Shteti i Unazës së Vogël

Kur qeveria ndërmerr ligje apo zbaton ligje që imponohen vetëm në një territor të vogël në qendër të Tiranës, atëherë ai quhet “Shteti i Unazës së Vogël”. Kulmi i këtij shteti qe imponimi i gjobave stratosferike për shkelje semafori nga automjetet, një propozim i Ministrit Sajmir Tahiri në vitin 2014. Ndërsa nevoja për të imponuar gjoba më të rënda për shkeljen e semaforit ha diskutim, problemi është që të vetmit semaforë në Shqipëri gjenden në qendër të Tiranës, ndërsa në pjesën tjetër të vendit, nuk ka semaforë e për rrjedhojë, nuk ka as gjoba stratosferike për shkelje semaforësh. Për këtë arsye, nisma të tilla quhen: “Shteti i Unazës së Vogël”. Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...