Telenovela politike 2007

Një seri përballjesh politike që nisi në fund të vitit 2006 dhe që u zgjat deri në fillim të vitit 2007 në lidhje me kushtet me të cilat u zhvilluan zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit 2007. Mosmarrëveshjet lidheshin para së gjithash me dëshirën e Ramës për të ndaluar votimet me certifikatë lindje, pas aludimeve të mirëbazuara për përdorimin e certifikatave false në mënyrë më efikase nga partitë në pushtet nëpër zgjedhjet e shkuara, si dhe refuzimit eksplicit nga ana e Berishës të kësaj kërkese, me argumentin se pjesa dërrmuese e qytetarëve nuk dispononte pasaportë dhe se mospranimi i certifikatës së lindjes nënkuptonte përjashtimin e një pjese substanciale të popullsisë nga e drejta e votës. U quajt telenovelë politike për shkak se palët e vijuan debatin ditë pas dite deri në orët e vona të natës dhe dolën shumë shpesh në deklarata të pakuptimpta të llojit “marrëveshja u arrit, por”. Si pasojë e telenovelës, zgjedhjet për pushtetin vendor u shtynë nga afati kushtetues i dhjetorit 2006 deri më 17 shkurt 2007. Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...