Stagflacion

Një kombinim i stanjacionit ekonomik me inflacionin e lartë, situata me të cilën u përballën disa vende të zhvilluara në vitet 1970 dhe për të cilën, nuk kishte shpjegim të gatshëm. Deri në atë pikë, besohej se inflacioni sillte automatikisht punësim dhe rritje ekonomike. Por kriza e naftës dhe rritja dramatike e çmimit të naftës krijoi një situatë në të cilën, njerëzit u detyruan të shpenzojnë paratë për të blerë naftën e shtrenjtë, duke kursyer nga shpenzimet e tjera. Rrjedhimisht, ndërsa inflacioni qe i lartë për shkak të çmimit të naftës dhe të çmimeve të lidhura ngushtë me naftën, pjesa tjetër e ekonomisë qe në stanjacion. Fjalorthi Ekonomik

You may also like...