Të majtë përgjithmonë

e majte e djathteSi po ndodh që “gjenerata e humbur” e Recesionit të Madh mund të jetë humbur përgjithmonë nga politika e djathtë

ALICIA P.Q. WITTMEYER, Foreign Policy

Urime! Ju jeni i ri, i shëndetshëm dhe në periudhën më të mirë të jetës. Por çfarë ndodh kur po vuan për të gjetur një punë në një ekonomi në vështirësi? Ende ke mundësi të bësh gjithçka, saktë?

Gabim! Miliona të rinj dhe të reja në të gjitha Shtetet e Bashkuara dhe në Europë janë të papunë apo të nënpunësuar, jetojnë në shtëpi duke shtyrë martesën, lindjen e fëmijëve dhe zgjedhje të tjera themelore në jetë ndërsa përpiqen të çajnë përpara në një botë që është ende duke marrë veten nga kriza më e keqe ekonomike që nga vitet 1930. Ata janë cilësuar si “gjenerata e humbur” e Recesionit të Madh – dhe ekonomistët janë të shqetësuar mbi efektet afatgjata mbi shëndetin e tyre mendor.

Që herët në vitin 1979, ekonomisti i Harvardit Dejvid T. Elud (David T. Ellwood) argumentoi se edhe papunësia e përkohshme mes adoleshentëve mund t’i lërë ata “të tmerruar” për shkak të efekteve që vijojnë gjatë “nga humbja e eksperiencës në punë apo me pagë”. Por tashmë, ekonomistët thonë se një problem i tillë mund t’i bëjë ata demokratë për të gjithë jetën (nëse janë amerikanë, gjithsesi).

Një kërkim i ri nga Paola Xhuliano (Giuliano) në Universitetin e Kalifornisë dhe Antonio Spilimbergo nga Fondi Monetar Ndërkombëtar shikon se si eksperiencat e recesioneve gjatë viteve kritike, kur formohen edhe sistemet e vlerave të gjithsecilit, pra vitet e para të moshës madhore, mund të prekë këndvështrimet politike të njerëzve.

Mendoni se ata fëmijët e çmendur pushtuan Uoll Stritin qenë thjesht një fazë kalimtare? Mendohuni mirë.

Të qenët të ekspozuar ndaj krizës ekonomike në moshën mes 17 dhe 25 vjeç mund të prekë në mënyrë permanente idetë e njerëzve mbi atë se si duhet të organizohet shoqëria, argumentojnë këto studiues.

Duke parë të dhëna nga vrojtime mes viteve 1972 dhe 2910 nga Shtetet e Bashkuara, Xhuliano dhe Spilimbergo zbuluan se gjeneratat që kanë përjetuar recesion në rini ka më shumë gjasa të besojnë se qeveritë duhet të marrin përgjegjësi për të ndihmuar të varfrit dhe se fati luan një rol të rëndësishëm në sukses.

Një problem i tillë i bën ato me më shumë gjasa të vetëidentifikohen si liberalë dhe të votojnë për demokratët. (Në fakt, një tronditje ekonomike në fillim të jetës ka gjasa që të ndikojë katër herë më shumë sjelljen politike sesa papunësia në pjesën e mëvonë të jetës.)

Ky efekt nuk është i kufizuar as vetëm te Shtetet e Bashkuara: Duke përdorur të dhëna nga vëzhgimet mbi vlerat në rang botëror, Giuliano dhe Spilimbergo zbuluan se kalimi përmes një recesioni i bën njerëzit më pesimistë dhe më pak të prirur për të besuar se bota është e drejtë.

Kjo nuk është thjesht depresionuese: ky është një lajm i keq për republikanët. Gjenerata e sotme e humbur mund të ndihet e pafuqishme sot, por ata do të jenë votues për shumë dekada të tjera.

You may also like...