STALIN

Ronald Grigor Suny

Ka një farë drejtësie kur disa nga despotët më të egër si Jozef Stalin, që kanë bërë të vuajnë me miliona gjatë jetës së tyre, vuajnë në duart e biografëve të tyre. Që nga trajtesat e para të rivalit dhe njëkohësisht viktimës së tij Leon Trocki e deri tek trajtimi i gjallë mbi Stalinin nga dora e Simon Sebag-Montefiore, biografët kanë përshkruar një portret të errët dhe gjakatar të pasuesit më të suksesshëm të Ivanit të Tmerrshëm. Në volumin e parë të një trilogjie të planifikuar, historiani i Universitetit Princeton, Stephen Kotkin, na jep një interpretim më pak tendencioz dhe më të balancuar të diktatorit dhe asaj periudhe por një trajtesë që i mungojnë disa nga pikat esenciale të atij evolucioni.9781594203794_large_Stalin

I njohur tanimë për “biografinë” e tij sa i takon prodhimit të çelikut rreth viteve 1930 në qytetin sovjetik të Magnitogorsk, Kotkin e vendos rritjen e birit të një të alkoolizuari në një parti revolucionare të jashtëligjshme, e cila ndihmoi në shndërrimin e tij në një prej sundimtarëve më të fuqishëm të një prej vendeve më të mëdha të botës. Rivaliteti i ashpër i Stalinit me Trockin është shprehur mes një Stalini, njeriu i frymëzuar plotësisht nga filozofia bolshevike dhe fryma politike e liderit të bolshevike, dhe Trockit, militantit pompoz i cili më shumë qe armiku i vetes se sa i të tjerëve. Lentet këndgjera të autorit humbasin vështrimin në protagonistin e tij hera herës, një operator politik sekret që nuk ka lënë pas asnjë ditar dhe shumë pak letra personale për të na ndihmuar të kuptojmë personalitetin e tij. Ndërkohë që Kotkin fokusohet në një kontekst më të gjerë, duke na dëshmuar se si Stalin fitoi pikë nga mundësitë që iu dhanë dhe arriti të mësonte shumë nga vitet e hershme si një revolucionar i padukshëm, vite ku iu desh të përsëriste internimin në Siberi si dhe betejën e ashpër të revolucionit Rus dhe luftës civile. Gjatë tregimit të Kotkin, Stalini dëshmon një talent të konsiderueshëm si një politikan, organizator dhe luftëtar, duke qenë në kontrast me portretizimin e tij të hershëm si “mediokër” dhe si një “hije” pa entitet që nuk i jepte asnjë impresion të tjerëve.

Historianët e vlerësojnë rëndësinë e kontekstit dhe rolin e shansit në fitoret e atyre që në dukje janë njerëz margjinalë siç e vlerësojnë dhe tek partitë apo tek dështimet e perandorive. Por këto suksese dhe dështime ndodhin në një kohë dhe hapësirë dhe janë të determinuar në mënyrë komplekse nga ngjarja të mëparshme dhe nga zgjedhja njeriut, konsekuenca e të cilit nuk mund të parashikohet. Konsidero pamundësinë e ngritjes së një Stalini nga ditët në të cilat ai quhej Josef Jugashvili, një fëmijë i cili shijonte të kënduarit, mundjen, poezinë dhe një ortodoks gjeorgjian me ndjenja nacionaliste — i cili kaloi tifonë, duroi të ftohtin siberian dhe për vite i fshihej policisë cariste. Përmes sprovave dhe pengesave ai arriti të kapte zenitin e pushtetit politik në një shtet revolucionar dhe ngurrues. Kotkin i sjell ndërmend lexuesit të tij në mënyrë të përsëritur se si zhvendosjet e lehta të fatit mund kishin zhbërë fatet e Vladimir Lenin dhe Stalinit. Megjithëse dështon hera herës për të lidhur miza-skenat emocionale dhe pasionet intelektuale që lidhin Lenini dhe Stalinin me zgjedhjet që ato kanë kryer në vorbullën e forcave më të mëdha historike.

Kalimi i shpejtë i Kotkin në 30 vitet e para të Stalinit na mundëson vetëm një skicë të vogël të ditëve të tij para revolucionare.  Duke hequr dorë nga analiza Frojdiane (më se me të drejtë) dhe duke refuzuar lidhjen mes Stalinit të rritur dhe atij të vogëlisë, autori i lë lexuesit me një kontekst të pasur por pa më as të voglin shpjegim se si Jugashvili u rrit në një Stalin. Ai i heq mundësinë lexuesve nga një vëzhgim i brendshëm i asaj çfarë qe eksperienca e parë e Stalinit si një shkrimtar dhe një i jashtëligjshëm me influencë. Vetëm pasi ai e ngre atë në nivelin e Komisarit të Popullit në Çështjet Kombëtare në 1917  dhe si Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Komuniste në 1922 del në mes të skenës karakteri kryesor nga peisazhi në të cilën ndodhej. Autoritarizmi i mentorit dhe njëkohësisht udhëheqësit të Stalinit, Lenini, shtroi për të udhën drejt diktaturës pikërisht për një person që pakkush e besonte si pasuesin e tij. Mirëpo Lenini e njohu fuqinë e karakterit të Stalinit- ashpërsinë e tij deri në mungesë mëshire madje edhe talentin për të organizuar dhe po kështu për të hequr qafe njerëz në mënyrë që puna të kryhej — dhe prandaj ai e caktoi atë në poste kyçe të burokracisë partiake.

Duke hedhur kështu poshtë përfundimin e famshëm të Trockit se “Stalini nuk e krijoi apratusin por qe aparatusi që e krijoi atë,” të cilën Kotkin e zëvendëson me “Stalini krijoi aparatusin dhe kjo qe një punë kolosale.” “Fuqia” e tij “përqendrohej sa tek detajet por ashtu edhe tek njerëzit- dhe jo tek njerëz dosido, por shpesh tek njerëzit e rinj.” Ndryshe nga Trocki por si shumica e politikanëve të suksesshëm, Stalini qe i aftë të tërhiqte besnikë pranë vetes, të cilëve epërsia dhe pushteti i rritej nga afërsia dhe besnikëria ndaj padronit të fuqishëm. Përmes një baze të gjerë materialesh arkivore që sot kemi në dispozicion, volumi i madh me mbi 700 faqe tekst detajon në mënyrë të saktë dhe me detaje për çdo ligësi që hodhi tej kundërshtarët e Stalinit njëri pas tjetrit, ligësi e buruar nga konfliktet personale që hodhi tutje qëllimet e revolucionit.

“Fakti më i rëndësishëm për të,” shkruan Kotkin, “qe se ai e pa botën përmes Marksizmit.” Ai qe “brumosur me ideologjinë komuniste.” Gjithsesi libri na ofron pak informacion sa i takon kalimit të Jugashvilit nga një nacionalist romantik Gjeorgjian në një marksist “Rus”, i cili përthithi në mënyrë pasionante konceptin tejet të ngatërruar të organizimit partiak dhe nuancave të analizës historike të ndryshimeve sociale sipas Marksit. Marksizmi është një përmbledhje interpretimeve të ndryshme dhe shpesh kontradiktore të historisë dhe të së tashmes, një kritikë e kapitalizmit me një përshkrim tejet të vogël të asaj çfarë duhet të vijë pas rënies së tij. Lëvizjet marksiste janë të mbushura me diskutime dhe konflikte që jo pak herë kanë çuar dhe në eliminimin e kundërshtarëve. Këtu, gjithsesi, debati brenda partisë është reduktuar në mosmarrëveshje personalitetesh, dhe autori e trajton universitetin filozofik të Stalinit me një përfillje armiqësore.

Siç edhe në biografitë e tjera, Stalini është parë si një intrigant i talentuar dhe ambicioz, një njeri i cili kombinon dyshimin patologjik me një vetësiguri të tepruar (që vjen si pasojë e një pasigurie të theksuar). Ai ka qenë më inteligjent se sa të tjerët e kanë menduar atë, duke pozuar si një proletar si dhe duke qenë krenar për ashpërsinë e tij. Mbi të gjitha, ai qe një i mbijetuar. Në një nga ngjarjet që padyshim do të jetë më e debatueshmja në këtë libër, ku Kotkin argumenton se “Testamenti Politik” i Leninit në prag të vdekjes, një diktim që e kritikon shumë ashpër Stalinin dhe që kërkonte largimin e tij nga posti i sekretarit të përgjithshëm, nuk qe i shkruar nga Lenini por nga një grup personash që donin të komplotonin kundër tij si dhe nga gruaja e tij, që me shumë mundësi u mbështet nga Trocki. Pak prej shkollarëve kanë dyshime mbi autorësinë e dokumentit, që në fakt reflekton pikëpamjen e Leninit, e që nuk është dyshuar asnjëherë në atë kohë si një letër e shkruar apo jo nga ai duke qenë se është debatuar në rrethet e larta të partisë. Interpretimi i Kotkinit, mbresëlënës siç është, bazohet në mëdyshje më shumë se në evidenca.

 

Legjitimuar apo jo, letra realisht e kërcënoi Stalinin, që e kishte shumë frikë atë duke qenë se mund t’i vendoste në pikëpyetje autoritetin. Por shokët e tij nuk ia vunë veshin Leninit për ta larguar atë, duke i hequr vetes mundësinë më të mirë (së paku më të mirën) për të ndryshuar rrotën e historisë, një gabim që rezultoi fatal për shumicën e tyre.

Ky është një libër i madh dhe shumë ambicioz, i mbushur me aforizma të mprehta, anektoda të shëndetshme dhe konkluzione të sakta sa i takon pushtetit dhe politikës. Kontigjenca që favorizoi ngritjen e Stalinit, siç qe vdekja e Leninit në Janar 1924, punojnë kundër fuqive globale që penguan rritjen e mëtejshme të shtetit të ri sovjetik. Stalini që na prezanton Kotkin qe një mendimtar strategjik, realist deri në të qenurit cinik dhe ideologjik deri në të qenurit fajtor. “Klasa paranojake politike” komuniste reflektoi mosbesimin e të tjerëve dhe shtytjen e tyre monotone për një revolucion internacional, që krijoi një mjedis në të cilët armiqtë qenë kudo —  brenda partisë, mes qytetarëve dhe intelektualëve si dhe në vendet kapitaliste që kërkonin të pengonin dhe shkatërronin BS-në.

Kotkin thjeshtëzon në mënyrë radikale “socializmin” për të dhënë të kuptuarit se është anti-kapitalizëm siç e praktikonte Bashkimi Sovjetik i Stalinit. Sipas pikëpamjes së Kotkin, ideologjia Marksiste-Leniniste qe një këmishë force që komunistët zgjodhën për të shkatërruar një shoqëri dhe për të ndërtuar një rend të ri. Edhe fashizmi i Musolonit, argumenton ai, qe më i preferueshëm; më së paku Il Duce nuk eliminoi lojtarët më të rëndësishëm ekonomik.

Sapo Stalini u bë diktator ndërsa Lenini qe ende gjallë, kolektivizimi dhe gjakderdhja e 1930 ishin të paraurdhëruara, shprehet Kotkin. Ai përfundon se vetëm një aksident fatlum, ndoshta vdekja e Stalinit, mund të kishte shpëtuar botën nga këto katastrofa. Rusia është parë shpesh si një vend i destinuar për dhunë dhe autoritarianizëm. Por inercia dhe kontradiktat e eksperiencës njerëzore i mundëson dikujt që të dalë në një përfundim se njerëzit nuk mund të zgjedhin rrethanat në të cilat jetojnë, ama zgjidhjet që ato kryejnë kanë rëndësi jetike. Udhë tjetër do të kishte pasur nëse Rusia nuk do të kishte rrëshqitur në një despotizëm të tillë.

 

Ronald Grigor Suny është profesor i Historisë dhe shkencave politike në Universitetin e Michigan dhe autori i “The Soviet Experiment: Russia, the USSR, and the Successor States.” Ai po përfundon një biografi të Stalinit të ri.

https://www.washingtonpost.com/opinions/book-review-stalin-volume-1-paradoxes-of-power-1878-1928-by-stephen-kotkin/2014/12/19/2039c70a-577e-11e4-b812-38518ae74c67_story.html

 

You may also like...