A e dini pse Susan Sontag është qytetare nderi e Sarajevës?

2C3622C8 8517 48F7 B592 CB32B0834E85 cx0 cy12 cw0 w640 h360 sShkrimtarja dhe aktivistja amerikane Susan Sontag vendosi të shkojë në Sarajevë, kryeqyteti i Bosnjës, në një nga ditët më të zymta në historinë e qytetit. Në vitin 1992, Sarajeva gjendej në një rrethim që zgjati mbi 1400 ditë. Kush ka qenë në Sarajevë, e di se qyteti gjendet në fund të një lugine dhe rrethohet nga male të larta. Pothuajse e gjithë kreshta e maleve përreth qytetit kontrollohej nga forcat serbe, të cilat e kishin për sport që të bombardonin, ose të godisnin me snajper këdo që lëvizte.

Të vetmit të huaj në qytet ishin gazetarët e luftës që po ndiqnin konfliktin më të përgjakshëm që Europa ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në qytet shkoi edhe Susan Sontag.

Qëllimi i saj, të jepte një mbrëmje normale në një situatë të tillë anormale. Ajo takoi shkrimtarët e Bosnjës, me synimin për të ndihmuar në përpjekjet e përditshme për të mbijetuar.

“Unë nuk kam ndonjë iluzion se vajtja në Sarajevë për të vënë në skenë një dramë do të jetë e vlefshme njësoj sikur unë të isha mjeke apo një inxhiniere hidro. Ky do të jetë një kontribut i vogël. Por kjo ishte një nga tre gjërat që unë bëj -shkruaj, bëj filma dhe drejtoj teatër – dhe kjo jep diçka që mund të ekzistojë vetëm në Sarajevë, diçka që mund të bëhet dhe konsumohet këtu”.

Drama e vënë në skenë, Duke pritur për Godonë, nga Samuel Beckett, paraqet dy personazhe që janë duke pritur mbërritjen e njē të tretë, Godonë, i cili nuk vjen kurrë.
Drama u vu në skenë me qirinj sepse nuk kishte drita.
Më 17 gusht 1993, në datën e shfaqjes, Sontag u shpall qytetare nderi e Sarajevës.

You may also like...