Ukraina dhe Rusia, bilanci ushtarak

_73286674_crimea_black_sea_fleet_624Së paku në letra, ushtria e Ukrainës duket e besueshme, pavarësisht se është numerikisht inferiore përballë forcave të armatosura të Rusisë. Moska ka rreth katër herë më shumë trupa aktive dhe dy herë më shumë tanke se sa Kievi.

Nëse gjithçka shkon mirë, në rast se Rusia lëviz drejt Ukrainës lindore, ushtria ukrainase duhet të jetë në gjendje të demonstrojë  një performancë më të mirë se sa ushtria e vockël e Gjeorgjisë në vitin 2008.

Por në realitet, ushtria e Ukrainës është e shpërndarë; ajo nuk ka gadishmërinë dhe shumica e pajisjeve të saj është në magazina.

Duke parë ndarjet brenda vendit, janë ngritur edhe pyetje mbi besnikërinë e elementëve të ndryshëm të ushtrisë së Ukrainës ndaj autoriteteve të reja politike në Kiev.

Rusia nga ana e saj ka patur në stërvitje rreth 150 mijë trupa në rajonet ushtarake në kufi me Ukrainën lindore. Ajomund të përdorë edhe njësi të specializuara dhe të afta si Dicizioni i Shtatë i Rojeve Ajrore me bazë në Novorosisk; një varietet formacionesh forcash speciale si dhe mund të dërgojë forcat elitare të Ministrisë së Brendshme, pajisjet dhe stërvitja e të cilave mund të jetë shumë e përshtatshme për këtë lloj misioni.

Ushtria e Ukrainës ka trashëguar një sasi të madhe nga pajisjet ish-sovjetike pas pavarësisë. Ajo është në shumë mënyra një pasqyrë më e vogël e forcave ruse, e pajisur në mënyrë të ngjashme por pa shumë para për modernizim.

Ajo ka edhe eksperiencë të kufizuar në shkallë të vogël në operacionet e NATO-s. Struktura e kësaj force është modernizuar deri në një farë mase. Por është larg të qenit e përsosur dhe shumë prej pajijeve janë jo të mirëmbajtura siç duhet.

Ukraina është gjithashtu vetëm. Ajo është një vend partner i NATO-s por nuk ka asnjë garanci sigurie që jep anëtarësia në aleancën e Atlantikut. Është jashtë çdo diskutimi që NATO të përfshihet ushtarakisht në këtë krizë.

Rusia që nga fillimi qe përpara në Krime. Zbarkimi i saj zhulati forcat e vogla ukrainase në rajon.

Ndërsa Flota e Detit të Zi në përgjithësi është e vjetër dhe është gjithashtu një nga forcat detare më të vogla të Rusisë, bazat e saj ushtarake atje i dhanë asaj trupa mëse të mjaftueshme për të marrë kontrollin e pikave kyçe të gadishullit dhe për të bllokuar njësitë e ushtrisë Ukrainase brenda bazave të tyre.

Përgjatë ditëve të fundit, përforcimet Ruse kanë mbërritur mor Moska ruan opsionin e dërgimit të më shumë trupave nëse luftimet shpërthejnë.

Deri tani, operacioni ushtarak i Rusisë ka qenëpa gjak. Forcat e saj janë përballur vetëm me rezistencë pasive nga njësitë e Ukrainës, të cilat kanë pak gjëra në dorë për të bërë.

Ndoshta faza e parë ushtarake e kësaj krize po përfundon. Gjithsesi, në rast se trupat e Rusisë lëvizin në Ukrainën lindore, drama do të ngrihet në një nivel të ri.

Nuk ka shumë gjasa për një luftë në shkallë të gjerë dhe të mekanizuara, megjithëse dukshëm disa njësii të Ukrainës mund të luftojnë. Rreziku më i madh është që një ngjarje e tillë mund të vijojë me një luftë të hidhur civile me grupimet pro dhe kundra Rusisë që përleshen me njëri-tjetrin.

_73335000_ukraine_russia_armed_forces_comp2_464in

You may also like...