Të trishtuar dhe të hutuar: përse Grekët votuan kundër zotave të Evropës

Të rrënuar nga masat shtrënguese e të karikaturuar si menaxher të ndyrë e si evazionistë fiskalë par excellence, elektorati grek e hodhi votën e tij për ekstremet e majta dhe të djathta për t’i thënë jo BE-së.

Elena Panaritis*

Në zgjedhjet e muajit të fundit pjesa më e madhe e elektoratit grek – i konsideruar së fundmi nga zotat e Evropës si një manaxhues të ndyrë dhe evazionistë fiskalë par excellence – reaguan duke i eklipsuar partitë pro-BE. Përmes votës së tyre ato i dhanë zë partive të ekstremit të majtë dhe të djathtë. Madje dhe Syriza, partia e majtë radikale (megjithëse Greece-no-to-eu-european-electionskohët e fundit nuk është më kaq radikale) ka arritur të sigurojë 26.6% të votimeve duke mos dalë brenda pritshmërive. Një herë e një kohë kjo parti ishte kundër masave shtrënguese edh e gatshme të dalë kundër Brukselit por tanimë ajo e ka ndryshuar taktikën e saj.

Duke i analizuar të dhënat përmes etiketimeve politike është mbase me më pak rëndësi se sa të vështruarit e tyre përtej tronditjes politike duke vërejtur më së shumti reagimin e ashpër të disa qytetarëve me krenari të madhe. Të atyre grekëve që hera herës I shohim si miqtë e paftuar në tavolinën tonë të BE-së.

Këtyre ndjesive duhet t’i shtojmë dhe realitetin ekonomik: shtrëngimet e pafundme të vendosura si detyrim, GDP-ja e reduktuar në 30% e cila po zhvat gjithnjë e më shumë klasën e mesme, pa harruar të ardhmen ngjyrë grit ë popullit grek që duket nga papunësi shumë e madhe e të rinjve mbi 60% (I 28% në total).

Që nga fillimi i krizës greke shumica e vendeve të BE ishin shumë emocional dhe e shprehnin hapur nervozizmin e tyre, duke nëmur grekët për të gjitha fatkeqësitë e tyre kur në fakt nuk problem nuk ishte i një populli dhe shpenzimeve të tij por i qeverive të papërgjegjshme dhe keq-qeverisjeve të tyre.

Kriza ishte përfundimi i një sistemi burokratik dhe të pavolitshëm i cili u bë edhe më shumë i tillë falë direktivave shtesë të Evropës. Një mungesë transparence lehtësoi keqpërdorimin e qeverisë dhe buxhetit.

Ajo që duhej më shumë ishte reforma dhe thjeshtëzimi, duke i dhënë mundësi transparencës të ndërtojë besimin ndër njerëz. Ky është ingredient që mungonte si me qeverinë kombëtare e tanimë me qeverinë e BE-së.

Ironikisht grekët, ndryshe nga shumë vende të tjera Evropiane, kanë qenë gjithnjë pro integrimit që në Traktatin e Romës në vitin 1960. Ato e adaptuan euron – duke hequr dorë nga dhrahmia, një nga monedhat më të vjetra në botën perëndimore – me një optimizëm të madh. Duke e krahasuar reaksionin e grekëve me atë të francezëve të cilët ende sot i kanë çmimet edhe në euro edhe në frankën franceze. E kur trojka e Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe IMF mbërriti në Athinë për të ndihmuar vendin që të kalonte këtë krizë financiare ato më së shumti u mirëpritën. Shumica e grekëve besonin se trojka do të rregullonte sistemin e tyre të prishur.

Ndërkohë që, “paketa e shpëtimit” për Greqinë, fillimisht e ndërtuar mbi disa norma të larta interesi, u perceptua qartazi që të jetë vetëm një transferim parash për shtetin Grek që ky të pagojë borxhet e tij. Masat shtrënguese persistente dhe masat drastike fiskale shkatërruan edhe disa pjesë pozitive të sistemit të kaluar që kishin mbetur të shëndetshme (policia dhe sistemi gjygjësor). Kjo i dha mundësinë lëvizjeve ekstremiste të djathta dhe të majta si Agimi i Artë që të fitojnë pikë sidomos në qendrat urbane.

Nuk është e habitshme që trojka nuk qe më e mirëpritur. Ato që po vuajnë më shumë pasojat e qeverisjes së keqe dhe politikave të tilla janë shtresa e mesme, ato që kanë të ardhura të vogla, pensionistët që marrin vetëm 600 euro në muaj e tanimë u duhet të mbulojnë nevojat e tyre me to. Ato ndjehen të pasigurtë dhe të pambrojtur. Ndërkohë që, ato të cilët po përfitojnë nga mënyra e vjetër e qeverisjes së keqe duket se nuk janë prekur dhe aq shumë. Me pak fjalë, ajo ndjesi pro-Evropiane u idhtësua duke u kthyer në një mospëlqim të heshtur dhe në një: “Faleminderit, BE, por mjaft më me faleminderit.” Ajo që u vërejt gjatë zgjedhjeve të BE-së ishte mungesa lidershipit në kohët e vështira. Kriza e euros, nga ana tjetër, nuk u vërejt si e tillë, por u perceptua dhe anatemua si një krizë e Greqisë.

Për të vazhduar me kokëfortësinë e Brukselit për të ushtruar presion në mënyrë të tillë që kriza mos të përhapej ishte një tjetër gabim i pafalshëm.

Vendime të cilat iu deleguan parlamenteve të shteteve. E këtyre parlamenteve nuk iu kërkua që të aprovonin subvencionet mbi politikat e përbashkëta agrikulture apo harmonizimin rajonal të politikave.

Realiteti qe një mos trajtim i krizës. Ne kemi vërejtur një mungesë të lidershipit dhe përgjegjësisë. Kjo ka krijuar dy forma të ndryshme parlamentesh. I pari, buron nga tregu, I cili përhapi krizën e Euros dhe “degradimin” e kreditimit për disa vende, përfshi Francën (shtylla e dytë e BE-së pas Gjermanisë). Ndëshkimi i dytë erdhi nga zemërimi i qytetarëve, të cilët kërkuan ndryshimin e BE-së, sikurse shihet në zgjedhjet e muajit të fundit.

Kështu që, në rastin e Greqisë, kjo është një përgjigje ndaj politikës së verbër të masave shtrënguese që e ka dërguar vendin në recension dhe ka krijuar një depresion të madh – duke krijuar kështu dhe një pabarazi të madhe duke e shndërruar ripërtëritjen në një proces të vështirë.

Në veri (Francë, Gjermani, Austri) euroskeptikët po fitojnë terren për arsye të ndryshme. Njerëzit ndihen të lodhur prej faktit se po kërkohen të kontribuojnë më shumë për t’I dhënë ndihma atyre nga jugu dhe atyre “Grekëve dembelë” sidomos qëkur kanë filluar të kenë problemet e tyre të shtëpisë.

Liderave u kërkohet që të marrin vendime të rëndësishme – të cilat ende nuk janë marrë në Evropë, e me sa duket nuk kanë ende shanse të merren sepse Evropa është shndërruar në një elefant të madh burokratik me një jetë të sajën. Entitete si këto e kanë të pamundur të kenë aftësi për t’u adoptuar realitetit në terren. Kam frikë se gjerat do të përkeqësohen në vend që të përmisohen.

Një numër i madh i grekëve dhe evropianëve të tjerë janë të lodhur tanimë. Ato nuk shohin më dritë në fund të tunelit. Fjalimet pozitive të politikanëve për fundin e krizës nuk kanë më atë impaktin e duhur tek ato. Në tërësi, BE-ja i ka zhgënjyer grekët.  Në vend që të arrë vendime, BE I shtyn ato. Ka pasur shumë fjalë, takime të pafundme në Bruksel, të cilët vetëm sa kanë shtuar agoninë e pafundme pa I dhënë zgjidhje asaj. Kjo ka krijuar mërzi, pakënaqësi dhe padurim.

Evropa nuk është më klubi i elitave (De Gol dhe Aidenauer, Mitterrand dhe Kohl) e këto zgjedhje e bënë të qartë këtë. Muajin e shkuar vota reflektonte këtë ndryshim. E fundi I kësaj qe se kriza e euros u luajt në Greqi ndërkohë që vizioni Evropian është i humbur në Bruksel.

*Elena Panaritis është një ekonomiste e cila ka punuar në Bankën Botërore dhe ka qenë anëtare e parlamentit Evropian për Pasok 2009-2012.

The Guardian

You may also like...