Si oferta krijon kërkesën.

Jean-Baptiste Say shpjegon nëse krijojmë një të mirë ajo do të kërkohet.

20170812 BBD001

Në mes të Depresionit të Madh, më shumë se çereku i punëtorëve amerikanë nuk mund të gjenin një vend pune. Nuk kishte shumë kërkesa për të mira dhe shërbime ndaj nuk kishte dhe shumë offertë. Sot forca e punës në Amerikë prodhon 17 herë më shumë se sa ajo periudhë por papunësia është nën 5%. Në një farë mënyre kërkesa, aq e papërshtatshme në vitin 1930, e cila ia kish frikën një stanjacioni të kërkesës “sekulare” (pra persistetnte). Por kjo sjellje nuk do të kapte në befasi aspak një gjeneratë më të vjetër se ajo e viteve 1930, një gjeneratë të udhëhequr nga ekonomisti Jean-Baptiste Say. Vepra e tij më e njohur është “Një trajtesë mbi Ekonominë Politike”, një vepër që u ribotua 6 herë mes viteve 1803 dhe 1841. Ajo përmbante atë çfarë më vonë u bë e njohur si Ligji Say, nocioni se oferta e krijon vetë kërkesën e saj.

Say dhe intelektualët që e mbështetën atë vunë në dukje se njerëzit nuk do të merreshin me prodhimin e një të mire apo shërbimi vetëm nëse ato kanë si synim për të marrë diçka në këmbim të së njëjtës vlerë. Kështu që çdo mall i shtuar është shoqëruar nga një qëllim për të shtuar kërkesën. Akoma më tej, akti i prodhimit krijon një vlerë të shtuar me të cilën mund ta shkëmbesh me diçka tjetër. Në këtë mënyrë, prodhimi krijon një “treg” të ri për një produkt ekzistues (dhe nëse krijon 17 herë më shumë produkte po aq tregje krijon). Gjatë rrugës për të ndërtuar një të mirë të re, një sipërmarrës do të paguajë pagën tek punëtorët, do të paguajë qiranë tek i zoti i tokës, do të paguajë interesat tek kreditorët, do të paguajë faturat tek furnitorët dhe çdo përfitim tjetër do ta ketë për veten. Këto pagesa duhet të jenë së paku të barabarta me vlerën që sipërmarrësi do të marrë nga shitjet e produktit të tij. pagesa do t’i shtohet më tej të ardhurave të shpenzuara si e ardhur  që i është shtuar kompanisë si pasojë e prodhimit të shtuar.

Ato që mbështesin ligjin e Say vënë në dukje se sipërmarrësit mundet të keqkalkulojnë, prodhimin që mund të jetë më shumë se sa e mira e domosdoshme. Nëse kapitali, puna dhe kapacitete të tjera prodhuese janë drejtuar për të mbiofruar një lloj produkti, këto burime duhet t’u qenë ndaluar të tjerëve duke qenë se kanë një kërkesë më lukrative. Kësisoj nëse një objekt vuan nga eksesi i ofertës me gjasë vjen sepse një tjetër do të vuajë nga eksesi i kërkesës. Zgjidhja më e mirë është të ndryshojë prodhimi miks  më shumë se sa të ulet niveli.

Gjithsesi ligji i Say ka pasur së paku dy dështime në aspektin ekonomik. Nëse një sipërmarrës nuk shet dot aq të mira sa ka për qëllim, ai (e me gjasë edhe çdo i punësuar) nuk do të ketë mundësinë të blejë aq sa ai dëshiron. Megjithëse ato mund të kenë si qëllim për t ëkërkuar më shumë (e do të veprojnë kështu nëse energjia e tyre do të vendosej më mirë në punë) ato mund të mos kenë një rrugë më të mirë për të vendosur kërkesën në punë. Së dyti, njerëzit mund të kursejnë paranë që marrin nga oferta e shërbimeve dhe të mirave, duke e mbajtur atë si një aset më shumë se sa duke e shpenzuar në blerje. Një kërkesë e tepruar për para mundet kështu të bashkëjetojë me një kërkesë të madhe për një send apo të mirë. Kjo, në fakt, është një prej shpjegimeve të Depresionit të Madh. Ndonëse për një kohë të gjatë ligji Say dha një shpjegim të saktë. Duke rritur kështu ofertën për para në mënyrë që arrijmë  takimin me çdo kërkesë të eksesueshme për të, bankat qendrore moderne përpiqen ta vënë në jetë këtë ligj edhe në aspektin afatshkurtër gjithashtu.

You may also like...