Zbardhet plani sekret i Laurës për regjimin e vizave

Një dokument i fshehtë i zbuluar te një shitës antikuarësh te tregu i biçikletave zbulon një komplot rajonal për krijimin e një regjimi vizash për qytetin e Tironës. Plani i detajuar përfshin katër pika.

a)      Të gjithë atyre që kanë ardhur në Tironë, t’i jepet pasaportë shërbimi dhe mision diplomatik jashtë vendit

b)      Sapo të kenë ik të ardhurit, përreth Tironës nga Lumi i Tironës deri te lumi Erzen do të hapet një kanal dy kilometra i gjonë, i mbush me ujë

c)       Nga Australia do të importohen haligatorë, që të mbarështohen te kanali.

d)      Haligatorët do të porositen që të mos i hanë jabanxhit që duan të kalojnë kanalin me not për me pi birra te blloku sepse u bën keq për kolesterolin në gjak

 

Dokumenti i hollësishëm mbart edhe diskutime nga grupi i punës. Si do t’ia bëjmë me Sali Berishën? Argumentimi është që do t’i çohet një ftesë false nga shoku i vet Fatos Nano për të lujt i dorë kazino në Vienë dhe nuk do të lejohet të kthehet nga kanali.

Po Edi Ramës? Në lidhje me Ramën është rënë dakord se atij i takon statusi i Tironcit i fitum për shkak se ka sha aq e aq herë bathorelit, katunarët nga jugu e veriu si dhe gërrnetën e Laver Bariut. Ruritania news agency

You may also like...