Tatimi mbi pagën sipas Ministrisë së Financave

pagat-dhe-tap-i-ri

Tabela tregon pagesën mesatare shtesë ose minus të të gjithë të punësuarve në fashën përkatëse të pagës. Per fashën e fundit bëhet fjalë për ata shqiptarë me pagë më të lartë se 200 mijë lekë, sa do të paguajnë më shumë mesatarisht

 

Tabela e mësipërme është marrë nga Ministria e Financave dhe paraqet formulën e re të tatimit mbi të ardhurat personale. Dokumenti është projekt, nuk është miratuar dhe nuk dihet nëse do të jetë varianti final. Por ai tregon se si e mendon qeveria të ashtuquajturën taksë progresive.

Sipas këtij projekti, 56 për qind e shqiptarëve me të ardhura të ulëta nuk përfitojnë e as nuk humbasin sepse ata e kanë marrë sakaq tatimin zero mbi të ardhurat personale nga një vendim i kohës së fushatës elektorale të qeverisë paraardhëse. Rreth 37 për qind e shqiptarëve me të ardhura nga 30 në 80 mijë lekë në muaj përfitojnë, ulje të tatimit mbi pagën ndërsa rreth 6 për qind përfitojnë taksa shtesë.

Por tatimi mbi pagën është vetëm një pjesë e vogël e paketës fiskale në diskutim. Të gjithë shqiptarët, pavarësisht nivelit të të ardhurave do të përballen me taksa shtesë vitin e ardhshëm, me vlerë të përgjithshme mes 176 dhe 212 milionë dollarë. Por edhe kjo nuk është finale. Përkundrazi, shumë gjëra do të varen nga diskutimet që po kryhen aktualisht me qeverinë.

Humbësi i madh është kompania Bankers Petroleum. Qeveria ka në plan ta ngarkojë këtë kompani me mbi 70 milionë dollarë taksa më shumë. Megjithëse dukshëm Bankers ka një barrë fiskale aktualisht shumë të ulët për punën që bën, ngarkimi i një kompanie të vetme me kaq shumë taksa kam frikë se mund ta vrasë kompaninë. Por le ta shohim.

 

Si përqindje efektive tatimi i ri mbi të ardhurat personale qëndron kështu:

Tatimi mbi pagën si përqindje e të ardhurave. Variant në diskutim jopërfundimtar. Burimi: Ministria e Financave

Tatimi mbi pagën si përqindje e të ardhurave. Variant në diskutim jopërfundimtar. Burimi: Ministria e Financave

You may also like...