Tunizia përballë demokracisë të stilit Gangnam

Hamid Dabashi

Tunizia është në nivelin më të ulët të demokracisë- një koncept që i ka humbur kuotimi për shkak të një kapitalizmi neoliberal global i cili është shumë larg gjeografisë së varfëruari të shprehjes ‘Të Perëndimit dhe të tjerave’.

Javë pasi zgjodhën parlamentin e ri, tunizianët ditën e dielë do t’i kthehen kutive të votimit për të bërë zgjedhjet e para demokratike për zgjedhjen e presidentit. Është një ditë e shënuar dhe një ditë po aq e tillë për një vend i cili nisi e para revolucionin Arab gati katër vite më parë.

Në zgjedhje qenë, sipas New York Times, “rreth 27 kandidatë ku përfshihen disidentë të hershëm politik, të burgosur, ish zyrtarë të periudhës së diktaturës, një biznesmen futbolli të pasur dhe një magjistrate femër—e vetmja femër në garë.”

Pjesa tjetër e botës Arabe dhe Myslimane duhet të mësojnë shumë prej Tunizisë. Por çfarë duhet të mësojnë në mënyrë të veçantë?

Shembulli tunizian është një rreze shprese në një errësirë të mbushur me turbullira shqetësuese. Duke konsideruar faktin se në Siri, një vrasje masive po ndodh për “zgjedhje” duke i mundësuar “ri-zgjedhjen” e vetes me një kodoshllëk të paimagjinueshëm. Në Egjipt, një gjeneral bëri një puç të përgjakshëm kundër një qeverie të zgjedhur demokratikisht (sado e paaftë  qoftë ajo) dhe gjithashtu edhe një president. Në Bahrein, qeveria ka nisur  një tjetër farsë “elektorale”, që partitë opozitare e quajnë një rreng.

E kjo gjendje është edhe përtej botës Arabe. Në Ukrainë, një “Mbret çokollate” i cili është një oligark pro BE është zgjedhur president i një vendi thellësisht të ndarë. Në Indi, një fundamentalist Hindu i njohur për rolin e tij në sulmi të tmerrshme anti-myslimane është zgjedhur për të udhëhequr një nën kontinent të madh. Në SBA, Hillary Clinton po përpiqet të marrë pikë për tu zgjedhur presidenti i ardhshëm Amerikan duke u përpjekur për të siguruar  lidhjet e saj kryesore me lobin Izraelit.

Zotërit e luftës të Izraelit, një koloni Europiane (e tani Amerikano Veriore) kanë ndërtuar koloni në një vend të lënë pasdore si Palestina, duke i rrahur shpatullat vetes si “e vetmja demokraci në Lindjen e Mesme.”

A është kjo demokraci? A është kjo Europa për të cilën kanë folur filozofët nga Aristoteli deri tek Tocqueville e më tej kanë folur?

Gjatë këtyre viteve një numër I madh filozofësh Europianë, duke përfshirë dhe filozofin Francez Alain Badiou, kanë ngritur pyetje jetike mbi demokracinë, sidomos transformimin e saj në një “emblemë”- një shënjues, një fetish, e shpërbërë nga tensione të brendshme, dimensionale, dialektit, alternative.

Badiou ka shkuar në mënyrë provokative “The Pornography of Democracy,” “The brothel of images,” dhe me detyrim përpiqe që të “zhveshë poetikën e të sotshmes”. Në një pasazh kritik në librin me shumë autorë, Democracy in Ëhat State? (2012), Badiou shkruan:

“Unë, e them këtë: përpara se dikush mund të fillojë që të kuptojë realitetin e shoqërisë sonë, është e nevojshme, si një ushtrim për nxehmje, për të hequr emblemën e tyre. E vetmja mënyrë për të nxjerrë të vërtetën jashtë botës në të cilën jetojmë është duke e zhbërë aureolën e fjalës demokraci dhe të supozojmë se pasha e të mos qenit një democrat e kështu të qenurit një i papëlqyer “gjithkushi ” (tout le monde).”

 

Demokracia e stilit Gangnam

Propozimi provokativ i Badious është predikuar në një fakt banal e shumë të përhapur. Le ta quajmë atë “Demokraci e stilit Gangnam.”

“Gangnam Style” u bë e famshme për shkak të një videoje, e performuar në fillim në Korenë e Jugut nga muzikanti Psy. Video u bë aq popullore sa që njerëzit nëpër botë- me talented he diploma të ndryshme- filluan ta imitojnë atë. Kështu që nga origjina e saj Koreano Jugore, versione dhe mënyra të tjera u shfaqën, aq të shumta qenë sa që thjesht akti I përsëritjes u kthye në realitetin e stilit. E njëjta gjë ndodhi edhe me videon e famshme të Pharrell Ëilliams “Happy,”  e cila shumë shpejt u shndërrua në një instalacion përmes të cilit kushdo mund të ishte “I lumtur” — a thua se nuk kishte ndonjë mënyrë tjetër për të qenë I lumtur vetëm se duke qenë protagonist në këtë video virus.

Një gjë e tillë duket se po ndodh edhe me idenë e “demokracisë”, që në irracionalitetin e saj viral është shndërruar një ngjasmim i asaj që duhet të ishte- pra sundimi i popullit.

Origjina e këtij transmutacioni të demokracisë nga një ideal në një spektakël, sikundër e kam cituar diku gjetkë , është fetishizimi agresiv i një ideali në një marifet, një ideje origjinale në një cliché. Më saktësisht, për të qenë më realë, njësoj si njerëzit kryejnë një kërcim “Ganganam” apo një videokli me muzikën e këngës “Happy” ose një dalje për zgjedhje ku duhet përcaktuar njëri prej kandidatëve.

Siç Jean Baudrillard ka argumentuar një “ngjasmim” nuk është një replikë e mendimit të vërtetë por përmes një kanibalizmi të së vërtetës ajo është shndërruar në një realitet sui generis— një hiper-realitet. Një ngjasmim e zëvendëson realitetin, vulos vrasjen dhe vdekjen e tij. Ne kështu duhet të sugjerojmë se midis realitetit- demokracisë në mënyrë se si Aristoteli e ka parashikuar atë- dhe irreales të gjasmimit të saj- demokracisë në stilin Gangnam — ne jemi në një moment të një zhvendosje radikale epistemike, kur e sajuara çmonton realen. Propozimi qesharak i zgjedhjeve në Iran, Siri, Egjipt, Ukrainë, Bahrein apo Izrael ekspozon thembrën e Akilit për demokracinë — si të asaj reales edhe asaj të stilit Gangnam — njësoj (apo thuajse njësoj) kur praktikohet në Indi apo SHBA.

Ky spektakël i demokracisë që na shitet si karnaval, ku zgjedhjet bëhen sa për të thënë. Ju kujtohet kur presidenti  Barack Obama i kërkonte  presidentit Dmitry Medvedev që t’i thoshte Vladimir Putin (asokohe jashtë zyrës së presidencës) për të pritur për fleksibilitete të mëtejshme në pozicionimin e tij deri në një ri-zgjedhje, nuk është thjesht natyra fallco e zgjedhjeve në Rusi që tanimë është ekspozuar por vetën institucioni i demokracisë në SHBA.

Bashar al-Assad mundet të ketë menduar për të dëgjuar kumbarët e tij në Iran duke menduar se huazimi i disa metodave të tyre mund t’i shpëtojë kokën, por në fakt ai po vepron të kundërtën — ai po shndërrohet në një minë brenda vetë atij farë legjitimiteti që pretendon. E njëjta gjë edhe në rastin e gjeneralit Abdel Fattah al Sisi, apo zgjedhjeve në Izrael apo edhe vetë brenda SHBA, kur termat e debatit janë përcaktuar në mënyrë të frikshme nga një agjenci e vendeve të huaja si AIPAC.

Prej rrënojave në demokraci

Nuk kemi përse ankohemi nga kjo rënie e demokracisë. Në fakt duhet të jemi të gatshëm për të festuar dhe të theksojmë dispozitat qesharake të kërkese të tillë. Tentative për zhbërë këtë pohim fallco të sundimit të popullit mund t’i çlirojë këto të fundit nga një realitet social dhe fuqi politike për të marrë kështu një pozicion më radikal. Ja përse përmendja e farsës Siriane pa përmendur atë Ukrainase kur ato janë të ngjashme apo kjo e fundit më e rëndë është një rrënim i pozicionimit politik. Nëse marrim së bashku Sirinë, Ukrainën, Indinë, SHBA-në dhe Izraelin për të hedhur valle mbi varrin e një maskarade që e kemi quajtur demokraci mbase mund të lind një realitet I ri nga rrënojat edhe hiri i saj.

Kjo sëmundje që shohim nga Irani në Siri në Egjipt, nga Ukraina në Indi dhe SHBA nuk është një sëmundje Lindore apo Perëndimore, apo Orientale e Oksidentale. Është një gjendje globale që vjen si pasojë e banalitetit të kondicionuar nga një kapitalizëm global neoliberal përtej përcaktimeve gjeografike të “Perëndimit dhe të tjerëve”. Në këtë planet dhe në këtë plan, ku realiteti mposht përfaqësimin e tij, ku projekti i modernizmit Europian nuk ka përfunduar sepse asnjëherë nuk ka nisur — dhe një botë e çliruar nga një de mistifikim nga fabula e “Perëndimit”.

Tunizia sot është pika fillestare e irrealitetit të demokracisë e cila po tenton të bëhet reale. A do të mund të ndodhë dhe të ngrihet apo do të rrëzohet dhe të dështojë? Tunizianët kanë të drejtë ta bëjnë këtë pyetje, sikundër dhe grekët e bënë kur e ngritën këtë ide. Në Tunizi, bota është e pa qendërzuar përgjithnjë, sikundër edhe Greqia është vendosur aty ku i takon, me Athinën e lashtë të vendosur më pranë tunizianëve të sotëm se sa pranë vendeve të zhvilluara.

Hamid Dabashi është autor i librit të ri, Can non-Europeans Think? (Zed Books, 2015). Ai jeton në New York.

 

Al Araby

You may also like...