Tregu Çam

Epitet për pazaret mes Partisë Socialiste dhe Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) në periudhën 2015-2016, e përdorur nga media për të përshkruar ndarjen e posteve drejtuese të shtetit dhe vendeve të punës e korrupsionit të lidhura me to në shkëmbim të votave të PDIU në parlament. Kulmi i volumit të shkëmbimeve në “tregun çam” u shënua gjatë dhe pas periudhës së pazareve për Reformën në Drejtësi, kur PDIU raportohet se mori postet e punës në doganën e Durrësit si dhe postin e drejtorit të arkivave. Pazari eci mirë edhe gjatë zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë Dibër, ku aftësia organizative e PDIU në drejtim të arkëtimit të votave në shkëmbim të thasëve të miellit dhe ryshfeteve të tjera ndihmoi shumë në fitoren e kandidatit të së majtës Muharrem Rama.Shih më shumë: Doganier Shih më shumë: Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...