Virusi shqiptar në Facebook alarmon botën, vjedh të dhënat personale

Nëse i sheh brekët e kësaj gruaje në Facebook-un tënd, mos e kliko linkun. Mund të duket ‘joshëse’, por Bitdefendet thotë se është një mashtrim. Foto: Bitdefender

Nëse i sheh brekët e kësaj gruaje në Facebook-un tënd, mos e kliko linkun. Mund të duket ‘joshëse’, por Bitdefender thotë se është një mashtrim. Foto: Bitdefender

Kompania e sigurisë në internet Bitdefender paralajmëron se një virus i ri shqiptar arrin të vjedhë të dhënat personale të regjistruara në brouserin tuaj të internetit

Përdoruesit e Facebook janë paralajmëruar të mos klikojnë në jë link që duhet si videoja e një gruaje që po zhvishet para një kamere kompjuteri, për shkak se kjo mund t’i çojë drejt shkarkimit të një virusi që vjedh të dhënat personale.

Kompania e sigurisë së internetit Bitdefender publikoi një paralajmërim për këtë virus, për të cilin beson se është zhvilluar në Shqipëri, bën të ditur The Guardian.

Linku është dizenjuar të duket si një video YouTube, por kur klikohet, çon drejt siteve që përpiqen të instalojnë programe të dëmshme nën mashtrim pasi paraqiten si përditësime të programeve të Adobe.

“Mashtruesit kanë krijuar më shumë se 20 mijë lidhje unike në internet që e drejtojnë viktimën te faqet që shpërndajnë viruse dhe joshin përmes prezantimit si një video seksi që tregon një grua duke hequr rrobat,” tha shefi i sigurisë së Bitdefenders Catalin Cosoi.

“Videoja duket sikur shfaqet për disa sekonda për të joshur përdoruesit meshkuj të klikojnë. Shkruesit e programit të dëmshëm kanë manipuluar numrin e shikimeve duke krijuar përshtypjen se videoja është parë nga mbi një milionë përdorues.”

You may also like...