Thënie mendjesh të ndritura të kohës sonë

Kjo është një përmbledhje e deklaratave më patetike të politikanëve të ndryshëm shqiptarë në dhjetë ditët e fundit. Jepen pa koment.

“Mandati juaj është për mua përgjegjësi politike, por edhe patriotike”. Shpëtim Idrizi, 13 mars 2014.

“Ne kemi vendosur të jemi vegjetarianë në aleancat paszgjedhore”. Shpëtim Idrizi, 13 mars 2014.

“Ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj”, Mhill Fufi, deputet i Partisë Demokratike duke folur pas dëshmisë në prokurori për çështjen Tom Doshi më 9 mars 2015.

“Pushteti nuk është i imi, as i njerëzve afër meje por i popullit”! Kryeministri Edi Rama, duke folur në emisionin Opinion në TV Klan më 5 mars 2015.

“Dua të deklaroj me forcë se jam me gjithë shpirt për dekriminalizimin e Kuvendit, duke filluar nga Kryetari i Kuvendit”. Tom Dosh, deklaratë në Facebook më 2 mars 2015.

“Duhet një mendjelehtësi shembullore për të kërkuar që çka po mbjellim sot, ta korrim po sot. Apo për çka nuk po e korrim që sot t’ia vemë fajin asaj që po mbjellim.” Edi Rama, 2 mars 2015

“Unë jam deputet i kuvendit, por mbi të gjitha, jam përfaqësues i popullit.” Tom Doshi, 27 shkurt 2015.

“Nuk kam marrë pushtet për të pasuruar veten, por për të pasuruar popullin”, Koço Kokëdhima, 27 shkurt 2015.

“Deklaratat e Tom Doshit janë tregues i demokracisë së brendshme”. Pjerin Ndreu, 27 shkurt 2015.

You may also like...