Shqipja standard dhe problemet e shkaktuara në të folmen e përditshme

Shqipja standard u normua në bazë të folmes së Toskërisë dhe jo vetëm kaq, porse u imponua ligjërisht nëpërmjet Kongresit të Drejtshkrimit i vitit 1972. Normal që të gjithë udhëheqësit komunistë të kohës vinin në shumicë nga jugu i Shqipërisë dhe për pasojë Enver Hoxha, Mehmet Shehu e kompani i detyruan gjuhëtarët e kohës që Toskërishtja të ishte baza e normës letrare e gjuhësore të shqipes, duke lënë mënjanë Gegërishten, e cila flitej nga Shkumbini e deri në veri të Kosovës.

Roald A. Hysa

imagesShqipja standard u normua në bazë të folmes së Toskërisë dhe jo vetëm kaq, porse u imponua ligjërisht nëpërmjet Kongresit të Drejtshkrimit i vitit 1972. Normal që të gjithë udhëheqësit komunistë të kohës vinin në shumicë nga jugu i Shqipërisë dhe për pasojë Enver Hoxha, Mehmet Shehu e kompani i detyruan gjuhëtarët e kohës që Toskërishtja të ishte baza e normës letrare e gjuhësore të shqipes, duke lënë mënjanë Gegërishten, e cila flitej nga Shkumbini e deri në veri të Kosovës. Megjithatë gjuhëtarët e Kosovës e pranuan standardin dhe vështirësitë që sillte në jetën e përditshme kjo e folme për hatër të unitetit kombëtar. Normalisht që u hasën vështirësi në futjen e standardit, porse Partia me një këmbëngulje shembullore dhe me aksion ia doli ta imponojë gjithandej. Vetëm se në jetën e përditshme është e vështirë ta imponosh të folurin.

Unë do të mundohem të jap disa shembuj praktik në këtë drejtim, që shkaktojnë edhe humor në këtë drejtim:

Psh. Numërori dhjetë –10 gjatë të folurit nuk bëhet dallim midis këtij numërori dhe veprimit të ndyrjes në tualet, e cila në të folmen popullore njihet si dhjet, ose tregohet për dikë kur thuhet: e dhjeu, dhjeu apo ngjashëm. Apo siç i tha ambasadorja amerikane elitës qeverisëse kosovare me një shqipe puro të pastër e pa ekuivoke: Mos e dhini tashti! Kështu në të folmen gege numërori 10 shqiptohet dhet dhe nuk len shteg për keqkuptime në të folur me bashkëbiseduesin. E kështu me siguri i kam dhënë një leksion gjuhe edhe ambasadores së nderuar.

Një tjetër keqkuptim lind nga fjala çik,- që do të thotë pak, ose pikë. Kur dikush, një drejtues partie, politikan i asaj kohe me origjinë toske shkoi diku në Malësi, në veri të vendit me shërbim dhe ndaloi pranë një kulle, aty pa një burrë të vjetër në oborr dhe ju drejtua atij: –Na mo xhaxha, na jep një çik ujë mo…- malësori rrudhi vetullat dhe iu kthye me një batutë ironike funksionarit: –Heu bre, na dashke edhe çikë, edhe ujë…- e gjitha kjo për shkak të ë-së fundore. Normalisht që partia e sqaroi xhaxhin për këtë keqkuptim të madh, se nuk mund të ndodhte ndryshe.

Ndërsa një problem tjetër shkaktohet po të zbatohen me rreptësi rregullat e shndërrimit të bashkëtingëlloreve dhe zanoreve gjatë kalimit nga njëjës në shumës, dhe ndërrimit të zanores a- me metatezë në e. Fjala vjen ndërrimi i k-së në q,-

një mik—disa miq

një armik – disa armiq

e pra, po t’i zbatonim rreptësisht rregullat do të kishim problem me fjalën politikan, e cila është një nga më të përdorurat në fjalorin e kujtdo sot, nëpër gazeta, portale e TV dhe ndonjë emër tjetër, sepse do të tingëllonte pak a shumë kështu:

një politikan- disa politiqen ,- apo edhe më keq akoma

një amerikan- disa ameriqen

epo, nuk duhet ta marrim ndonjëherë standardin me shumë seriozitet, sepse mund të kemi edhe ndërlikime të papritura politike me politiqenërit tonë… shumë selam kini të gjithë dhe shiheni me syrin e humorit, se u pa puna edhe mund të na nxehet ndonjëri, dhe mua nuk do më vinte mirë, pavarësisht se vetë shkruaj dhe flas me standarden dhe bukën e gojës e fitoj pikërisht me gjuhën shqipe.

You may also like...