Vodafone Albania pret vendimin e Antitrustit

Vodafone-shopAutoriteti i Konkurrencës së Shqipërisë pritet të japë një vendim nëse Vodafone Albania, operatori më i madh i telefonisë celulare në vend, ka abuzuar me pozicionin e vet dominues në treg

Besar Likmeta BIRN Tiranë

Autoriteti i Konkurrencës pritet të vendosë herët vitin e ardhshëm mbi Vodagone Albania, e cila është akuzuar se ka penguar konkurrencën në treg duke vendosur tarifa ndëshkuese të diferencuara mes telefonatave brenda rrjetit të vet dhe telefonatave drejt operatorëve celularë rivalë.

Dyshohet se kompania celulare përdori planin e vet Vodafone Club për të siguruar që klientët të mbeteshin sa më shumë të qe e mundur brenda rrjetit të vet.

Kompania akuzohet gjithashtu për praktika jo-konkurruese, duke ofruar bonuse për dyqanet e telefonave celularë me qëllim që të fitonte avantazh mbi konkurrentët e vet.

Ajo rrezikon të gjobitet me deri 10 për qind të xhiros së vet vjetore nëse shpallet fajtore, – afërsisht 16.4 milionë euro.

Vodafone Albania refuzoi të komentojë për Balkan Insight mbi këtë hetim dhe vendimin e pritshëm.

Përveç Vodafone, tri operatorë të tjerë celularë veprojnë në tregun shqiptar: Albania Mobile Communications, AMC, Eagle Mobile and Plus Communications.

Seanca dëgjimore e Autoritetit të Konkurrencës mbi Vodafone erdhi pas një hetimi të thellë të shkaktuar nga ankesa e Plus Communications dhe AMC Mobile.

Në një rast pothuajse identik në Francë një vit më parë, autoriteti i konkurrencës së vendit gjobiti dy operatorët kryesorë SFP dhe France Telecom, pronarë të Orange France, me 183 milionë euro për praktika jokonkurruese mes viteve 2005 dhe 2008.

Burime nga Autoriteti i Konkurrencës së Shqipërisë i thanë Balkan Insight se Vodafone aktualisht kontrollon 60 për qind të tregut të telefonisë celulare në vend, pasuar nga AMC 30 për qind, Eagle Mobile dhe Plus nga 5 për qind secili.

Më 2012, pjesa e tregut të Vodafone qe 52 për qind dhe pati një xhiro prej 23 miliardë lekësh (163.8 milionë euro) me fitime neto prej 5 miliardë lekësh (35.6 milionë euro) dhe një normë fitimi prej 23 për qind.

Pjesa e tregut të AMC ndërkohë ra nga 42 për qind më 2009, në 32 për qind më 2012.

Të ardhurat për Vodafone dhe AMC mes viteve 2008 dhe 2012 qenë 192 miliardë lekë (1.37 miliardë euro), pothuajse sa gjysma e buxhetit të qeverisë shqiptare gjatë një viti dhe kompanitë regjistruan fitime neto prej 73 miliardë lekësh, (520 milionë euro) gjatë kësaj periudhe me një normë fitimi që varionte nga 21 në 60 për qind.

 

Lexo më shumë:

AMC + Vodafone, 1.96 miliardë dollarë të ardhura, 730 milionë fitime

Problemet ekonomike të Shqipërisë së sotme dhe disa ilaçe “revolucionare”*

You may also like...