Ti je kështjella jonë!

Dita e sotme ka qenë e mbushur me zhvillime të rëndësishme pranë selisë së Kuvendit dhe njëkohësisht pranë asaj të Parlamentit. Duke qenë se dita 9 Prill, përkon me ditëlindjen e zonjës Kryemadhi një grup i madh të rinjsh nga LRI i dhuruan kështjellës së kësaj partie, një tortë gjigande me përmasa 10 metra me 20 metra në formën e Kështjellës të Kepit të Rodonit.Monika Kryemadhi

Paralelisht me këtë tortë supergjigande, e cila për t’u punuar kërkoi pasticierët më të zotë në rajon dhe më gjerë, në parlament deputetët e LSI nuk ndejtën duarkryq.

Grupi kuvendor i LSI i treti nga madhësia dhe i pari nga madhështia,  si dhe grupi më i madh parlamentar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, paraqet sot inisiativen ligjvënëse që 9 prilli, ose ditëlindja e ligjvënëses Monika Kryemadhi të shpallet ditë pushimi zyrtar dhe prilli të quhet muaji i Monës Kombëtare, ose Monës së Shqipërisë. Procedurat për shenjtërimin e Shën Monës do të iniciohen në vitin 2016, në kishën e Shnanout.

You may also like...