dua çdo gjë nga jeta. Dua të jem grua dhe të jem burrë, të kem shumë miq dhe të kem vetmi, të punoj shumë dhe të shkruaj libra të mirë, të udhëtoj dhe të shijoj veten, të jem egoist dhe aspak egoist… E shikon, është e vështirë të kesh gjithçka që dëshiron. Dhe pastaj, kur nuk ia dal, çmendem nga zemërimi.”

Simone de Beauvoir

 

Shkruaj sepse e dua erën e letrës dhe të bojës. Shkruaj sepse ky është një zakon dhe një pasion. Shkruaj sepse kam frikë të jem i harrueshëm. Shkruaj sepse më pëlqen fama dhe interesi që kjo më sjell. Shkruaj për të qenë vetëm. Shkruaj me shpresën të kuptoj përse jam aq i mërzitur me ju të gjithë. – Orhan Pamuk, Baulja e Babait

 

“Njeriu është e vetmja krijesë që konsumon pa prodhuar. Ai nuk bën qumësht, nuk ngroh vezë, është tepër i dobët të tërheqë plugun dhe nuk vrapon mjaftueshëm shpejt për të gjuajtur lepuj. Megjithatë, ai është padron i të gjitha kafshëve. Ai i vendos kafshët në punë, i jep atyre aq sa të mos vdesin urie dhe e mban pjesën tjetër për vete”. – Ferma e Kafshëve, George Orwell

 

“Nuk duhet t’i kërkosh kurrë askujt dhe asgjë. Kurrë – veçanërisht atyre që janë më të fuqishëm se sa ju vetë.” – Mihail Bulgakov, Mjeshtri dhe Margarita

 

“Shfaqu i fortë kur je i dobët dhe i dobët kur je i fortë.” Arti i Luftës, Sun Tzu

 

“Jeta nuk është e vështirë të menaxhohet kur nuk ke asgjë për të humbur”.

Ernest Hemingway, Lamtumirë Armë

 

“Asnjë kafshë nuk ka më shumë liri se sa macja, por gjithsesi macja e mbulon jashtëqitjen e vet. Macja është anarkisti më i mirë”. Ernerst Hemingway, Për kë bie këmbana

 

“Ti nuk mund të shpëtosh nga vetvetja duke ikur nga një vend në një tjetër.” Ernest Hemingway. Fiesta, The Sun Also Rises

 

“Racionaliteti i të sunduarit është gjithmonë armë e fuqishme në duart e sundimtarit”

― Zygmunt Bauman, Moderniteti dhe Holokausti

 

“Në thellësitë e dimrit, unë më në fund mësova se brenda meje gjendet një verë e pamposhtme”. Albert Camus

 

“Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt.”

Marcus Tullius Cicero

“Dashuria është një shembull i gjallë i asaj se sa pak rëndësi ka realiteti për ne.”

Marcel Proust, Në Kërkim të Kohës së Humbur

You may also like...