Tolloni bëhet hit

You may also like...

  • Dav Bennington Davis

    Hit! Posi jo! Në Shipërinë e 2013-ës çdo gjë që qarkullon në fejsbuk për shqiptarët kujtesëshkurtër është hit! Është cool! Ndaje dhe ti në wall-in tënd një tollon të kohës së xhaxhit!
    Ajo që shumica nuk mund të dallojë është se ky tollon me të cilin paskërke patur mundësinë të merrje sallam dhe mish të grirë i përket ndonjërit prej funksionarëve të lartë të nomenklaturës. Tolloni mban shënimin “është i vlefshëm brenda ajvës” kur tollonat me vendim të KM duhet të ishin vetëm mujorë! Kurrësesi një rrogëtar i thjeshtë shqiptar s’mund t’ia lejonte vetes në imagjinatën më të shfrenuar të kishte sallam apo mish të grirë.

    Produkti bazë ishte buka dhe më pas (gjithnjë në varësi të furnizimit) qumshti, vezët dhe djathi. Të rrënqethet mishi të shohësh sesi libreza për furnizim familjar (6 anëtarë) 2 faqet e produktit mish dhe ndoshtaaaa nënpordukteve të tij ishin BOSH, gjatë një viti kurrë mish me sy…

    Unë s’pretendoj se e kam ezauruar këtë pjesë mbi të kaluarën komuniste por të paktën kam parë e lexuar, i kam në origjinal kush e di sa tollona prej të cilëve mundesh pa frikë të deduktosh se ne, ishim një popull “në formë”!

  • aeise

    Nëse bukët 50-she ishin 1Kg (aq më duket), atëherë konsumi mujor ishte rrotull 30

  • gjerebara

    Buke eshte per orientim. Ne nje analize me te thelle duhet te perfshiheshin makaronat, byreket, orizi, misri, thekra etj. 🙂

    • Dav Bennington Davis

      Në triska/tollona jepej bukë, miell, oriz dhe makarona. Më pas sapun, sheqer dhe të tjera për veshmbathjet.

  • ADz

    Makthin e Shqiptarve e ka ka luar çdo popull,prandej nuk duhet habitur.

  • Agron Kollcaku

    pronari i ketij tolloni duhet te jete nga tirana se ne qytetet e tjera tollonet kane qene mujore