22 fragmente mençurie nga romanet e George Orwell

79347104_animal-far_340402bNëse je një fans i Oruell ti do të shijosh patjetër fjalitë e tij të mençura. Dhe ne shpresojmë t’i shijosh shumë. Janë përzjedhur nga vetëm gjashtë romanet që ka shkruar ai, por janë të famshme për të gjithë

Letërsia

Megjithëse George Orwell ka shkruar vetëm gjashtë romane, vepra e tij i ka dhënë një vend të merituar në majë të listave të shkrimtarëve më të mirë. Ndikimi i tij është i gjithëanshëm dhe zotësia e tij për t’u pasur zili në krijimin e frazave të mendimeve provokuese e ka bërë veprën e tij një nga më të cituarat në botë.

Nëse je një fans i Orwell ti do të shijosh patjetër fjalitë e tij të mençura. Dhe ne shpresojmë t’i shijosh shumë.

Këtu janë 22 fragmente mençurie nga romanet e George Orwell

“Ai që kontrollon të shkuarën, kontrollon edhe të ardhmen. Ai që kontrollon të tashmen, kontrollon të shkuarën.”

1984

“E shkuara është diçka e çuditshme. Ajo është me ty bashkë gjithmonë. Supozoj se nuk kalon asnjë orë pa menduar për gjërat që kanë ndodhur dhjetë apo njëzet vjet më parë dhe sërish në shumicën e kohës nuk bëhet fjalë për realitetin, thjeshtë për një numër faktesh që ti ke mësuar, si gjëra të nxjerra nga një libër historie.”

Të nxjerrësh kokën mbi ujë – Coming Up For Air

“Në disa raste unë mendoj se ne të gjithë jemi kufoma. Vetëm se kalbemi më këmbë.”

Mbaje Aspidistrën duke Fluturuar Keep The Aspidistra Flying

“Nëse dëshiron të mbash një sekret, duhet ta fshehësh atë edhe nga vetja jote.”

1984

“Njeriu është krijesa e vetme që konsumon pa prodhuar”

Ferma e Kafshëve

“Ndoshta një njeri me të vërtetë vdes kur truri i tij ndalon, kur ai humbet fuqitë për të thithur ide të reja.”

Të nxjerrësh kokën mbi ujë – Coming Up For Air

“Është një nga tragjeditë e gjysmë të arsimuarve që ata zhvillohen vonë, kur sakaq janë angazhuar në një rrugë të gabuar në jetë”.

Ditët Burmeze Burmese Days

“Librat më të mirë… janë ato që ju thonë atë çfarë ju sakaq dini.”

1984

“është një gjë misterioze, humbja e besimit, aq misterioze sa vetë besimi.”

Vajza e Priftit A Clergyman’s Daughter

“Njeriu i shërben interesit të asnjë krijese tjetër veç vetes së tij.”

Ferma e Kafshëve

“Lufta është Paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi.”

1984

“Një njeri duhet të ndryshojë sistemin, ose nuk ndryshon asgjë.”

Mbaje Aspidistrën duke Fluturuar Keep The Aspidistra Flying

“Zilia është një gjë e tmerrshme. Është ndryshe nga të gjitha llojet e tjera të vuajtjes për shkak se nuk ka maskim për të, nuk ka ngritje në tragjedi. Ajo është më shumë se sa thjeshtë e dhimbshme, është e neveritshme.”

Ditët Burmeze Burmese Days

“Mendo për jetën ashtu si ajo është me të vërtetë, mendo për detajet e jetës; dhe pastaj mendo nëse nuk ka kuptim te ajo, nuk ka qëllim, nuk ka objektiv përveç varrit. Naryrisht vetëm budallenjtë apo ata që gënjejnë veten apo ata jeta e të cilëve ka qenë jashtëzakonisht me fat, mund ta përballin këtë mendim pa u dritheruar?”

Vajza e Priftit A Clergyman’s Daughter

“Gjurma dalluese e një njeriu është dora, instrumenti me të cilën ai bën të gjitha të pabërat.”

Ferma e Kafshëve

“Zgjedhja e njerëzimit qëndron mes lirisë dhe lumturisë dhe për pjesën më të madhe të njerëzimit, lumturia është më e mirë.”

1984

“Një tërmet është kaq shumë qejf kur ka kaluar.”

Ditët Burmeze Burmese Days

“… mund të marrësh çdo gjë në këtë botë nëse në mënyrë të sinqertë nuk e do atë.”

Mbaje Aspidistrën duke Fluturuar Keep The Aspidistra Flying

“Ne nuk është se thjeshtë i shkatërrojmë armiqtë tanë; ne i ndryshojmë ata.”

1984

“Bukuria është e pakuptimtë deri sa ajo të ndahet me të tjerët.”

Ditët Burmeze Burmese Days

“Varfëria është era e keqe shpirtërore.”

Mbaje Aspidistrën duke Fluturuar Keep The Aspidistra Flying

“…qëllimi i nisjes së luftës është gjithmonë të arrish në një pozicion më të mirë nga i cili të nisësh një luftë tjetër.”

1984

 

You may also like...