Suksese në jetë

Kur dëshiron të heqësh qafe një telefonatë bezdisëse nga një punonjës të cilit i ke vënë shkelmin duke e hequr nga puna, mund ta mbyllësh bisedën duke i thënë “suksese në jetë”.

Hyri në gjuhën politike shqiptare pas një telefonate të përgjuar mes një punonjësi shteti të pushuar nga puna dhe ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja në vitin 2016. Beqja e mbylli bisedën duke iu përgjigjur ankesave të të pushuarit nga puna me shprehjen: “suksese në jetë”. Lexo më shumë: Fjalorthi politik shqiptar

You may also like...