Standardi i Arit

Sistem monetar qe bazohet në kartëmonedha të lidhura me kurs fiks këmbimi me një sasi të paracaktuar ari. Standardi i Arit funksionoi pak a shumë në të gjithë botën nga vitet 1870 deri në vitet 1930. Vendet në standard ari emetonin kartëmonedha për përdorim të përditshëm të cilat mund të konvertoheshin në çdo kohë në ar me kurs të paracaktuar. Herë pas here, vende të ndryshme dilnin nga standardi i arit kur nuk kishin më mundësi të respektonin detyrimin për të shlyer në ar kartëmonedhat e lëshuara. Shqipëria ka qenë me këtë regjim nga viti 1926 deri në vitin 1939. Zakonisht vendet mbulonin me rezerva ari 20-30 apo 40 për qind të sasisë së kartëmonedhave të emetuara prej tyre. Fjalorthi Ekonomik Indeks

You may also like...