Sot në histori, u nënshkrua Pakti i Varshavës

Richard Cavendish

Publikuar në History Today Volume 55 Issue 5 May 2005

Traktati i Mbrojtjes së Përbashkët mes vendeve Komuniste u firmos më 14 maj 1955

Traktati i Mbrojtjes së Përbashkët mes vendeve Komuniste u firmos më 14 maj 1955

Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjelltë u firmos pas tri ditësh diskutimesh në Varshavë dhe krijoi kundështarin ushtarak lindor të aleancës së fuqive perëndimore, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Në veçanti, Varshava qe një reagim ndaj faktit që Gjermania Perëndimore u bë një vend i pavarur dhe u bashkua me NATO-n. Delegacioni i Bashkimit Sovjetik në Varshavë udhëhiqej nga kryeministri Nikolai Bulganin, me ministrin e jashtëm Molotov dhe dy njerëzit e jashtëzakonshëm të ushtrisë, Marshallët Zhukov dhe Koniev. Kryeministrat e Ukrainës, Bjellorusisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë qenë gjithashtu të pranishëm krahas një gjenerali komunist kinez i cili qe në rolin e vëzhguesit. Traktati u firmos pa kundërshti nga shtatë vende të nënshtruara ndaj Bashkimit Sovjetik në Europën Lindore: Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia dhe Rumania, kryeministrat dhe ministrat e mbrojtjes së të cilëve morën pjesë në konferencë. Jugosllavia mungoi.

Objektivi kryesor i paktit qe që të mbahej perandoria Sovjetike në këmbë dhe shtetet e saj satelite besnike dhe kushti kyç qe ai që i dha Moskës të drejtën për të mbajtur trupa të stacionuara në vendet satelite. Traktati duhej të zgjaste për njëzet vjet sipas vendimit fillestar ose deri sa të arrihej një pakt sigurie i pranueshëm mes Lindjes dhe Perëndimit. I rinovuar në vitin 1975 dhe më vonë më 1985, Pakti siguroi një komandë ushtarake të unifikuar, fillimisht nën Marshallin Koniev, dominuar nga Ushtria e Kuqe me selinë qendrore në Moskë, Armët u standardisuan dhe manualet ushtarake të Ushtrisë së Kuqe u zbatuan në të gjitha vendet anëtare me trajnime të përbashkëta, manovra të përvitshme dhe uniforma të stilit të Ushtrisë së Kuqe. Traktati i angazhoi vendet anëtare të ndihmonin njëra-tjetrën në rast se sulmoheshin dhe të konsultonin njëra-tjetrën në çështje të rëndësishme ndërkombëtare të lidhura me interesat e tyre të përbashkëta. U krijua edhe një komitet konsultues politik i përbërë nga sekretarët e partive komuniste. Shtetet e tjera deklaruan ‘gadishmërinë e tyre për të ndihmuar përpjekjet e shteteve që duan paqen me synimin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë së kombeve që do të mikpriteshin të anëtarësoheshin më vonë. Asnjë vend nuk u anëtarësua më vonë.

Vijimi i pranisë së trupabve sovjetike në vendet anëtare përshkallëzoi pakënaqësitë në Ploni dhe Hungari, ku pati telashe në vitin 1956, por ndihmoi regjimin sovjetik të shtypë pakënaqësitë menjëherë. Në Poloni, Nikita Krushev u tërhoq nga një konfrontim por jo në Hungari, ku vendosmëria e qeverisë për t’u tërhequr nga Pakti u përball me përdorimin e forcës dhe ku banorët e Budapestit luftuan me tanket sovjektike me duart e tyre të paarmatosura. Traktati u përdor në vitin 1968 kur Bashkimi Sovjetik lëvizi trupat e Paktit të Varshavës nga Polonia, Gjermania Lindore, Hungaria dhe Bullgaria për në Republikën Çekosllovake për të rifituar kontrollin e regjimit në Pragë. Pikërisht në Pragë, konferenca e përfaqësuesve të vendeve anëtare që kishin mbetur në vitin 1991 e deklaroi Paktin e Varshavës zyrtarisht të vdekur.

http://www.historytoday.com/richard-cavendish/warsaw-pact-signed#sthash.Jh1Txyng.dpuf

You may also like...