Studenti egjiptian arrestohet me librin 1984 të Orwell

Policia thotë se nuk është e vërtetë që e ka arrestuar studentin për shkak të librit për shkak se, si policë që janë, nuk ia kanë idenë se për çfarë flet libri.

orwell-book-1024x649Al-Masry Al-Youm

Forcat e sigurisë të Egjiptit arrestuan një student në derën kryesore të Universitetit të Kajros dhe i konfiskuan atij mes të tjerash, një kopje të romanit 1984 të George Orwell.

Sipas hetimit të mbikëqyrur nga Major Gjenerali Mahmoud Farouk, studentii Mohamed T., 21 vjeç, u arrestua të dielën pasi u kap duke filmuar forcat e sigurisë të pozicionuara përreth universitetit. Atij iu sekuestruan dy celularë pa bateri, dy USB, një hard disk dhe një kopje e romanit 1984.

Por policia mohoi që arrestimi të jetë kryer për arsye të romanit të famshëm, i cili u shkrua në vitin 1948 dhe paralajmëroi për rrezikun e një bote të sunduar nga diktatura ushtarake ku populli mbahet nën kontroll përmes një sistemi të hekurt propagande dhe kontrolli policie politike të njohur si “Vëllai i Madh”.

Duke folur për mediat pas dhënies së lajmit, Gjenerali Farouk tha se nuk qe e vërtetë se studenti qe arrestuar për librin pasi sipas tij “askush nga ne nuk ia ka idenë se për çfarë flet ai libër”. Gjenerali tha se arrestimi është bërë pasi ai u kap duke filmuar forcat e sigurisë dhe se këto forca kanë qenë në të shkuarën objekt i sulmeve terroriste.

Por aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se arrestimi i një njeriu se pse po filmon në një ambient publik është gjithashtu i paligjshëm dhe se situata aktuale në Egjipt i ngjan shumë asaj që Orëell shkroi në romanin e famshëm: “Ata pretenduan, dhe ndoshta edhe e besuan, se e kanë kapur pushtetin pa dëshirë për një kohë të kufizuar, dhe se aty pranë gjendet një parajsë ku qeniet njerëzore do të jenë të lira dhe të barabarta… Ne e dimë se askush nuk e merr pushtetin me synimin për të hequr dorë prej tij. Pushteti nuk është mjet, është qëllim. Askush nuk krijon një diktaturë për të ruajtur një revolucion; ata bëjnë revolucion në mënyrë që të krijojnë një diktaturë,” thotë Orwell në romanin e tij.

You may also like...